Provat e korrupsionit, vjedhjeve e falsifikimeve që ka hartuar dhe firmosur ky “mjeshtër”, janë në dosjet e financës, të tenderëve e ankandeve ...
Drejtorin Juridik të Postës Shqiptare, Hipokrat Biba, e kanë mbajtur në detyrë 3 drejtorë, për aftësinë e tij si mjeshtër i sajimit të tenderëve fiktivë, me procedura anti-ligjore e falsifikime.
Në 4 vitet 2020-2024, Auditi i Brendshëm i Postës Shqiptare, zbuloi korrupsionin e vjedhjet me tenderët, ankandet, kontrata e qirave, ortakërinë me ONE-Albania dhe të ardhurat e shërbimit postar, të cilat kanë autorësinë e Drejtorit Juridik, Hipokrat Biba.
Drejtoria e Auditit, i dorëzoi 3 ish-drejtorëve Laert Duraj, Ervin Bushati e Ardit Demiri, raportet me të dhënat e shkeljeve ligjore dhe dëmet financiare të shkaktuara me urdhëra të Drejtorit Juridik, Hipokrat Biba, shoqëruar propozimin për kallëzim penal në SPAK.
Por 3 ish-drejtorët e pas vitit 2020, nuk lejuan kallëzonin penal të abuzuesit Hipokrat Biba, sepse çdo procedurë fiktive, falsifikim, tender pa garë, mos zbatim kontratash e vjedhje fondesh, ai i ka bërë me urdhër të tyre dhe në ujdi e ndarje përfitimesh me ta, prandaj drejtorët ia linin njëri-tjerit në detyrë, këtë mjeshtër abuzimesh, i guximshëm për të firmosur e gojë kyçur.
Disa ditë më parë, “Pamfleti” publikoi një fakt nga raporti i Auditit të Brendshëm të Postës Shqiptare, për 243 procedura prokurimi dhe 72 kontrata pas vitit 2020, prej të cilave, 213 me shkelje të rënda ligjore, duke i shkaktuar kompanisë 31 milionë euro dëme.
Bëma të tjera të drejtorit Hipokrat Biba, me tenderë të paguar e pa kryer shërbime
- Në muajin janar 2022, Posta Shqiptare deklaroi se shpërndau 500 mijë zarfa me 12 pyetjet e konsultimit publik për lejimin e basteve online dhe kultivimin e kanabasit, ndërsa tenderin me vlerë 400 milionë lekë, Drejtori Juridik Hipokrat Biba e shpalli fiktivisht në muajin shkurt dhe e zhvilloi në muajin mars, duke bërë letrat false, sikur zarfat ishin çuar nëpër familje.
- Më 16 nëntor 2023, drejtori Hipokrat Biba sajoi dhe bëri letra fiktive, për gjoja blerje kasafortash me vlerë100 milionë lekë, ndërkohë që gjatë viteve 2020-2022 kishte bërë 4 tenderë për blerje kasafortash me vlerë 830 milionë lekë, por kasafortat nuk shkuan te Posta Shqiptare.
- Më 30 korrik 2021, Banka e Shtetit i hoqi Postës Shqiptare licencën për këmbim valutor; por drejtori Hipokrat Biba, paraqiti letra false sikur nuk ishte hequr licenca dhe aktiviteti vazhdoi ilegalisht, me të ardhura që përfundonin në xhepat e tij dhe shefave.
- Më 26 tetor 2022, dhjetë ditë pas emërimit drejtor Poste të elbasanasit Adrit Demiri, ky bashkë me mikun elbasanas drejtor juridik Hipokrat Biba, ndryshuan specifikimet ligjore dhe rritën 50-80% fondet e 45 tenderëve që ishin pa u shpallur, ndërsa për tenderët e shpallur i rritën 40-60%.
- Në dhjetor 2022, dy elbasanasit Ardit Demiri e Hipokrat Biba, hartuan një plan me 83 tenderë fiktivë, të pa planifikuar në buxhetin e Postës, me objekt investime në zyra, blerje pajisje, mobilje, internet, makina, motoçikleta, biçikleta, kanceleri, shërbime elektronike etj.
- Në raportin e auditit të vitit 2023, është gjurma e drejtorit Juridik, Hipokrat Biba, në zhdukjen e dosjes së ish-kompanisë shtetërore “Interpost Sh.p.k”, që u shkri brenda Postës Shqiptare, duke krijuar hapësira për vjedhjen e të ardhurave nga shërbimet postare ndërkombëtare.
- Më 31 janar 2022, Hipokrat Biba, finalizoi procedurën e tenderit me vlerë kontrate 960 milionë lekë, për gjoja blerjen e internetit nga një kontraktues, që do të pajiste zyrat e Postës Shqiptare me “WiFi” për 2 vite, por milionat u dhanë e kontrata nuk u zbatua.
Nëse SPAK, do vendosë ta marrë nën hetim Drejtorin Juridik të Postës Shqiptare, Hipokrat Biba; provat e korupsionit, vjedhjeve e falsifikimeve që ka hartuar dhe firmosur ky “mjeshtër”, janë në dosjet e financës, tenderëve e ankandeve./Pamfleti
Lini një Përgjigje