TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Gusht 2025, 09:49

I paprekshmi Alket Hyseni zhvati 6 milionë Euro në “Bankers”

Shkruar nga Pamfleti
I paprekshmi Alket Hyseni zhvati 6 milionë Euro në
Alket Hyseni /

6 milionë Euro, 8 çështje penale: Ish-deputeti i PS përfitoi miliona nga ‘Bankers’ me shërbime fiktive, ndërsa Prokuroria e Fierit nuk e ka futur asnjë provë në dosjen penale...

Hetimi i Prokurorisë së Fierit, zbuloi se ish-deputeti i PS, Alket Hyseni, ka përfituar 6 milionë Euro nga kompania “Bankers”, nëpërmjet faturave fiktive për shërbime juridike të pakryera, ngaqë u bënte shantazh kur kishte funksione të larta në kryeministri

Këto miliona Euro të evidentuara nga hetimi, Alket Hyseni, i ka marrë në “Bankers” gjatë viteve 2014-2021 duke përdorur si kontraktuese fiktive, zyrën e tij ligjore “H&A Law Firm Sh.p.k”.

Në këto vite që mori milionat në “Bankers”, Alket Hyseni ishte Kryetar i Taskë-Forcës së Tokave; Këshilltar për Anti-korrupsionin e Koncesionet i kryeministrit Edi Rama; Drejtor i Përgjithshëm i Parandalim-Pastrimit të Parave dhe 4 vite deputet i PS.

Mafiozët e kompanisë “Bankers”, iu nënshtruan presionit të Alket Hysenit dhe i jepin milionat për shërbime fiktive, ngaqë ishin zhytur në vjedhje me falsifikime faturash e bilancesh tatimore.

Por megjithëse prova e vjedhjes së 6 milionë Euro,  ka dalë gjatë hetimit të dokumenteve financiare të “Bankers”, si pagesë fiktive dhënë zyrës ligjore “H&A Law Firm Sh.p.k” të ish-deputetit socialist Alket Hyseni, Prokuroria e Fierit nuk e ka futur në dosjen hetimore.

Ky nuk është rasti i parë, që Alket Hyseni, është vërtetuar plotësisht si i përfshirë në afera ekonomike e financiare, por nuk është prekur nga drejtësia.

Në arkivën e prokurorisë, emri i shtetasit Alket Hyseni është me 7 dosje në vitet 2004-2020, por çështjet i janë pushuar pa e marrë as në pyetje, megjithëse kanë pasur prova të bollshme.

Çështja e parë penale, Alket Hysenit i është regjistruar në muajin tetor 2003, kur ishte përgjegjës në Doganën e Kakavijës dhe lejonte kontrabandën e mallrave e armëve, por pas procedimit penal, ish-Ministri i Financave, Arben Malaj e transferoi Shef Sektori të Anti-Kontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe urdhëroi tërheqjen e akt-padisë penale për të. 

Dy çështje penale, Alket Hysenit iu regjistruan në qershor 2010 e tetor 2011, kur ishtë Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Durrësit; me prova për falsifikimi të notave mesimore e të diplomimit dhe dhënie diplomash false kundrejt ryshfeteve, por ato hetime u mbyllën po me ryshfete që dha “profesor” Hyseni te Prokuroria e Durrësit.

Dy çështje të tjera penale për Alekt Hysnein, u regjistruan në vitet 2014-2016 te Prokuroria e Krimeve të Rënda, për vjedhje tokash në bregdet me dokument e false, kryer kur ishte Kryetar i Taskë-Forcës së Kryeministrit për Pronat në Bregdet.

Një nga këto çeshtje penale, ishte për grabitjen e 11 mijë m2 tokë të famijes “Bua” në Dhërmi me dokumente false, mbi të cilën, Alket Hyseni ka ndërtuar resortin “Ionian Olea” buzë detit bashkë me Agron Papulin e Edi Ramës, por të dyja çështjet janë pushuar pa e thirrur asnjëherë.

Çështja e gjashtë penale për Alket Hysenin, u regjistrua në prill 2019 kur ishte deputet i PS, për mashtrim e falsifkim raportesh të tokave në favor të grabitësve, kur ishe Kryetar i Taskë-Forcës për Tokat, kallëzuar nga 22 familje në Sarandë, Himarë e Vlorë, por çështja u la në harresë.

Çështja e shtatë penale për Alket Hysenin, u regjistrua në qershor 2020, për transferim parash të korrupsionit e krimit dhe pastrim parash të tilla, nëpërmjet zyrës së tij ligjore “H&A Law Firm Sh.p.k” dhe kompanive të ndërtimit.

Kjo çështje nuk u hetua, ndërsa Kryeministri që kishte raportin e anti-mafies shqiptare dhe të agjencive partnere të tejmbushur me prova për Alket Hysenin, u detyrua ta largonte nga parlamenti dhe detyra e Sekretarit të PS për Statutin, duke e vendosur të 12-tin në listën e kandidatëve të Vlorës, gjë që e detyroi të dorëhiqej nga politika.

Rasti i tetë i përfshirjes së Alket Hysenit në afera koorrupsioni me skema kriminale, është çeku 6 milionë Euro që ka marrë nga “Bankers” për shërbim fiktive, nëpërmjet presioneve me fuqine e detyrave të larta.

As për rastin “Bankers”, prokuroria nuk e ka futur në dosje penale Alket Hysenin, fakt që krijon dyshime të forta, se e ka blerë paprekshmërinë nga drejtësia, me një pjesë të miliardave të vjedhura gjatë ushtrimit të detyrave të lartë shtetërore./Pamfleti

i paprekshmi alket hyseni bankers

Lini një Përgjigje