TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Prill 2023, 12:22

Djali i Rakip Sulit shef në KESH, premton falje faturash për të varfrit, ja si mashtron në emër të OSHEE

Shkruar nga Pamfleti
Djali i Rakip Sulit shef në KESH, premton falje faturash për të
Saimir Suli

Policia ka dijeni e nuk vepron, por as Ilirjan Celibashi i KQZ, shefat e Prokurorisë e të SPAK, të cilët janë njohur me provat e krimeve zgjedhore që po bën krye bashkiaku i Kamzës dhe familjarët e tij për vota

Pas tenderëve, pagesave, punësimeve provizore sa për joshje te bizneset private që marrin tenderët, dhe sjelljes së votuesve nga zonat e varfra të Dibrës në Kamzë, krye bashkiaku Rakip Suli dhe familjarët e tij, po përdorin një mashtrim tjetër për të mbledhur vota.

Sipas një burimi nga Komisariati nr.5, banorë të zonave të Kamzës, Bathores, Paskuqanit, Valiasit e Babrrusë, kanë denoncuar në polici, se Saimir Suli, djali i Rakip Sulit që është shef sektori në KESH, po mashtron familjet e varfra, duke u premtuar fshirje të faturave të pa paguara të energjisë dhe mos pagim për vitin 2023.

Këtë premtim, zyrtari i KESH, Saimir Rakip Suli, po e bën duke u vënë të dëgjojnë dy biseda telefonike, që gjoja paska bërë me Drejtorin e OSHEE të Rajonit-Tiranë.

Këto biseda sajime, janë për faljen e faturave të 510 familje të varfra në territorin e Bashkisë Kamzë, të cilave u është lënë afat shlyerje, ndërsa disa të tjerave u është ndërprerë energjia.

Këtë e ka “peshkuar” djali i Rakip Sulit dhe po e përdor si mashtrim për burim votash, i cili në bashkëveprim me faturistët dhe elektricistët e njësive administrative, ka marrë listën e familjeve debitore dhe shkon derë me derë, me premtimin se nuk do t’i paguajnë.

Në një prej bisedave të llojit “Babale”, Saimir Suli aktron sikur i kërkon Drejtorit të OSHHE-Tiranë, të hiqen faturat për familjet e varfra të Kamzës; ndërsa në bisedën e dytë, sikur Drejtori i OSHEE i ka kthyer këtë përgjigje: - Me shefin e OSHEE të Kamzës, më dërgo emrat e familjeve që u duhen fshirë faturat dhe ato që nuk do paguajnë për vitin 2023.

Për t’u bërë bindës, djali i Rakipit ka arritur t’u lidh energjinë disa familjeve debitore, ndërsa në bashkëveprim me Zyrën e Klientit në Kamzë, ka shtyrë pagesat e faturave të muajit mars.

Burime nga zyra Drejtorit të OSHEE-Tiranë, kanë thënë se bisedat dhe premtimet që servir djali i Rakip Sulit, janë sajime e mashtrime, mbasi nuk bëhet fjalë për fshirje detyrimesh të energjisë.

Por zyrtari i KESH, Saimir Suli, duke shfrytëzuar pozicionin si shef në sektorin e energjisë, po e përdor këtë marifet për të mbledhur votat e familjeve në nevojë; ndërsa policia ka dijeni e nuk vepron, por as Ilirjan Celibashi i KQZ, shefat e Prokurorisë e të SPAK, të cilët janë njohur me provat e krimeve zgjedhore që po bën krye bashkiaku i Kamzës dhe familjarët e tij. /Pamfleti

saimir suli rakip suli kesh

Lini një Përgjigje