Anti-Mafia10 Maj 2023, 11:08

Interpol- Tirana gjeti portugezin në Marok për 3 ditë; dhe “nuk gjen dot” Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe bosin e Bana-King

Shkruar nga Pamfleti
Interpol- Tirana gjeti portugezin në Marok për 3 ditë; dhe
Persona në kërkim: Amant Josifi, Trifon Murataj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Më 10 shkurt 2023, Muhamet Rrumbullaku nuk dërgoi në Dubai agjentë të Interpol Tirana e FAST-Albania, për të bashkëpunuar me agjentët spanjollë sipas akt-marrëveshjes, për të arrestuar Amant Josifin e Olta Xhaçkës dhe ortakun e Olsi Ramës në rrjetin Call-Center

Është për t’u përshëndetur operacioni në kohë rekord i policisë shqiptare, për zbulimin e grupit që financoi, organizoi dhe realizoi vrasjes e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, si edhe bashkëpunimi me policinë angleze e Interpol për arrestimin e tyre.

Madje në bashkëpunim me policinë dhe Interpolin e Marokut, agjentët e “Interpol Tirana” e trupës speciale “FAST-Albania” që  gjurmon personat në kërkim ndërkombëtar, brenda 3 ditësh zbuluan e arrestuan portugezin Ruben në kryeqytetin e Marokut.

Ky operacion i realizuar në 25 ditë nga vrasja e biznesmenit, tregon se Policia e Shtetit, Interpol Tirana e FAST-Albania, veprojnë me dy standarde, duke mos vepruar njëlloj për të gjithë rastet.

Kur policia do të bëjë “show suksesi” për punët e saj, angazhohet dhe i gjurmon, zbulon e arreston personat e kërkuar edhe në fund të Botës, duke bashkëpunuar me policitë partnere.

Ndërsa kur personat në kërkim, kanë lidhje familjare, klanore e interesash me krerët e shtetit e politikës, Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana e FAST-Albania, bëjnë sikur nuk i gjejnë dot.

“Pamfleti” ka denoncuar raste personash në kërkim, që policia i di në cilët qytete të Shqipërisë e shteteve të BE apo të Afrikës e Azisë qëndrojnë lirshëm, por nuk dërgon agjentë shqiptarë të Interpol Tirana e FAST-Albania, madje nuk u dërgojnë kërkesa as zyrave të Interpolit.

P.sh., ish-Drejtori i Policisë, Ardi Veliu e dinte që Talo Çela i Elbasanit qëndronte i fshehur te hotel “Victoria” i krye-trafikantit Ervin Luan Mata në Tiranë, por nuk çonte forcat speciale ta arrestonin, ndërsa pas një denoncimi nga qytetarët, ai e njoftoi të largohej dhe bëri aksion formal.

Po kështu, krye trafikanti i “Bana-King”, Trifon Murataj, është në kërkim qysh prej 4 nëntorit 2022, por lëviz e jeton lirshëm te vila e tij në Farkë, madje po financon mediat dhe fushatën elektorale të Edi Ramës për 14 majin, ndërsa policia nuk e arreston.

Policia e di që qysh prej 12 dhjetorit 2021, që bosët e landfilleve Klodian Zoto e Stela Gugallja, jetojnë e lëvizin lirshëm në Tiranë dhe Vjenë, ndërsa Mirel Mërtiri shëtit i lirë edhe në Holandë e Maltë.

Për këta persona në kërkim, policia shqiptare nuk dërgon agjentë të Interpol Tirana e FAST-Albania që t’i arrestojë, madje nuk u ka bërë kërkesë zyrave të Interpolit, sepse bosët e landiflleve dhe Trifoni i Bana-King kanë lidhje me Bablokun, me ministra dhe shefa policie e drejtësie.

Po kjo polici, për grupin anglez të vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, brenda 24 orësh pas konstatimit të tyre, dërgoi në Londër 12 agjentë të Interpol Tirana e FAST-Albania, të cilët i zbuluan dhe bashkë më policinë vendase i arrestuan në kohë rekord, ndërsa brenda 3 ditësh zbuluan e arrestuan portugezin në Marok.

Edhe një fakt: Më 10 shkurt 2023, Policia e Spanjës në zbatim të marrëveshjes dypalëshe, i kërkoi Muhamet Rrumbullakut, të dërgonte agjentë të Interpol Tirana e FAST-Albania në Dubai, për të arrestuar Amant Josifin e rrjetit Call-Center, të cilin agjentët spanjollë e kishin zbuluar.

Por Rrumbullaku nuk i dërgoi agjentët shqiptarë në Dubai, sepse Amant Josifi, përveç lidhjeve me ministren Olta Xhaçka, është ortak biznesi me Olsi Ramën në rrjetin Call-Center që mashtruan 200 mijë shtetas spanjollë, holandezë, italianë, norvegjezë e gjermanë./Pamfleti

 

interpol tirana portugezi marok zoto mertiri bana king