Raportet e EUROJUST e EUROPOL dërguar në Shqipëri/ “Fijet e zeza” që ka në polici, drejtësi e politikë, ky “urith” i dënuar në Gjermani për biznes prostitucioni e grabitje, por prej 12 vitesh trafikant maltezo-australian me qendër në Shkodër, që kalon tranzit në Shqipëri bangladeshas, nigerianë, tunizianë, ganezë, kenianë e sudanezë me kontrata pune false
Më 19 dhjetor 2021, SHISH, Anti-Terrori e Anti- Trafiku, hartuan një raport-Informacion të përbashkët me Nr. 213/1-17, për trafikimin e qenieve njerëzore, tranzit nga Shqipëria drejt vendeve të BE, ku një nga qendrat e trafikut masiv ishte “Novaric” në Shkodër, me pronar shqiptarin shtetas maltez Alban Thika, me Nr. Pasaporte 0005410L.
Në muajin shtator 2020, gjatë hetimeve për grupin e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria drejt BE, në zyrën e Drejtoreshës Rajonale të Tiranës për Kufirin e Emigracionin, të arrestuarës Enkelejda Toska, u gjetën 22 kërkesa të bëra nga qendra “Novaric” e Alban Thikës.
Këto ishin, për lejimin e hyrjes në Shqipëri të 517 shtetasve nga Afrika e Azia, shoqëruar me marrëveshje punësimi false nga kompani fasone, hotelerie e rindërtimi të banesave të tërmetit, si dhe 8 kërkesa të realizuara me 710 klandestinë të futur gjatë periudhës mars 2017-Maj 2019 me të njëjtën skemë mashtrimi.
Ndërsa sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit e Emigracionit, pas periudhës së tërmetit 2019 e deri më 31 dhjetor 2022, vetëm nga qendra “Novaric” e Alban Thikës në Shkodër, në Shqipëri janë futur 2200 shtetas të Botës të Tretë, me letra si punonjës rindërtimi..
Sipas regjistrit të kufirit, ata kanë qenë nga Bangladeshi, Nigeria, Algjeria, Angola, Nepali, Filipinet, Gjeorgjia, Tunizia, Salvadori, Uganda, Gana, Kenia, Mozambiku, Senegali e Sudani, të cilët kanë qenë kontingjent i paramenduar trafikimi.
Për ta ftilluar Alban Thikën, po i përmendim emrat e disa shtetasve nga Bangladeshi, të cilët i kishte futur edhe në vitin 2017 si punonjës fasonë në Berat, por ishin kapur kur i kishte nxjerrë nga kufiri i gjelbër drejt Malit të Zi dhe i futi përsëri në Shqipëri në prill 2022, të cilët janë MD Anamul Lala Miah Islam, MD Bulbul Rahmoth Ahmed Rahmoth; MD Foyzul Hazi Islam; MD Mamunur Abdur i Rohim Rashid; Md Szzdur Faruk Rahmani e 27 të tjerë.
Letrat false për gjoja punësim të këtyre 2200 personave, trafikanti Alban Thika i ka marrë nga 8 kompani ri-ndërtimi, nga 1 fondacion që ndërtoi banesa për të dëmtuarit nga tërmeti, nga 5 firma fasone në Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër dhe nga resorte e hotele në Sarandë, Kavajë, Himarë, Velipojë e Shëngjin.
Nga 2200 persona të futur pas tërmetit 2019 prej Albana Thikës, në Shqipëri janë vetëm 18 në Tiranë, 11 në Shkodër, 13 në Durrës e 4 në Shëngjin, të cilët kanë menduar të qëndrojnë e punojnë, ose nuk kanë pasur mundësi financiare për të paguar kalimin e kufirit ilegalisht.
Të dhënat që ka siguruar “Pamfleti” nga shërbimi i Anti- Trafikut njerëzor dhe sektori i Anti-Krimit ekonomik financiar, provojnë se qendra “Novaric” e Alban Thikës në Shkodër, është 1 ndër 4 grupet mafioze në Shqipëri, të maskuara si agjenci punësimi ndërkombëtare, që merren me trafikimin tranzit drejt vendeve të BE, të shtetasve të Botës së Tretë por mashtrojnë edhe shqiptarë me kontrata pune false.
Ka informacione nga agjencitë e gjurmimit të krimit, se shqiptari shtetas maltez Alban Thika i akademisë fantazmë “Novaric”, bashkëpunon me shtetasin maltez Jason Joseph Masini, i cili më 12 korrik 2021, ka hapur në Tiranë një qendër identike me emrin “CONEKTION PROJECT”.
Edhe ky bën rekrutimin e punëtorëve nga Bota Tretë, konsulencë e trajnime për ta; dhe bashkëpunon me qendrën “Novaric” të Alban Thikës, por nuk është rastësi as fakti, që të dy janë shtetas maltez e kanë të njëjtën adresë në Maltë: “14 Kimkayken, Triq, Ir-Rimona Mosta”.
Është konstatuar, se dy maltezët Masini e Thika, kanë pikë bashkëveprimi edhe firmën “THIKA-Venture Consulting” dhe pikë kontakti personazhin australiano-maltez Alfred Azzopardi.
Por qendra “Novaric” e Alban Thikës, i është referuar Anti-Trafikut, policisë e drejtësisë shqiptare edhe nga EUROJUST e EUROPOL, si qendër rekrutimi dhe trafikimi e klandestineve nga vendet e varfra të Azisë e Afrikës drejt vendeve të BE me letra punësimi false.
Po drejtësia shqiptare nuk vepron, fakt që tregon se Alban Thika ose ka lidhje të forta në kupolën qeveritare nëpërmjet bosëve të tij në Maltë e Australi, ose paguan çeqet te shefat e drejtësisë e policisë shqiptare.
Sepse Alban Thika, i dënuar në Gjermani për aktivitet prostitucioni e grabitje, të cilit nuk po i “priten fijet e zeza” të trafikimit, ka lidhje dhe me aktivitetin kriminal të kriptomonedhave nëpërmjet “Call-Center”, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti
Lini një Përgjigje