
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga zjarret. Vetëm ditën e sotme janë raportuar mbi 17 vatra aktive zjarri nga veriu në jug, për të cilat forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i vënë nën kontroll.
Një vatër zjarri është aktive prej 48 orësh në Borsh, ndërkohë që për fikjen e zjarrit nuk është angazhuar asnjë zjarrfikëse dhe nuk është marrë asnjë masë.
Flakët vijojnë të përhapen, ndërsa raportohet se janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit. Ende nuk ka një informacion mbi arsyen përse nuk është angazhuar asnjë forcë zjarrfikës.
Ndërkohë që në disa zona për fikjen e zjarreve por ndërhyhet edhe nga ajri, ku në ndihmë kanë ardhur avionët Canadair nga Kroacia dhe Italia.
Lini një Përgjigje