TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Shtator 2023, 14:10

Verdhushkat e Ilir Beqjes që komandojnë veprimet e pazarxhinjve të SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Verdhushkat e Ilir Beqjes që komandojnë veprimet e pazarxhinjve
Ilir Beqja dhe prokurorët e SPAK Ended Nakuçi dhe Edvin Kondili

Gjykata ka kërkuar marrjen të pandehur të Ilir Beqjes si koka e koncesionit. A do veprojë Altin Dumani, për t’i dhënë fund njëherë e mirë aferës së dy prokurorëve të SPAK, Ened Nakuçi e Edvin Kondili, dhe për të treguar se nuk është nën urdhrat e Edi Ramës dhe nuk ka futur në xhep asnjë qindarkë nga çeku që ka dhënë Ilir Beqja?
  

Paprekshmëria e ish-ministrit Ilir Beqja, dëshmon se SPAK po përdhosë kushtetutshmërinë dhe moralin e drejtësisë e re, duke vepruar me dy standarde edhe në nivelet e larta të qeverisë.
Fakti që nuk po merr të pandehur dhe nuk po arreston ish-ministrin Ilir Beqja, për aferën e pajisjeve kirurgjikale, krijon dyshime se prokurorët dhe shefat e SPAK, kanë marrë çeqe të majmë prej tij; janë të lidhur në interesa të tjera të pista më të, ose komandohen nga kryeministri, që është bashkë autor e përfitues në këtë koncesion.
Është folur e denoncuar në media, se dy prokurorët e dosjes Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, kanë marrë çek 1 milionë Euro nga Ilir Beqja, për të zvarritur 3 vite hetimin dhe për të mos e përfshirë në grupin e aferës së pajisjeve kirurgjikale.
Përballë kësaj akuze të rëndë publike, as ata dhe as SPAK si institucion, nuk kanë reaguar për të sqaruar dhe pastruar veten; përkundrazi në dosjen që i kanë çuar gjykatës, nuk kanë futur Ilir Beqjen si drejtues i kësaj afere me vlerë 140 milionë Euro.
Siç duket ashiqare, ka vetëm një fuqi: verdhushkat e Ilir Beqjes, të përfituara nga koncesioni dhe tenderët në shëndetësi, kanë joshur prokurorët dhe shefat e SPAK, për të shpërfillur provat dhe për të mos prekur kokën e koncesionit të pajisjeve kirurgjikale.
Nuk ka shpjegim tjetër, fakti që u arrestua zv/ministri Klodian Rrjepaj i cili drejtoi formalisht tenderin e koncesionit me urdhër të Ilir Beqjes, dhe nuk u procedua penalisht ministri Ilir Beqja, që sajoji koncesionin dhe urdhëroi realizimin e tij me letra e garë false.
SPAK arrestoi biznesmenin Ilir Rrapaj që mori 140 milionë Euro të koncesionit, por nuk arreston ish-ministrin Ilir Beqja, që ia dha me procedura false, me kosto disa herë më të madhe e me paracaktim para se të bëhej tenderi.
SPAK ka marrë të pandehur me masë “Arrest shtëpie” e “Detyrim paraqitje” 6 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë firmosur letrat e tenderit të koncesionit, por nuk ka marrë të pandehur ish-ministrin Ilir Beqja që ka firmosur 22 urdhra zyrtarë për të këtë koncesion, ka miratuar fituesin fiktiv që është në burg dhe ka nënshkruar kontratën me të.
Në muajin mars 2023, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi, se Ilir Beqja është proceduar penalisht, është nën hetim e nuk do përjashtohet nga dosja, por në vendimin e SPAK për arrestimet dhe materialin hetimor të 17 gushtit 2023, Ilir Beja nuk ishte as si person nën hetim.
Për çfarë motivi, apo me çfarë urdhri u hoq Ilir Beqja nga dosja hetimore, kur ai është ideatori dhe urdhëruesi i kësaj afere 100 milionë Euro?  
Favorizimi që iu bë Ilir Beqjes, duke u lënë jashtë hetimit me shpërfillje provash të shumta e në shkelje të plotë të Kodit të Procedurës Penale, u konstatua edhe nga gjyqtari Erjon Bani, i cili mbështetur në logjikën vepruese të zinxhirit administrativ dhe  në provat shkresore të koncesionit, i kërkoi SPAK-ut procedimin penal të ish-ministrit Ilir Beqja.
Qysh prej kësaj kërkese të gjykatës, ka kaluar 1 muaj, por prokurorët e SPAK nuk kanë bërë procedimin penal të ish-ministrit Ilir Beqja, duke vijuar skenarin për të mos e prekur.
A do veprojë Altin Dumani, për t’i dhënë fund kësaj afere të dy prokurorëve të SPAK, Ened Nakuçi e Edvin Kondili, dhe për të treguar se nuk është peng i Edi Ramës, ose nuk ka futur në xhep asnjë qindarkë nga çeku që ka dhënë Ilir Beqja?/Pamfleti

Lini një Përgjigje