Ish-drejtori Endri Puka nën akuza për tenderë fiktivë, ryshfete, pastrim parash dhe lidhje familjare me kompanitë që grabitën naftën e shtetit...
Për ish-drejtorin e “Albpetrol”, Endri Puka, ekziston një dosje e rëndë korrupsioni që përfshin tenderë abuzivë, paga fiktive, kontrata të paligjshme dhe zhdukje të të ardhurave. Raportet e KLSH konstatojnë se gjatë pesë viteve të drejtimit të tij janë vjedhur rreth 150 milionë euro përmes prokurimeve të manipuluara dhe pagesave pa bazë ligjore. Emri i tij del në dosjen “Bankers”, ku ka përfituar ryshfet 1.4 milionë euro për një kontratë fiktive 20 milionë euro, ndërsa kompania “Anio Oil & Gas”, ku ortake ishte bashkëshortja e tij, ka shkaktuar dëm 27 milionë euro. Sipas SHISH, Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe MONEYVAL, Puka ka transferuar dhe fshehur 35 milionë euro në Qipro përmes shtetasit greko-qipriot Konstantinos Moula, me të cilin kishte ortakëri në kompani dhe investime hoteliere në Vlorë. Dosja përfshin edhe miratimin e pasqyrave financiare fiktive në favor të “Bankers”, me një vlerë totale 95 milionë euro. Rasti Puka përfaqëson një nga aferat më të rënda të grabitjes së pasurisë shtetërore në sektorin e naftës.
Për ish-drejtorin e kompanisë shtetërore “Albpetrol”, Endri Puka, ekziston një dosje e mbushur me prova për korrupsion me tenderë, paga fiktive për persona të regjistruar si punonjës, kontrata të paligjshme me kompani private dhe falsifikim e zhdukje të ardhurash.
Katër prova të rënda korrupsioni dhe vjedhjesh
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportet e tij për “Albpetrol”, ka konstatuar se gjatë pesë viteve të drejtimit nga Endri Puka janë vjedhur rreth 150 milionë euro, përmes tenderëve abuzivë, pagesave direkte pa prokurim dhe fshehjes së të ardhurave reale të kompanisë.
Janë identifikuar 113 procedura tenderimi, kontrata fiktive dhe lejim i kompanive private për të shfrytëzuar puse nafte në Fier, Patos, Vlorë dhe Delvinë, jashtë kushteve kontraktuale ose pa kontrata fare.
Emri i Endri Pukës del në dosjen hetimore “Bankers”, ku në një rast konkret ka përfituar 1.4 milionë euro ryshfet nga kompania “Bankers”, për një kontratë fiktive me vlerë 20 milionë euro.
Kompania “Anio Oil & Gas Sh.p.k” e Alban Pezës, ku ortake rezulton edhe Ela Puka, bashkëshortja e Endri Pukës, ka shkaktuar një dëm prej 27 milionë euro, përmes mospagimit të detyrimeve dhe fshehjes së të ardhurave nga shfrytëzimi i puseve të naftës.
35 milionë euro të fshehura në Qipro
Përveç përfshirjes në dosjen “Bankers”, Endri Puka është i skeduar për pastrim parash, përmes investimeve në ndërtim dhe hoteleri, si dhe për transferimin dhe fshehjen e 35 milionë eurove në Qipro, përmes transportit fizik të parave dhe përdorimit të llogarive bankare dhe jo bankare të tipit “gri”.
Këto transferta janë gjurmuar dhe raportuar nga SHISH, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, mbi bazën e hetimeve të tyre dhe raportit të dërguar nga agjencia europiane MONEYVAL.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Pamfleti”, Endri Puka i ka transferuar 35 milionë euro në Qipro përmes shtetasit greko-qipriot Konstantinos Moula, bashkëpunëtor i tij në aferat e naftës gjatë kohës që Puka drejtonte “Albpetrol”.

Nga dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se Konstantinos Christoforos Moula, i lindur më 6 dhjetor 1950, dhe Ela Kostandin Puka, e lindur më 19 shtator 1982, bashkëshortja e Endri Pukës, kanë qenë ortakë në kompaninë “Oxi International” dhe në resortin “Azar Luxury Hotel” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, me vlerë investimi rreth 25 milionë euro. Më 28 gusht 2025, Moula ia ka shitur pjesën e tij Ela Pukës për vetëm 100 mijë lekë.

Konstantinos Moula, përmes të cilit janë transferuar paratë në Qipro, rezulton tregtar karburantesh që ka punuar me kompanitë kontraktore të “Albpetrol” dhe “Bankers” në vitet 2013–2018, periudhë kur Endri Puka ishte drejtor.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Endri Puka ka miratuar pasqyra financiare fiktive me vlerë 95 milionë euro në favor të kompanisë “Bankers”, përfshirë kontrata të ndërmjetme me TVSH, shpenzime të rreme dhe transaksione shitblerjeje që nuk janë kryer kurrë realisht./Pamfleti
"Kur flet Edi Rama për shtet, e ka flalën për shtetin e leshit". L.B.
Vetem me ca vjethje fiktive qe ky seksi me kollare roz ka bere, per veten gruan e grekun, mjaftonte ti paguaje te gjithe prokuroret e gjyqtaret e Shqiperise, me nje rroge modeste 7000€ (1000€ sigurime shoqerore) per nje vit!
Keshtu u be' shteti yne. Yxhym kush te shqyej me shume.
Endri Puka ka qenë njeriu i Koço Kokëdhimës kur ky i fundit ishte deputet. E. Puka ishte personi që zgjodhi Dritan Lelin kandidat për kryebashkiak në Vlorë, gruan e të cilit e ka kushërirë.
Shekulli 21, kta ende nuk mesuane ta duan vendin e tyre.