TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Shtator 2023, 10:26

Ogerta ka zënë mend: delegon fondet dhe tenderët te Sekretari i Përgjithshëm Erzen Tola

Shkruar nga Pamfleti
Ogerta ka zënë mend: delegon fondet dhe tenderët te Sekretari i
Ogerta Manastirliu /

Ajo nuk ka vënë afat siç e përcakton ligji, por thotë: - Kompetencat delegohen deri sa ajo të jetë Ministre Arsimi dhe deri sa Sekretari i Përgjithëm të jetë në detyrë. Troç, sa të jetë në krye të arsimit, Ogerta do bëjë batërdinë në vjedhje siç di ajo, por nuk do firmosë asnjë letër...

Babloku nuk e largoi Ogerta Manastirliun nga Shëndetësia, si “ministre qelibar e energjike” për të forcuar dhe pastruar sektorin e arsimit nga korrupsioni.

Ndërrimi i tepsisë për Ogertën, ishte skemë për ta shmangur nga gropa e zezë e Shendetësisë, si hajdute e afro 300 milionë Euro e me 5 kallëzime penale në SPAK dhe e skeduar në disa raporte të KLSH, SHISH, hetime të Anti-krimit Ekonomiko- Financiar e donatorëve të BE.

Por, ‘ujku qimen e ndërron, e zakonin jo’, kështu që Ogerta i ka filluar hajdutëritë edhe te Ministria e Arsimit, duke përdorur vartësit me delegimin e gjithë kompetencave të saj, me qëllim që të zhvasë e të mos ketë përgjegjësi penale, tamam si te thënia: “I nxjerr gështenjat nga zjarri me duart  e tjerëve”.

Dy ditë pas nisjes së detyrës si Ministre Arsimi, me Urdhër Nr. 523, datë 15 shtator 2023, Ogerta Manastirliu i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, të gjitha kompetencat e saj si ministre, aq sa krijohet përshtypja, se do jetë ministre kukull, por realisht do komandojë çdo pazar.

Disa nga këto kopetenca janë: Sekretari vendosë nëse ministria do të bëjë apo jo akt-padi gjyqësore, ankime në apel dhe rekurse në shkallët e larta, si dhe vendos të tërhiqet e të mbyll me marrëveshje çdo proces në në çdo fazë të gjykimit.

Ogerta i ka deleguar sekretarit, të gjitha kompetencat që ka ministri për tenderët, ankandet, kontratat e qirave, privatizimet dhe administrimin e donacioneve vendase e të huaja, ndarjen e fondeve për zyrat arsimore, administrimin e aseteve dhe kapitaleve dhe hartim marrëveshjesh me institucione publike e private brenda e jashtë sektorit të arsimit.

Sipas urdhërit të delegimit, Ogerta i ka dhënë sekretarit Erzen Tola, të drejtën e emërim-shkarkimeve të çdo niveli, të drejtën e dërgimit me shërbime brenda e jashtë vendit të zyrtarëve të ministrisë dhe drejtorive rajonale të arsimit.

Mjafton kaq, për të kuptuar se ministresha që vazhdoi dhe thelloi traditën e aferave të Ilir Beqjes në ministrinë e Shëndetësisë, do zbatojë atë përvojë aferash e vjedhjesh edhe në sektorin e arsimit.

Veçse me ndryshimin, se në Ministrinë e Arsimit, Ogerta  do firmosë e do vulosë me duart e tjerëve, siç bën Babloku prej 10 vitesh, që vendimet për koncesione, PPP, leje ndërtimi e investitorët strategjikë, i kanë firmosur Peleshi, Senida Mesi, Erjon Braçe, Arben Ahmetaj e prej 1 viti Belinda Balluku, ndërsa ai nuk ka asnjë firmë e... thotë nuk di asgjë.

Madje lidhur me afatin e delegimit të kompetencave, ajo nuk përcakton afat deri në 1 vit siç e detyron ligji, por thotë: - Kompetencat delegohen deri sa të jetë Ministre Arsimi dhe deri sa Sekretari i Përgjithëm të jetë në detyrë.

Ose më troç, sa të jetë në ministri, Ogerta do bëjë batërdinë në vjedhje siç di ajo, por nuk do firmosë asnjë letër./Pamfleti

ogerta manastirliu erzen tola delegim kompetencash

Lini një Përgjigje