Pronar i "Dulla Konstruksion", Ervin Dulla, në tetor 2025 u procedua penalisht, për blerje fiktive dhe fshehje makinash luksoze të kriminelëve, duke i regjistruar si mjete pune të kompanisë së tij, kryer gjatë kohës që Blendi Gonxhe ishte Drejtor i Përgjishshëm i Transportit Rrugor...
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, dhe Blendi Gonxhe, kur ishte ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, realizuan aferën e dhurimit të një toke shtetërore në Palasë të Himarës, duke përdorur mashtrimin si “investim strategjik”.
Fakti është ky: Me kërkesë të kryebashkiakut Vangjel Tavo, Këshilli Bashkiak i Himarës, me Vendim nr. 22, datë 27 qershor 2025, miratoi dhënien e 3 hektarëve tokë, pasuri shtetërore, firmës “Dulla Konstruksion” sh.p.k. në Qerret të Kavajës, me pronar shtetasin Ervin Dulla.
Këtë sipërfaqe toke, në zonën më të lakmuar dhe më të shtrenjtë të bregdetit të Himarës, kryebashkiaku Vangjel Tavo ia dha falas firmës nga Kavaja, për vendosjen e një impianti prodhimi betoni, inertesh dhe lëndësh të tjera ndërtimi.
Në vendim thuhet:
“Miratohet dhënia në përdorim e sipërfaqes 3 hektarë tokë nga fondi kullotë dhe pyll në Palasë, subjektit privat ‘Dulla Konstruksion’ sh.p.k., për aktivitetin e instalimit të impiantit për prodhim betoni dhe aktivitete ndihmëse.”

Këtë tokë, me afat përdorimi 30 vjet falas, Vangjel Tavo ia ka dhënë duke e deklaruar biznesin e prodhimit të betonit si “investim strategjik”, ndërkohë që ligji dhe vendimet e qeverisë për Investimet Strategjike lejojnë vetëm investime për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve turistike, të miratuara me vendime nominale të qeverisë.
Por kryebashkiaku Vangjel Tavo, për ta maskuar si investim strategjik, ka mashtruar duke përdorur Vendimin nr. 1030, datë 16.12.2015 të qeverisë, me objekt “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin dhe administrimin e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike”.
Ky vendim nuk ka asnjë lidhje me rastin konkret, por pas letrave të firmosura nga Vangjel Tavo, në skemë është futur ministri Blendi Gonxhe, kur drejtonte Ministrinë e Ekonomisë, me miratim brenda 15 ditësh të dhënies së 3 hektarëve tokë firmës “Dulla Konstruksion” nga Kavaja, duke e deklaruar biznesin e prodhimit të betonit si investim strategjik.
Nuk thuhet se kompania nga Kavaja nuk duhet të përfitojë pasuri publike për zhvillimin e bizneseve në Himarë, por mosdeklarimi i afatit 30-vjeçar, dhënia e kësaj toke me mashtrimin sikur është investim strategjik dhe formulimi në vendim “… përdorim i tokës edhe për aktivitete të tjera ndihmëse” krijojnë dyshime se këto 3 hektarë në bregdetin e Palasës janë paracaktuar të grabiten për ndërtim resorti.
Menjëherë pasi u miratua nga ministri Blendi Gonxhe, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, e paraqiti vendimin për miratim në Këshillin Bashkiak, ku u miratua nga këshilltarët e PS-së.
Pronari i firmës “Dulla Konstruksion” është Ervin Dulla, pronar hotelesh në Qerret dhe Golem dhe biznesesh ndërtimi, i cili në muajin tetor 2025 është proceduar penalisht për blerje fiktive dhe fshehje të makinave luksoze të personave me precedentë penalë, duke i regjistruar si mjete pune të kompanisë së tij.
Disa prej këtyre makinave janë regjistruar gjatë kohës që Blendi Gonxhe ishte Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, por për këtë aspekt më të thelluar le të hetojë SPAK-u./Pamfleti
Ky Dulla eshte mekembesi I Lul Berishes si djali tezes dhe pastron paret e tij, thone ne qerret te kavajes. Atje ai eshte bere pronar I gjithe zones dhe ben cfare I do qejfi me njerzit dhe pronen publike e private. Pret pisha, bllokon rruge e sheshe per interesat e bizneseve te tij , hap e mbyll rruge duke marre pa asnje studim e vendim pronat e kateve te para te shtepive te njerezve. Ka shume te tjera qe shteti I di dhe ja lejon .te pakten ne gjithe ate zone.Ç'ti besh, keta na sundojne!!??
Mëse e vërtetë,.Ke folur REALEN. Oligarkët ,Pasanikët e paskrupullt ,bashkëpunojnë me kta të qeverisë ,dhe ndajnë fitimet .Medet.... tokë falas .Populli spërfiton asgjë vetëm vilet mirë e mirë
U ka plasur cipa fare. As nuk fshihen me. E gjora Shqiperi?
ERVIN DULLA ,ESHTE DJALE ME NJE INTELIGJENCE TE MADHE.TE GJITHEVE NE QERRET I KA BERE NDERE. ASKUJT NUK I KA MARRE PA SHPERBLIM KURGJO.SMIRA QE SUNDON TEK NJEREZIT E DOBET ,ESHTE BAZE E KETYRE THASHETHEMMEVE.POTHUAJSE CDO VIT ESHTE USHTRUAR KONTROLL NGA TATIMET DHE ORGANET TJERA LIGJZBATUESE. TE MARRESH TOKE SIPAS RREGULLAVE PER INVESTIM QE DO ISHERBEJE ATYRE INVESTIMEVE QE GJOJA QENKQN EDHE ME STRATEGJIKE,NUK PERBEN ASNJE DEM,OSE SHKELJE LIGJORE. NE FUSHEN E TIJ FIRMA DULLA ESHTE BESOJ ME E SUKSESESHMJA NE GJITHE VENDIN TONE. TE PLASIN HASETXHINJTE. KAVAJESIT KANE NJE SHPREHJE "DHIA VENDIT KERKON CJAPIN E HUAJ"
Nuk u ngop ne Kavaje do e edhe ne Himare, djale i zgjuar gjithmon qiet me te medhenj nuk pjerdh per te vegjlit jep kafen e mbaron punen