I maskuar si “nismë qytetare”, komisioni parlamentar drejtohet nga vëllai i një trafikanti dhe synon kontrollin politik të prokurorisë që heton korrupsionin dhe krimin e organizuar...
Për të shmangur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ligjore ndaj SPAK-ut, kryeministri Edi Rama ka ngritur një strukturë parlamentare presioni, Komisionin e Përhershëm për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale, duke vendosur në krye të tij Fatmir Xhafajn. I paraqitur si mekanizëm “bashkëpunimi”, komisioni synon të marrë informacion mbi dosjet hetimore të SPAK-ut, në shkelje të pavarësisë kushtetuese. Rasti bëhet edhe më problematik për shkak të konfliktit të hapur të interesit, pasi Xhafaj është vëllai i Agron Xhafajt, trafikant i dënuar në Itali dhe subjekt i ligjit Antimafia. Ndërkohë që SPAK ka refuzuar publikisht këtë komision, presioni politik vijon, duke ngritur shqetësime serioze për tentativat e kontrollit të drejtësisë nga mazhoranca.
Që të mos bënte ligj për të marrë nën kontroll të hapur aktivitetin e SPAK-ut, kryeministri Edi Rama sajoj një strukturë presioni dhe sulmi, të emërtuar Komision i Përhershëm Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Në krye të këtij komisioni emëroi deputetin Fatmir Xhafaj, personin më “esnaf” dhe më të devotshëm për të kontrolluar, manipuluar, kërcënuar, përdorur dhe shkatërruar drejtësinë, provë që e dha më herët me reformën dhe me përbërjen e stafeve drejtuese të institucioneve të drejtësisë dhe të vettingut.
Me mandatin e kryetarit të këtij komisioni parlamentar, të maskuar si “nismë qytetare”, por që realisht është strukturë dhe skemë politike anti-drejtësi e Edi Ramës, Fatmir Xhafaj po dërgon deputetë nëpër gjykata, prokurori dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Prokuroria e Posaçme është i vetmi institucion i drejtësisë së re që, me qëndrim publik, nuk e pranoi komisionin parlamentar “Xhafaj” për të monitoruar aktivitetin e saj, duke e konsideruar këtë si cenim të pavarësisë kushtetuese.
Objekti i punës së këtij komisioni parlamentar për të kontrolluar aktivitetin dhe punët hetimore të SPAK-ut, me qëllim marrjen e informacionit mbi dosjet hetimore, përbën shkelje të Kushtetutës.
Por edhe sikur ky komision të ishte në përputhje me Kushtetutën, është absurditet që kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca parlamentare kanë emëruar si drejtues deputetin Fatmir Xhafaj, vëllain e trafikantit Agron Xhafaj, të dënuar me burg në Itali.
Pra, vëllai i një trafikanti, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar, drejton komisionin që synon të kontrollojë punën e prokurorisë që heton korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Madje, Fatmir Xhafaj po këmbëngul edhe përmes marifeteve dhe presioneve të ushtruara në emër të parlamentit që të kontrollojë patjetër punët e SPAK-ut, sepse, së pari, ka urdhër nga shefi i tij Edi Rama, dhe së dyti, synon të marrë informacione personale mbi dosjet hetimore.
Me detyrën si kryetar komisioni, Fatmir Xhafaj ndodhet në konflikt të plotë interesi përballë SPAK-ut, pasi, për shkak të dënimit të vëllait trafikant, është edhe vetë, si dhe familjarisht, subjekt i ligjit Antimafia, me objekt hetimi pasuror dhe aspekte të tjera.
Çudia në qëndrimin e SPAK-ut është fakti se, megjithëse e ka dosjen penale të kryetrafikantit Agron Xhafaj, nuk po i sekuestron pasuritë e pajustifikuara dhe nuk po nis hetim ndaj pasurive të familjarëve të tij, përfshirë Fatmir Xhafajn, bashkëshorten, vajzat dhe dhëndrin./Pamfleti
Mafiozi qe i mbijeton gjithe koherave dhe pusht-teteve perverse
Kanalet e ish Sigurimit te shtetit funksionojne. Asgje nuk ndodh rastesisht, Xhafaj eshte komunist i Enverit dhe kriminel Sigurimi nga vitet 80. Amerika kur morri Shqiperine si koloni per ta zhvatur, nderroi sistemin ekonomik - jo strukturen e administrates. Komunistat i la ne pushtet, mjaft qe ata te vidhnin vendin e tyre per padronin e ri. Djali i Ramiz Alise me banke te tijen ne France. Floririn qe vodhen ne 1946 e me pas, komunistet e depozituan jashte
Shqiperi te kam dh..ste kuptova asnjehere.
po me po, ti edhe idioti konica..keni gjetur nje fraze dhe e permendni edhe ne hale..Shqiperia te ka dhjere ty e te ka lene ne cep
Te paafte te bejme shtet, nuk behet sistemi i drejtesise me Xhafen nje pervers, e mban veten per jurist te zot. Me cfare librash e mesoj jurisprudencen me ato fletoret e xhepit.
Xhafa e mbaroi shkollen duke puthur Enverin ne tribunen e 1 Majit, deri tek zhdepja ne dru te popullit ne emer te Partise. Amerika beri bisnes me komunistet e Ramizit, popullin nuk e pjerdh njeri fare
Reforma në drejtsi e ktij Xhafës një dështim total për qytetarêt …. Nuk lahet muti me shurrë o Xhafe i paaftë ..
Do ti japi lule Xhaxhi Rames ne fesen e 1 Majit, ky Xhafa, se eshte i trajnuar per keto pune. Paska qene pizeveng ky Fatmir Xhafa, gati ti lepije gjithecka Rames per i teresa dhe pislleqe.