Aktualitet23 Mars 2023, 17:09

Zvarritja e gjyqit për Mediun, Dorian Matlia: Palët janë aty, gjykata duhet të menaxhojë mirë procesin

Shkruar nga Pamfleti

 

Zvarritja e gjyqit për Mediun, Dorian Matlia: Palët janë aty,

Avokati Dorian Matlia e ka cilësuar anormale shtyrjen e seancës paraprake ndaj Fatmir Mediut. Sot pritej që gjykata të vendoste nëse do të nisë gjykimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes për Gërdecin, por seanca dështoi.

Në një prononcim për mediat, avokati i familjarëve të Gërdecit, Dorian Matlia, theksoi se kemi të bëjmë me një procedurë aspak normal, pasi sipas tij gjykata nuk po respekton ligjet.

Ai  kërkoi nga gjykata të menaxhojë më mirë procesin me rihapjen e çështjes.

“Sot e shtyu seancën për t’i marrë mendim palëve, për të verifikuar statusin e kërkuesve, pra të familjes Durda, a janë viktimë apo jo të krimit. Pavarësisht se vendimi dihet botërisht, gjykata vendosi të bëjë këtë lloj procedure.

Me thënë të drejtën, s’më duket aspak normale, sepse viktimat e krimit thirren nga gjykata, dhe nuk është gjykata që vendos nëse do i thërrasë apo jo. Ajo duhet thjesht t’i thërrasë dhe kaq.

I bie të fillojë të pyesë edhe a duhet të marrë pjesë prokurori, a duhet të marrë pjesë i pandehuri, gjë që i ka zgjidh ligji dhe s’ka pse t’i zgjidhë gjykata.

Ne e konsideruam herën e parë sikur kishte një lapsus, pra gjykata mos i dinte mirë emrat. I paraqitem provë e të gjitha, dhe ndodhi edhe sot që nuk mori vendim. Palët janë aty, gjykata duhet të menaxhojë mirë procesin”, u shpreh ai.

gërdeci spak tiranë