TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Maj 2023, 10:50

Profil krye- bashkiaku me ‘duar në kokë’/ Abedin Oruçi i Kukësit si Talo Çela i Elbasanit; drejtësia qëndron si “pulë”

Shkruar nga Pamfleti
Profil krye- bashkiaku me ‘duar në kokë’/ Abedin
Abedin Uruçi

Sipas raporteve të Anti-krimit ekonomik e Anti-trafikut, rezulton se “monstra” i krimit Abedin Oruçi, pasuritë hotele, karburante, vila, pallate, toka, troje, pyje, biznese ushqimore, makina luksoze, llogari bankare e miliona lekë me fajde, i ka siguruar prej gjobë-vënieve, eleminimeve me pagesë dhe trafikut të armëve, drogës, femrave, biznesit të prostitucionit në Tiranë te hotel-resorti i tij përballë TEG, në Durrës, Kukës e Prizren ku është arrestuar disa herë...

Një ndër 10 kandidatët për krye bashkiakë, që KQZ e ka çuar për hetim të thelluar te Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë  e Përgjithshme është Abedin Oruçi, i kandiduar në Kukës nga “Partia e Europianizim-Integrimit të Shqipërisë” e komunitetit egjiptian.

Nga viti 2015 kur filloi zbatimi i ligjit e deri sot, Abedini i Kukësit, kandidat në çdo palë zgjedhje, është çuar 5 herë për hetim të thelluar në prokurori, sepse veprimtaria e tij në 30 vite është e mbushur me krime të çdo lloji, por sërish lejohet të kandidojë.

Madje më 2015-ën, u zgjodh këshilltar i Bashkisë-Kukës nga PDIU, ndërsa me urdhër të Edi Ramës e për turp të PS dhe banorëve të zonës, analfabeti e banditi Abedin Oruçi, u emërua Kryetar i Këshillit të Qarkut-Kukës.

Sipas raporteve të Anti-krimit ekonomik e Anti-trafikut, rezulton se “monstra” i krimit Abedin Oruçi, pasuritë “mal” duke filluar nga super-hoteli në qendër të Kukësit, i ka siguruar edhe prej gjobë vënieve, eleminimeve me pagesë dhe trafikut të armëve, drogës, femrave, biznesit të prostitucionit në Tiranë te hotel-resorti i tij përballë TEG, në Durrës, Kukës e Prizren.

Por drejtësia nuk po i sekuestron as “1 gozhdë” megjithëse ishte edhe në listën OFL, për pasuri të grabitura nga shteti e privatët me dhunë gjatë 15 viteve kryetar i komunës Kolsh, aq sa KLSH zbuloi se 80% e fondit të komunës dhe 11 milionë Euro toka, pyje e troje ishin vjedhur prej tij.

Policia dhe prokuroria e Kukësit, nuk e prekën as më 10 tetor 2011, kur Abedin Oruçi kryetar Komune i Kolshit dhe banda e tij, hapën zjarr me armë mbi banorët që protestonin për minierën e hekur-nikelit dhe tokat pranë saj në Mamzë-Kukës, që ua kishte rrëmbyer me dhunë.

Gjatë kohës kur ishte kryetar komune, Abedin Oruçi është arrestuar e burgosur në Prizren për trafikim femrash e ushtrim aktiviteti prostitucion në grup të organizuar kriminal.

Për veprimtari të tillë është skeduar dhe në Shqipëri, ndërsa më 16 qershor 2010 është dënuar nga Gjykata e Kukësit për mashtrim e fshehje të 300 milionë lekë pasuri me burim krimet, mes tyre dhe 1 pikë karburanti.

Dy herë është shkarkuar Abedin Oruçi nga detyra e kryetarit të Komunës Kolsh, pas prangosjeve për trafiqe e sulm të armatosur ndaj banorëve, por kundrejt çeqeve e kanë rikthyer në detyrë ish-xhambazët e gjykatës Gjykatës Kushtetuese.

Katër muaj pas dhunës ndaj punonjësve të policisë gjatë një zaptimi toke e ndërtimi pa leje, më 12 janar 2021 forcat speciale shkuan për ta arrestuar në hotelin e tij në Kukës ku fshihej, por Abedin Oruçi i sulmoi me armë dhe i goditi me makinë e u arratis në Kosovë.

Tamam si Talo Çela e Suel Çela më 18 shtator 2017 te tregu në Elbasan, kur sulmuan me armë e goditën me makinë forcat e policisë që shkuan për t’i arrestuar, por as u arrestuan e as u dënuan.

Për nga veprimtaria kriminale, Abedin Oruçi në Kukës është identik si Talo Çela në Elbasan, i blinduar me pasuri të zeza, grabitje me dhunë, eleminim rivalësh me killera të paguar, me sulme ndaj policisë, me procedime të shumta penale e arratisje nga 4-5 muaj.

Por Abedini rikthehet, nuk dënohet nga drejtësia dhe vazhdon bizneset e krimet; mes tyre, siç thuhet, edhe trafiqet e transport milionash droge, femrash e  sendesh me vlerë, me autobuzët e linjave “Pati Travel” të miqve të tij kuksianë.

Veçse me një ndryshim: kapobanda Talo Çela i Elbasanit, më në fund është në kërkim nga SPAK dhe me pasuri të sekuestruara, ndërsa Abedin Oruçi i Kukësit, në çdo palë zgjedhje parlamentare e lokale kandidon për deputet e kryetar Bashkie.

Por KQZ dhe Drejtoria e Dekriminalizimit, aktrojnë sikur i bëjnë hetim të thelluar veprimtarisë së tij, kur krimet që ka bërë Abedini janë mbi sipërfaqe: hotele, karburante, vila, resorte, pallate, toka, troje, pyje, biznese ushqimore, makina luksoze, llogari bankare e miliona lekë me fajde, ndërsa SPAK nuk ia prek dhe lejon kandidimin e tij për kryetar bashkie./Pamfleti

abedin uruçi kukësi zgjedhjet vendore

Lini një Përgjigje