TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Shkurt 2026, 12:10

Rrjolli nën rrethim policor, dhunë shtetërore për resortin e Bashkimit; Ilir Proda, “gazermë” me 150 policë në Velipojë

Shkruar nga Pamfleti
Rrjolli nën rrethim policor, dhunë shtetërore për resortin e
Ilir Proda dhe Bashkim Ulaj /

Me dokumente kadastrale të falsifikuara, status “Investitor Strategjik” dhe qindra forca policie në terren, qeveria dhe policia po shtypin rezistencën e banorëve të Velipojës për t’ia dorëzuar tokat Bashkim Ulajt...

Prej pesë ditësh, banorët e Rrjollit në Velipojë po sulmohen fizikisht nga Policia e Shtetit, sepse kanë dalë në mbrojtje të tokave të tyre, mbi të cilat oligarku Bashkim Ulaj synon të ndërtojë një resort.

Me dokumente kadastrale false, të siguruara me urdhër të kryeministrit Edi Rama, klienti i tij Bashkim Ulaj u ka grabitur 147 hektarë toka banorëve të fshatit Rrjoll.

Ndërsa një vit përpara se të prodhoheshin dokumentet kadastrale false, Edi Rama i kishte miratuar Ulajt statusin “Investitor Strategjik”, për ndërtimin e resortit “Blue Borgo” me pallate banimi, hotele, njësi tregtare dhe vila.

Ditën e premte, banorët deklaruan se do ta vazhdojnë rezistencën dhe nuk do të tërhiqen përballë dhunës policore dhe kërcënimeve që po u bëhen nga kriminelë të paguar dhe të vërsulur nga Bashkim Ulaj.

Por nuk do të tërhiqet as Policia e Shtetit, sepse kryeministri Edi Rama, nëpërmjet drejtorit të Policisë, Ilir Proda, po e përdor atë për dhunë fizike kundër banorëve të Rrjollit, duke e vënë në shërbim të interesave të oligarkut Bashkim Ulaj.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda kupolës së policisë, drejtori Ilir Proda, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe si detyrim nga çeku i dhënë nga Bashkim Ulaj (siç po flitet), ka krijuar një “gazermë” policore në Velipojë, për të larguar banorët nga tokat e tyre.

Deri tani, aty janë dislokuar rreth 150 forca policie, mes tyre edhe toga të forcave speciale, për të ushtruar presion, prangosje, procedime penale dhe dhunë fizike ndaj banorëve, derisa ata të tremben, të lodhen, të nënshtrohen dhe të lëshojnë tokat.

Këto forca janë planifikuar në grupe prej 50 policësh, me tre turne shërbimi pranë tokave në Rrjoll, për të dhunuar banorët që pengojnë punimet e kompanisë së Bashkim Ulajt.

Ndërkohë, edhe rreth 100 efektivë të tjerë që qëndrojnë në “gazermë”, të hequr nga shërbimet e rendit dhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë Publike (ish-FNSH) e komisariateve të Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit dhe Pukës, janë në gatishmëri të përhershme për të ndërhyrë kundër banorëve, deri sa ata të largohen nga tokat e tyre.

Nëse banorët e Rrjollit do të vazhdojnë rezistencën kundër projektit grabitës të oligarkut Bashkim Ulaj, policia është urdhëruar t’u garantojë tokat dhe punimet për resortin, duke përdorur edhe dhunë ekstreme dhe forca shtesë policore.

Ashtu siç Edi Rama ka vepruar kur shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar, banesat e banorëve të Bërxullës, zonën e Thethit, lagjen “5 Maji” në Tiranë dhe kudo tjetër ku Bashkim Ulaj dhe ndërtues të tjerë kanë grabitur toka për kulla dhe resorte.

Edhe një herë, si referim për drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të nisur hetimin për grabitjen e tokave të banorëve të Rrjollit, po përsërisim dy pyetjet e ngritura më herët:

– A e ka shpërblyer oligarku Bashkim Ulaj kryepolicin Ilir Proda për dhunën policore që po ushtron ndaj banorëve të Rrjollit në Velipojë, të cilët po protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre?
– A është ortak në këtë resort Edi Rama, kryeministri që, në shkelje të ligjit, ka firmosur vendimet dhe ka urdhëruar drejtuesit e Kadastrës të falsifikojnë dokumentet e tokave të banorëve?/Pamfleti

 

bashkim ulaj ilir proda

2 Komente

  1. L
    Lira

    Duhet urgjent verefikim faktesh!

    1. d
      drita

      nuk eshte rasti i pare ,po e zbatojne ne qender te shkodres duke marre tokat e komuniteteve fetare per kulla dhe tani i ka ardhe rralla bregdetit .

      Lini një Përgjigje