Me urdhër të Edi Ramës, emrat e kompanive të Mihal Delijorgjit u zhdukën nga raporti i evazionit fiskal, falë lidhjeve familjare me ministrin Blendi Gonxhe…
Menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama urdhëroi Ministrin e Financave, Petrit Malaj, që brenda muajit korrik të hartonte një raport tatimor të detajuar, duke përfshirë listën e kompanive ndërtuese më tipike, të përfshira në evazion fiskal afatgjatë.
Sipas informacionit të siguruar nga Pamfleti, ministri Malaj ngriti një grup të përbashkët nga Ministria e Financave dhe Tatimet, i cili hartoi raportin faktik që përfshinte emrat e 30 kompanive ndërtuese të mëdha, që rezultojnë në QKB dhe Tatime, por nuk kanë paguar asnjë detyrim fiskal dhe nuk kanë dorëzuar dokumente financiare për një dekadë.
Qëllimi i raportit nuk është bërë i qartë, por ekzistojnë dyshime se ai përdorej për të ushtruar presion mbi kompanitë, duke i mbajtur nën kontroll, përveçse me lidhjet e drejtpërdrejta dhe pazarët me pronarët.
Megjithatë, vetëm katër ditë pas dorëzimit të raportit, ministri Petrit Malaj u ftua urgjent në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku po pushonte Edi Rama, për të diskutuar për kompanitë e ndërtimit që kishin përfshirë në listën e evazionit fiskal.
Sipas informacionit të siguruar, Babloku e “telendisi” ministrin Malaj pse kishte futur në raport kompanitë që i përkasin biznesmenit Mihal Delijorgji, duke përfshirë:
· Park Construction Albania Sh.p.k
· Mandalay Group Holdings Corp
· Bramer Ventures Co.Ltd
· Hellenic Bakery
Këto kompani, të cilat zhvillojnë aktivitet ndërtimi dhe tregtimi mallrash për më shumë se një dekadë, nuk kanë paguar taksa vendore, tatim fitimi apo dorëzuar bilance vjetore.

Raporti i Ministrisë së Financave zbulon gjithashtu se Mihal Delijorgji ka ndërtuar komplekse pallatesh, njësi tregtare dhe banka në zonën e ish-Parkut të Mallrave në Rrugën e Kavajës, mbi truall shtetëror të Ministrisë së Ekonomi-Financave dhe Ministrisë së Brendshme, dhuruar nga Edi Rama me pretendimin e “Rilindjes urbane”, në këmbim të 33% të sipërfaqes së ndërtuar.
Sipas raportit, Delijorgji nuk ka dorëzuar as pjesën e tij prej 33% të truallit, as 3% të sipërfaqes së ndërtimit si kontribut për strehim social dhe nuk ka paguar asnjë taksë tjetër për veprimtarinë e tij 10-vjeçare.
Heqja e emrave të kompanive të Delijorgjit nga raporti i evazionit fiskal është kryer me urdhër të Edi Ramës, ndoshta për të mbrojtur gjithashtu interesat e ministrit Blendi Gonxhe, i cili ka lidhje familjare me Delijorgjin: bashkëshortet e tyre janë kushërira të para dhe firmosin dokumentet financiare të kompanive.
· Vjollca Delijorgji: administratore
· Elda Gonxhja: menaxhere e shitjeve në hije
Kompania Park Construction Albania u regjistrua në QKB më 8 korrik 2015, vetëm një muaj pasi Blendi Gonxhe u rikthye si numri dy në Bashkinë e Tiranës, ku përmes vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, Delijorgjit i janë kaluar lejet e ndërtimit.
Ky skandal tregon se për 10 vite aktivitet, Mihal Delijorgji dhe kompanitë e tij kanë operuar pa paguar taksa dhe me mbështetjen e qeverisë, duke shfrytëzuar lidhjet me strukturat politike dhe zyrtarët e lartë shtetërorë.
Rasti paraqet një mungesë totale të ndëshkueshmërisë për evazion fiskal, dhe ngre dyshime të forta për ndikim dhe mbrojtje të drejtpërdrejtë nga kryeministri dhe ministrat e tij./Pamfleti
Ore mjaft ju te pamfletit. Po! Mua pe pron edhe Edi edhe Saliu. Plasni nga inati po deshet. Se shpejti do behem KM me votat e deputeteve te Beles.