Anti-Mafia21 Maj 2024, 12:11

Anila Denaj “ngop” me 272 mijë Euro kushëririn e Ilir Metës; tender pa garë e 99.5% të fondit limit

Shkruar nga Pamfleti
Anila Denaj “ngop” me 272 mijë Euro kushëririn e Ilir
Anila Denaj dhe Ilir Meta /

Kjo është demagogjia kundër korrupsionit e klientelizmit të tenderëve, që bënë në televizione, nëpër mejhane e poshtë ballkonit të Saliut; sharlatani, krye banditi e krye hajduti i Shqipërisë Ilir Meta; të cilin SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk po e arrestojnë, megjithëse i kanë shumë dosje me prova, madje ai denigron e kërcënon drejtuesin Altin Dumani...

Në çdo dalje publike dhe nga banaqet e mejhaneve, Ilir Meta pasi “pëllet” kundër korrupsionit, akuzon Edi Ramën, se ka përqendruar tenderët me cikël të mbyllur në duart familjarëve, miqve e klientëve të tij biznesmenë.

Por faktet dëshmojnë, se akuzat e Ilir Metës janë aktrim e demagogji elektorale nën maskën e Partisë së Lirisë, mbasi përveçse është ikona i korrupsionit shtetëror dhe vjedhjes së fondeve e pasurive shtetërore e të qytetarëve, familjarët e tij vazhdojnë marrin tenderë miliona Euro nga pushteti i Edi Ramës.

Përveç kunatit Drini Kryemadhi e dajos Vladimir Metani të Ilir Metës, në tepsinë e tenderëve të qeverisë, është futur dhe kushirëri i tij i parë Albert Metani nga Skrapari, i cili deri tani ka marrë 3.8 milionë Euro me TVSH, si klient i preferuar i bashkive, drejtorive e ministrive.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 20 maj 2024, njoftohet se kompania “Milifar Sh.p.k” me pronar të vetëm kushëririn e parë të Ilir Metës, ka marrë tenderin e radhës për shërbime veterinare në sektorin e blegtorisë.

Është Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, mikeshë qejfesh me Monika Kryemadhin, që nëpërmjet një tenderi pa garë, me 99.5% të fondit limit dhe vetëm me pjesëmarrjen e firmës “Milifar Sh.p.k”, ka “ngopur” me 272 mijë Euro kushëririn e parë të Ilir Metës.

Anila Denaj “ngop” me 272 mijë Euro kushëririn e Ilir

Tenderi që ka marrë Albert Metani nga Skrapari, është me objekt “Blerje alergentësh për tuberkulozin te bagëtitë”; i cili, sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, rezulton se nuk ka qenë i planifikuar në buxhet, por është sajuar nga ministresha Anila Denaj, për t’i dhënë këto miliona familjarit të Ilir Metës.

Anila Denaj “ngop” me 272 mijë Euro kushëririn e Ilir
Anila Denaj /

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, përveç firmës “Milifar Sh.p.k”, Albert Metani ka dhe firmën tjetër “Metani Sh.p.k”, me të cilën ka marrë tenderë të përbashkët,  me vlerë totale 3.8 milionë Euro, me një tregues: të gjithë tenderët, i ka marrë pa garë dhe me 99-100% të fondit limit.

Kjo është demagogjia kundër korrupsionit e klientelizmit të tenderëve, që bën në televizione, nëpër mejhane e poshtë ballkonit të Saliut; sharlatani, krye banditi e krye hajduti i Shqipërisë Ilir Meta; të cilin SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk po e arrestojnë, megjithëse i kanë shumë dosje me prova krimesh, madje ai denigron e kërcënon drejtuesin Altin Dumani./Pamfleti

anila denaj kushëriri i ilir metës albert metani