Anti-Mafia20 Shtator 2023, 13:33

Pse e ka refuzuar SPAK sekuestron e “Bana King” dhe pasurive të Trifon Muratajt?

Shkruar nga Pamfleti
Pse e ka refuzuar SPAK sekuestron e “Bana King” dhe pasurive të
Trifon Murataj i "Bana King"

Prej afro 1 viti i shpallur në kërkim, policia, “FAST Albania”, “Interpol Tirana” dhe agjentët  e SPAK, aktrojnë sikur nuk po e zbulojnë dot trafikantin Trifon Murataj, kur e dinë që ai jeton dhe drejton biznesin në kullën e Bashkim Ulajt në qendër të Tiranës, si dhe komunikon e pi kafe me disa drejtues të lartë policie...

Prej datës 4 nëntor 2022, trafikanti Trifon Murataj është shpallur në kërkim, por kompania e tij “Bana King” vazhdon aktivitetin e importit të bananeve nga Ekuadori ku merrte kokainën, madje edhe bën reklama në media dhe sponsorizon televizionet, spektaklet e humorit e ato për fëmijë.

Policia, “FAST Albania”, “Interpol Tirana” dhe agjentët  e SPAK, po aktrojnë sikur nuk po e zbulojnë dot trafikantin Trifon Murataj, kur e dinë që ai jeton e drejton biznesin në kullën e oligarkut Bashkim Ulaj në qendër të Tiranës, dhe komunikon e pi kafe me disa drejtues të lartë policie. 

Të gjithë shprehin habi, se përse nuk po bllokohet aktiviteti i kompanisë “Bana King” dhe nuk sekuestrohen pasuritë e saj, kur kjo kompani është përdorur për trafikim kokaine? 

Nuk po sekuestrohen as pasuritë e pronarit Trifon Murataj, megjithëse ai është nën “Urdhër arresti” e i shpallur në kërkim, për të cilin, Ligji Anti-mafie detyron SPAK-un, t’i sekuestrojë çdo pasuri të paluajtshme, automjete e llogari bankare; madje dhe DEA Amerikane i ka dorëzuar prova, që Trifon Murataj ka trafikuar tonelata me kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Por ndaj biznesit e pasurive të tij nuk po veprohet, siç është vepruar edhe për trafikantë të tjerë, ose për ata që janë kapur duke shitur doza droge dhe duke ujitur kanabisin në parcelat e bosëve.  

Sipas një informacioni nga burime brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK ka refuzuar të çojë kërkesë-vendim në Gjykatën e Posaçme, për të bllokuar aktivitetin e “Bana King” dhe sekuestrimin e pasurive të saj e të pronarit trafikant Trifon Murataj.

Sipas informacionit, agjentët e BKH kanë dorëzuar qysh në muajin shkurt 2023, raportin e evidentimit të pasurive që ka Trifon Murataj në kompaninë “Bana King”, të llogarive bankare, të banesave vila e apartamente në Shqipëri e SHBA, ferma bujqësore-blegtorale, biznes import-tregtimi mishi, jaht, makina luksoze e palestër.

Në bashkëveprim me ekspertët, ata kanë dorëzuar në SPAK dhe raportin e balancimit, midis të ardhurave nga biznesi dhe pasurive e jetës luksoze, që Trifon Murataj bën familjarisht mes Shqipërisë, Amerikës, Dubait e Malit të Zi, ku kanë konstatuar se shumë prej tyre janë me burim veprimtarinë e trafikimit të kokainës, mes tyre 145 automjete.

Në të kundërt, kreu i SPAK, Altin Dumani, le të bëjë një shpjegim publik, përse nuk po e bllokon aktivitetin e “Bana King” dhe nuk sekuestron asnjë pasuri të saj e pronarit trafikant Trifon Murataj, kur e detyron Kodi Penal, sipas krimit për të cilin, SPAK i ka vendosur masën “Arrest me burg” dhe e ka shpallur në kërkim./Pamfleti

"bana king" spak trifon murataj sekuestro refuzimi