
Ja si krimi ka kapur institucionet shtetërore në vend...
Vijojnë të dalin fakte se si krimi ka mbërthyer institucionet e shtetit në vend. Operacioni i fundit i SPAK në Elbasan po tregon se në këtë qytet, ligjin e bënte banda e Suel Çelës, të cilët përveç vrasjeve dhe trafiqeve, kontrollonin dhe emërimet në administratë.
Pak ditë më parë “Pamfleti” denoncoi emërimin e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Mes 21 emrave të akuzuar nga SPAK, janë dhe Marsel dhe Xhino Roka. Në fakt ata janë vëllezërit e drejtoreshës së AZH, Adelajda Roka. Roka u katapultua nga juriste në kompaninë e çimentos në Fushë Krujë, në drejtoreshë në AZHT, duke pasur vëllezër dy ushtarë të Suel Çelës.
Por nuk është ky i vetmi institucion i kapur prej tyre, pasi edhe i ati, Agron Roka ka qenë drejtor i burgut në Bradashesh.
Mirëpo në dosje dalin dhe episode të tjera, ku Suel Çela dhe Klaus Matishi ndërhyjnë për të vënë njerëzit e tyre në krye të Spitalit të Elbasanit dhe te sektori i Antidrogës në policinë e Elbasanit. Spitalin e donin sepse ka tenderë, ndërsa kreun e Antidrogës që të kontrollonin kollaj territorin.
Dosja e SPAK
Më datë 20.04.2020 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah, të cilës i tregon që ishte duke komunikuar me "shokun" (Marjus Lulaj) me të cilin kishin diskutuar dhe kishin ndarë disa detyra. Klaus i shprehet që sapo të mbarojmë gjyqet shokut i ka kërkuar spitalin e Elbasanit për të vënë "Luanin" drejtor. Spitali më duhet se punësoj njerëz dhe ka lek se ka tendera dhe "Luani" e njef mirë atë vend. Gjithashtu do të kërkoj edhe shefin e antidrogës që ta vendosi vetë Klausi me qëllim që "Toni" të shesë lëndë narkotike në të gjithë zonën e 5-majit dhe në të gjithë qytetin. Pozitive në shitjen e lëndës narkotike është përfitimi, por gjithashtu kontrollojnë qytetin sepse shitja e lëndës narkotike ka thashetheme dhe mësojnë të reja.
Klaus Matishi: "... Zemer mfal ngeca ktu.... Joo asgje me shokun fola der tani.... Ndam ca detyra ne qytet.... Sa te marojm gjygjet i kerkova spitalet e el. Do ve luanin drrejtor. Do kerkoj dhe shefin e antidrroges. Dhe toni te shesi mall per te gjith pes main. Dhe cuna tonet. Naper qytet. Megi Fetah, ... pse spitalet psh? Klaus Matishi,... Po atje ks qen ja di ai. Ka dhe lek. Tendera. Me mjafton per vene pune te fus njerzit e mi.... Plus kush shet mall do i perzem do bim ne. Ndifmojm cunat e jon. Dhe oagujm shefin. Dhe kemi me shum kontrroll ne qytet. Se malli ka thashetheme. Plus i inkursjon cunat. Knaqen brjn nai lek. Ngjon. Afron njerez". /Pamfleti
Lini një Përgjigje