Aktualitet 1 Mars 2024, 20:24

Zjarri në depozitat e ish-Uzinës së Ballshit, nën hetim dy punonjësit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në depozitat e ish-Uzinës së Ballshit, nën hetim dy

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës është shkaktuar zjarr.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ballsh zjarr