TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Gusht 2025, 11:46

IKMT gjobit me 113 milion lekë mafiozin e pronave në Vlorë, Helidon Gjikoka

Shkruar nga Pamfleti
IKMT gjobit me 113 milion lekë mafiozin e pronave në Vlorë,
Pamje nga aksioni i IKMT në Drimadhes duke shembur objektin pa leje të mafiozit Helidon Gjikoka

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vendosur një gjobë rekord prej 113 milion lekësh ndaj Helidon Gjikokës, i njohur si një nga emrat kryesorë të mafies së pronave në Vlorë. Sanksioni lidhet me ndërtimin pa leje të një objekti në zonën turistike të Drimadhes, ngritur mbi tokë të zaptuar dhe në shkelje të hapur të ligjit.

Objekti është prej vitesh në qendër të një beteje ligjore, ku banorët dhe pronarët e ligjshëm të tokës kanë denoncuar jo vetëm ndërtuesin, por edhe strukturat shtetërore që e kanë lejuar dhe mbrojtur aktivitetin e tij. Pavarësisht kallëzimeve të shumta, prokuroria e Vlorës ka mbajtur të ngrirë hetimet për gati 5 vite, ndërkohë që ndërtesa u përfundua dhe vijon të gjenerojë të ardhura të paligjshme.


Gjobitja e vendosur nga IKMT shihet si një hap i vonuar, por domethënës, në përpjekjen për të goditur mafien e ndërtimit që ka kapur bregdetin e jugut. Megjithatë, opinioni publik ngre pyetjen: a do të mjaftojë vetëm një gjobë, apo më në fund drejtësia do të çojë përpara ligjit autorët e këtij krimi urbanistik dhe mbrojtësit e tyre në institucione?

 

ikmt gjobit 113 milion lekë mafiozin e pronave në vlorë helidon gjikoka

Lini një Përgjigje