
Peshkatari Gjergj Luca, duhej të ishte burgosur e sekuestruar shumë vite më parë, sepse sipas agjencive të huaja e shqiptare; gjatë viteve 1998-2005 drejtonte një grup të strukturuar që trafikonte drogë në disa vende të BE, Shqipëri, Ballkan e Turqi...
Para një jave, trafikanti peshkatar Gjergj Luca, bëri “trimin e qelibarin” para SPAK-ut, ngaqë nuk po arrestohet si bashkëpunëtori i tij Pëllumb Gjoka, duke shpresuar të pastrojë krimet, vjedhjet e pasurive shtetërore, mashtrimet fiskale dhe aferat me kryeministrin Edi Rama.
I tmerruar nga provat që i ka publikuar “Pamfleti”, Gjergj Luca i ka kërkuar publikisht drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, sikur ta ketë vartës; që ta hetojë, nëse është apo jo trafikant droge dhe nëse ka vjedhur apo jo pasuri shtetërore, mbasi sipas Lucës, i ka vënë me djersë pasuritë që ka.
Në fakt, Gjergj Luca, duhej të ishte burgosur e sekuestruar shumë vite më parë, sepse sipas agjencive të huaj e shqiptare; gjatë viteve 1998-2005 drejtonte një grup të strukturuar që trafikonte drogë në disa vende të BE, Shqipëri, Ballkan, Turqi etj.
I paprekshmi i Bablokut, Gjergj Luca, në atë gurp kriminal ka qenë me Pëllumb Gjokën, Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjinin e Arjan Andonin; të gjithë të lidhur me kryeministrat Fatos Nano, Pandeli Majko e Ilir Meta dhe me klanin mafioz të policisë e drejtësisë së asaj kohe.
Gjergj Luca, thotë se pasuritë i ka siguruar me punë të ndershme në peshkim, por e vërteta është, se bashkë me Pëllumb Gjokën e Roland Ziun, me të ardhurat nga trafikimi i drogës krijuan biznese peshkimi, kazino, restorante, hotele, import e shitje-makinash dhe ndërtimi pallatesh në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Shkodër.
Mirëpo SPAK, ka arrestuar vetëm Pëllumb Gjokën, një nga ish- “ushtarët” e Gjergj Lucës, me të cilin u prishën më vonë, të akuzuar për pastrim parash e porositës vrasjesh, por nuk po prek peshkatar Lucën, ish- shefin e grupit mafioz.
Trafikant Luca, thotë se nuk ka vjedhur asnjë pasuri shtetërore, por nëpërmjet mikut të tij kryeministër Edi Rama, më 30 tetor 2015 e më 29 mars 2017, ka marrë 104 mijë e 727 m2 truall e objekte dhe tunelet e bazës së rezerave të shtetit në Labinot të Elbasanit me vlerë 1 Euro.

Në datën 25 korrik 2019, trafikanti Gjergj Luca ka marrë me vlerë totale 1 Euro, ish-repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit, me sipërfaqe 28 mijë e 860 m2 e afat përdorimi falas për 20 vite; ndërsa në datën 21 qershor 2023, qeveria ia ka shitur për “5 lekë” në shkelje të ligjit.
Më 30 tetor 2019, ka marrë me vlerë 1 Euro, ish-Parkun e Transportit të Minierës së Hekur-Nikelit në Prrenjas, me sipërfaqe 10 mijë e 287 m2 truall e objekte; ndërsa në datën 9 qershor 2022, ka marrë me vlerë totale 1 Euro, sipërfaqen 4900 m2 te ish-Kombinati i Sheqerit në Maliq

Trafikanti Gjergj Luca, ka marrë falas Liqenin e Xarës në Vrinë të Sarandës për 30 vite, ku bën biznes peshku e kultivim të midhjes, pa paguar asnjë taksë e fitim në shtet, si dhe 5 zona detare për peshkim e zhvillim rasati në Vlorë, Sarandë e Kavajë.
Ka marrë 1.3 milionë Euro, nga fondet bujqësore që BE dërgoi për bujqësinë; ndërsa prej 11 vitesh, Dogana i paguan nga 2.5 milionë lekë qira në muaj, për 1 zyrë në Portin e Shëngjinit.

Prej muajit qershor 2020, kryeiministri Edi Rama, i ka dhënë pa asnjë taksë, koncesionin për menaxhimin e Portit të Peshkimit në Durrës, në ortakëri me një bandë trafiku kokaine, 2 prej të cilëve u arrestuan me 30 nëntor 2023 në Itali.
Zoti Dumani! Këto janë prova, që SPAK duhet t’i kishte hetuar prej kohësh, por nuk është vonë, t’i hetojë tani që e kërkon trafikanti Gjergj Luca, me shpresën të pastrojë fytyrën. Kaq për sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje