Aktualitet 1 Mars 2024, 18:03

Shpërthimi në Lushnjë, Brataj: Tre pacientë në gjendje të kritike, njëri prej tyre ka pësuar djegie të rënda në fytyrë!

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në Lushnjë, Brataj: Tre pacientë në gjendje
Kreu i Urgjencës Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj, në një prononcim për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e të lënduarve, të cilët u dëmtuan nga shpërthimi u fuqishëm në Lushnjë.

Sipas tij, tre nga pacientët janë në gjendje kritike dhe janë nisur drejt Traumës për mjekim të specializuar, ndërsa bën me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë, për shkak se ka marrë plagë të shumta djegieje në fytyrë.

Brataj tha se të lënduarit do t’u nënshtrohen kontrolleve për të konfirmuar nëse kanë vetëm djegie, apo dhe fraktura.

Janë tre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, 3 janë duke u trajtuar në spitalin e Lushnjës. Ngjarja është trajtuar në kohë rekord, kryesisht janë të djegiet, pacienti që është më rëndë ka një shkallë më të kanë djegie dhe është drejtuar drejt Traumës dhe kirurgjisë plastike.

Do të vërtetohet a ka dëmtime fraktura, por kryesisht pacienti që është më rëndë ka djegie në fytyrë duke i komprometuar organet e frymëmarrjes”, tha Brataj.