TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Shtator 2023, 10:58

Bastet sportive- një biznes kriminal i familjes mafioze kryeministrore

Shkruar nga Pamfleti
Bastet sportive- një biznes kriminal i familjes mafioze kryeministrore
Fidel Ylli dhe Edi Rama

Bastet do jenë biznes i familjes së kryeministrit, e një grupi mafiozësh shqiptarë, turq, serbë, kosovarë, rusë e arabë, të cilët e kanë gati rrjetin me logo tatimore “Universe”, krijuar me qendër te Lagja nr. 13, Rruga e Palmave, Pallati nr. 4 në Durrës; e cila ka bërë gati dhe ndarjen në 10 kompani fiktive që do licencohen si gjoja të huaja...

Kryeministri Edi Rama, ish-ministret Delina Ibrahimaj, e Financave, Evis Kushi e Arsimit dhe sekseri Fidel Ylli, Kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar, kanë propaganduar ri-hapjen e basteve on-line, si mundësi financiare për zhvillimin e sporteve.

Mashtrimi arrin deri në atë karagjozllëk, sa Fidel Ylli, maska e mafies së biznesit të basteve, para 1 jave në TV-ORA, tha se 10 kompanitë që do marrin licencat, në emër të dëshirës për të mbështetur sportin mund të dalin me humbje, ose me fitime minimale.

Pesë herë në parlament, ish-ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se fitimi total nga bastet on-line në Shqipëri do jetë 200 milionë Euro në vit, nga të cilat 15% do t’i marrë shteti e do t’ia japë sportit.

Pra, kompanitë e basteve, nuk do dalin me humbje apo me fitime minimale siç thotë mashtruesi Fidel Ylli, por me fitim neto 170 milionë Euro në vit, vetëm duke hedhur bastet në sistem.

Bastet do jenë biznes i familjes së kryeministrit, e një grupi mafiozësh shqiptarë, turq, serbë, kosovarë, rusë e arabë, të cilët e kanë gati rrjetin me logo tatimore “Universe”, krijuar me qendër te Lagjja nr. 13, Rruga e Palmave, Pallati nr. 4 në Durrës, e cila ka bërë gati dhe ndarjen në 10 kompani fiktive që do licencohen si gjoja të huaja.

Ndërsa siç e kemi faktuar me dokumente qeverie e tatimore, gati është dhe firma koncesionare “Moligix” e Olsi Ramës dhe Endri Meksit, që do monitorojë bastet on-line për 30 vite.

Bastet nuk po rihapen nga meraku i Bablokut e Fidelit për të ndihmuar sportet; sepse sëbashku 18 vite në bashkinë e Tiranës e deri më 2021 në qeveri, ata nuk akorduan asnjë qindarkë për sportin.

Madje me propozim të komisionit parlamentar të arsimit e sporteve në vitin 2015, u hoqën edhe ato fonde lëmoshë që qeveria u jepte bashkive për futbollin e federatave të tjera, ndërsa Fidel Ylli 12 vite deputet e anëtar i këtij komisioni, votonte për të hequr fondet. 

Janë 3 fakte, që krijojnë bindjen e plotë, se bastet po rihapen si biznes monopol e koncesionar i Edi e Olsi Ramës dhe klanit të tyre mafioz me ortakëri rajonale, arab e aziatik, me maskë Fidel Yllin që flet në emër të merakut për sportin si Kryetar i Komitetit Olimpik.

Fakti i Parë/ Më 2013-ën, Babloku premtoi se do formalizonte dhe do administronte bastet sportive, por dështoi edhe pas aksionit të famshëm “Fundi i Marrëzisë”.

Fakti i dytë/ Edhe pas aksionit, Babloku dështoi, mbasi 40% e basteve deri në dhjetor 2018, zhvillonin aktivitet ilegal; ndërsa firmat e regjistruara deklaronin 20-30% të fitimit real.

Fakti i Tretë/ Babloku dështoi edhe pas mbylljes së tyre në janar 2019, mbasi siç e dimë, bastet on-line me telefona e kompjuterë nëpër lokale, dyqane dhe bilardo, vazhduan akoma edhe më masivisht.

Pra, administrimi shtetëror i basteve ka dështuar 3 herë në këto 10 vite, ndërsa Babloku po i rihap përsëri, me betimin se do kontrollojë çdo lojtar ilegal e qindarkë të ardhur prej tyre.

Por e vërteta është kjo: Edi Rama po i rihap bastet, për t’i pasur biznes monopol të tij e klanit të tij, me vlerë fitimi 170 milionë Euro në vit, monopol të cilin do ta votojë dhe opozita./Pamfleti

bastet sportive biznes kriminal familja mafioze kryeministrore

Lini një Përgjigje