
Zjarret dalin nga kontrolli edhe në Lekël të Tepelenës, atje ku policia ka nisur evakuimin e banorëve. Gjithashtu evakuimi ka nisur edhe nga fshati Hormovë, ndërsa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi.
Vatra e zjarrit shpërtheu pasditen e së martës, ndërsa flakët kanë shkrumbuar disa hektarë me pyje dhe të mbjella, kanë djegur disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë.
Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II.
Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandat i Ali Pashë Tepelenës, është shkatërruar plotësisht nga flakët.
Situata është përkeqësuar më tej nga shpërthimi i dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta të zjarrit.
Lini një Përgjigje