TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2023, 20:20

Zjarri në fabrikën e bojërave, reagon pronari: Fatmirësisht, patëm vetëm dëme materiale

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në fabrikën e bojërave, reagon pronari: Fatmirësisht,

Themeluesi dhe CEO i kompanisë Delta Group, Luan Muça ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fabrikën e Deutsch Color në Maminas.

Fabrika e bojërave u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, ndërsa Muça shprehu mirënjohjen për autoritetet dhe ekipet e ndërhyrjes që ndihmuan në shuarjen e flakëve mbrëmjen e djeshme.

“Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të Deutsch Color!

Mbrëmjen e djeshme për shkaqe të cilat po verifikohen, fabrika jonë në Maminas, Bashkia Shijak, u përfshi në një zjarr masiv. Me një ndjenjë të thellë mirënjohje dhe me krenari dua t’iu njoftoj se kjo situatë e vështirë u përballua nga të gjithë bashkë! Fatmirësisht nuk patëm asnjë fatkeqësi të parikuperueshme, përveç dëmeve materiale.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë maksimale ndaj të gjitha strukturave të shtetit për ndihmën e dhënë natën e djeshme në fabrikën e Deutsch Color. Nderim të veçantë ndaj reparteve të zjarrfikësve të Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile, Shijakut, Durrësit, Tiranës, Kamzës etj., të cilët luftuan për disa orë pa ndërprerje duke vendosur jetën e tyre ne rrezik dhe bënë të mundur shpëtimin e pjesës më të madhe të fabrikës Deutsch Color.

Gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë sinqerisht, Ministrin e Brendshëm, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës të cilët u gjendën menjëherë në drejtimin e aksionit për shpëtimin e këtij investimi të rëndësishëm në Shqipëri.

Familja jonë Delta Group dhe Deutsch Color ju shprehim mirënjohjen dhe dëshirojmë të garantojmë miqtë, klientët, bashkëpunëtorët tanë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë se kemi marrë masat për rikthimin në prodhim brenda një kohe shumë të shkurtër”, thuhet në reagimin e plotë.

pronari zjarr fabrike

Lini një Përgjigje