TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Dhjetor 2025, 10:09

Hetimet për Portin e Limionit, SPAK thellon hetimet për Olta Xhaçkën

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet për Portin e Limionit, SPAK thellon hetimet për Olta
Olta Xhaçka në SPAK

Ish-ministrja Olta Xhaçka është thirrur disa herë në SPAK ku është marrë në pyetje, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka sulmuar drejtësinë për sekuestron e vendosur ndaj portit të Limionit në Sarandë

Hetimet për Portin e Limionit kanë detyruar Olta Xhaçkën, deputeten e PS-së që të paraqitet në SPAK, e thirrur nga grupi hetimor që po merret me atë që konsiderohet si një nga aferat me pronat e ushtrisë.

Xhaçka është thirrur në SPAK si ish-ministre e Mbrojtjes, ndërsa Porti i Limionit ndodhet në sekuestro me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe vendimeve të Gjykatave.

Thirrja e Xhaçkës në Prokurorinë Speciale tregon se hetimet po përparojnë, ndërsa kjo paraqitje vjen disa javë pasi SPAK ka kryer kontrolle edhe ndaj Bardhyl Kollçakur, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Prokurorja që po drejton hetimet është Manjola Kajana, ndërsa në pyetje është marrë edhe Belioza Çoku, ish-drejtoreshë e kabinetit të ish-ministres së Mbrojties, Olta Xhaçka.

Baza detare e portit të Limionit në Sarandë u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Këtë vendim e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit të Posaçëm, por edhe nga Gjykata e Lartë.

Pas vendimit të tre shkallëve të mëparshme të gjyqësorit, çështja kaloi në Kushtetuese, e cila la në fuqi të njëjtin vendim.

Ish-ministrja Olta Xhaçka është thirrur disa herë në SPAK ku është marrë në pyetje, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka sulmuar drejtësinë për sekuestron e vendosur ndaj portit të Limionit në Sarandë. Rama e konsideroi si absurd vendimin e drejtësisë, teksa sipas tij, të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje.

Kreu i qeverisë deklaroi se ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh.

Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike dhe është pjesë e Programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata.

Unë nuk dua të komentoj, nuk e bëj asnjëherë, arsyet e atij hetimi, kjo nuk është puna ime, ama nuk duhet një diplomë në juridik për të kuptuar se të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje, aq më tepër ta bësh këtë në emër të NATO-s dhe të sigurisë kombëtare, duke e bërë NATO-n të qeshë, kur e dëgjon këtë histori dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një pushteti tjetër të pavarur, i cili është sovran në vendimmarrjet e veta për sigurinë kombëtare.

Ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët e huaj do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh, por e solla këtë këtu për faktin se kjo buron nga një arbitraritet që shkon shumë përtej horizontit të një hetuesi dhe lidhet me një mendësi të vjetër dhe të gabuar për mbrojtjen e kohëve të sotme dhe për atë që duhet të bëjmë ne në funksion të mbrojtjes”, deklaronte Rama.

Kallëzimi për bazën e Limionit është paraqitur nga ish-komandanti i forcës detare, Artur Meçollari. Pasi dha dëshminë, Xhaçka u largua nga SPAK pa dhënë shpjegime për këto dy çështje.

Prokuroria e Posaçme po heton tjetërsimin e bazës së Limionit, mbi bazën e kallëzimit të Meçollarit, i cili denoncon se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë vepruar në shpërdorim të detyrës dhe në shkelje të planit të përhapjes dhe veprimit.

Sipas tij, për dhënien me qira të kësaj baze duhet të merrej me parë miratimi i Presidentit të Republikës. 



 

olta xhacka ne spak

3 Komente

  1. A
    Agush Surreli

    KY pasikopati ka probleme psikike se nuk ben vaki te jete kaq i semur pas hajnise se pronave te te tjereve, aq me teper te shteeit. Plaseni mo ne burg e ta mesoj co ligji dhe shteti, njejta histori me psikopatin vetem qeveria ka te drejte te tjere institucuine jo. fuck Edi Ramaduro. Orite Salen me shqipet në Surrel, ta dha dje sinjalin.

    1. x
      xxx

      Mbreti lakuriq

      1. F
        Feti Dema

        Mbreti dhe gjithë oborri lakuriq.

        Lini një Përgjigje