TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Qershor 2026, 11:52

Dosja ‘Aruba’ dhe SKY- ECC vërtetojnë pastrimin e miliardave të drogës: Kush janë trafikantët që kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama?

Shkruar nga Pamfleti
Dosja ‘Aruba’ dhe SKY- ECC vërtetojnë pastrimin e
Kryeministri Rama duke diskutuar me arkitektë në festivalin B&H

“Nuk dua t’ia di nga vijnë miliardat e tyre”

Nga 5 lejet për Elvis Doçin te Gjergj Luca, Dajlan Avdia, Lul Morina, Pëllumb Gjoka, Ervin Mata, Artur Shehu, vëllezërit Aliu e Oleg Deripaska; lista e trafikantëve që morën leje ndërtimi nga Edi Rama pa i kërkuar asnjë verifikim burimi. Vetë kryeministri deklaroi: 'Nuk dua t'ia di se nga vijnë financimet, rëndësi ka të ndërtohen'. Altin Dumani në SPAK: 90% e ndërtimeve financohen nga aktivitetet kriminale.

Dosja "Aruba" dhe përgjimet SKY ECC, të përgatitura nga agjencitë anti-mafie të Holandës e Spanjës, në bazë të të cilave SPAK ka lëshuar shumë urdhër-arreste për trafikantë shqiptarë, vërtetojnë skemën e pastrimit të miliardave të drogës nëpërmjet ndërtimit të kullave, pallateve, hoteleve, resorteve, komplekseve të vilave e investimeve të tjera në Shqipëri.

Ata i kanë pastruar paratë e drogës me lejet e ndërtimit që u ka dhënë Edi Rama si kryeministër, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike.

Gjatë një interviste për "Financial Times", kryeministri Edi Rama deklaroi: "Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet në pastrimin e parave është e tmerrshme; investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash".

Por dosja "Aruba" dhe dosja "Dizdari-Aliu-Gjika" dëshmojnë se miliardat e drogës janë futur lirshëm në Shqipëri dhe janë pastruar në ndërtime e ekonomi, me lejet që u ka dhënë Edi Rama.

Këtë, Edi Rama e ka deklaruar vetë gjatë intervistës në një televizion shqiptar (MCN-TV), kur u pyet për numrin e madh të kullave dhe burimet e financimit të kullave, duke thënë: "Kam dhënë dhe do të jap më shumë leje ndërtimi; nuk dua t'ia di se nga vijnë financimet për to, rëndësi ka të ndërtohen sa më shumë që të zhvillohet Shqipëria dhe të rritet ekonomia."

Nuk është rastësi që lejet e ndërtimit për kulla, resorte, hotele, komplekse vilash, pallatesh, resorte, shërbime transporti, spitale private, terminale pasagjerësh e porte jahtesh u janë dhënë trafikantëve të drogës dhe pronarëve të kompanive të lidhur me ta në ndërtime.

Emrat e disa trafikantëve që Edi Rama u ka dhënë leje ndërtimi:

·   Pesë leje kullash, të dhëna trafikantëve Elvis Doçi, Troplinëve e Altin Hajrit, zbuluan se nga vijnë miliardat e ndërtimit për lejet që u dha Edi Rama dhe nuk u kërkoi deklarimin e burimeve.

·   Lejet e ndërtimit të dhëna trafikantit Gjergj Luca në Labinot-Elbasan, Gramsh, Prrenjas e Maliq, liqenin e Xarrës në Sarandë, Shëngjin, Durrës e Fier për fabrika peshku, restorante, hotele e parqe fotovoltaike, pa deklaruar burimet e miliona eurove.

·  Trafikantit Dajlan Avdia i ka dhënë leje për kullën te Sahati, kullë "Techno-ALB&Delta" te Rruga e Barrikadave, kullë "Im Rezidence" te zona Komuna e Parisit, kullë te rruga "Fortuzi"; leje për resorte dhe komplekse pallatesh e vilash me vlerë rreth 250 milionë euro buzë detit në Gjirin e Krorezës dhe te Kalaja e Lëkurësit në Sarandë.

·   Trafikantit Lul Morina i ka dhënë leje ndërtimi për hotelin "Radisson Collection"; 6 leje për kulla e pallate në Tiranë dhe për 2 resorte në Himarë e pallate në Vlorë, me dy mafiozët indianë.

·   Trafikantit Pëllumb Gjoka, të arrestuar nga SPAK, i ka dhënë leje "Investitor Strategjik" për resort në Velipojë dhe për hotel e kazino në Tiranë.

·   Trafikantit Roland Ziu i ka dhënë leje për biznes turistik skafesh e velierash në ortakëri me Bledi Çuçin; PPP-në e Terminalit Lindor të udhëtarëve në Tiranë dhe "Portin e Jahteve Rodon".

·   Trafikantit Ervin Mata, të arrestuar në Brazil me kërkesë të SPAK-ut, Edi Rama i dha leje për kullën te ish-ekspozita dhe për komplekse pallatesh e vilash në Tiranë, Vlorë, Durrës, Lalëz.

·   Trafikantëve Klajdi Merkaj, Arben Muçobega, Andrea Çaushi, Viron Robaj, Marion Mitro, Eral Myftaraj dhe Niçes së Shijakut i ka dhënë leje ndërtimi për pallate, hotele, kulla, resorte.

·   Trafikantëve e vrasësve Franc e Hajdar Çopja, Adrian e Florenc Çapja, Suel e Talo Çela etj., Edi Rama u ka dhënë leje për pallate, vila, resorte e tregje në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

·   Trafikantit Artur Shehu i ka dhënë leje ndërtimi për hotel-restorant 50 metër brenda detit përballë lungomares në Vlorë; ndërsa dy vëllezërve trafikantë, Isa e Shpëtim Aliu, u ka dhënë leje për resort në Lalëz dhe pallate e kulla në Tiranë.

·   Oligarkut rus Oleg Deripaska i ka dhënë falas 1000 ha tokë në Karavasta dhe leje për ferma, resorte, impiant fotovoltaik dhe HEC në lumin Shushicë të Vlorës, në ortakëri me Ilir Trebickën.

Në raportet 2023-2024 në Parlament, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se afro 90% e ndërtimeve investohet me miliona nga aktivitetet kriminale, fakt që e vërtetoi dhe dosja "Aruba".

Ndërsa kryeministri Edi Rama, nga njëra anë deklaroi se nuk do t'ia dijë nga vijnë miliardat e ndërtimeve, ndërsa tani deklaron se nuk ka pastrim parash në ekonomi./Pamfleti

trafikanëtë dosja aruba pastrimi i miliardave të drogës leje ndërtimi edi rama

Lini një Përgjigje