TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2025, 16:24

Zjarret dalin jashtë kontrollit edhe në Poliçan, kërkohet evakuimi i banorëve nga 4 fshatra

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret dalin jashtë kontrollit edhe në Poliçan, kërkohet

Përkeqësohet situatave e zjarreve edhe në Bashkinë Poliçan. Më konkretisht, në njësinë administrative Terpan, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

“Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, thuhet në një njoftim zyrtar të autoriteteve.

Lini një Përgjigje