Anti-Mafia 7 Maj 2023, 13:21

Sarandë/ Socialisti i ndershëm Gjergj Merkuri përballë sekserit të mafies së hienave, Oltion Çaçi

Shkruar nga Pamfleti

Sarandë/ Socialisti i ndershëm Gjergj Merkuri përballë

Gjergj Mërkuri, socialisti nga Saranda që shpërfilli lajkat, dredhitë dhe kërcënimet e Edi Ramës

Mbështetja e kandidatit të pavarur, ish-kryetar i PS që e spostuan me prapaskena e dhunë, ka futur në panik Edi Ramën, mbasi e kupton që do humbasë kandidati i tij Oltion Çaçi, “magazinier” kokaine në hotelin “Flower- Golem” dhe sekser i katapultuar nga Durrësi, prej mafies së hienave që duan ta kthejnë në çiflig privat edhe perlën bregdetare të jugut

           Në takimin elektoral të Sarandës, Edi i Rama nuk bëri bejte e tallava, nuk sulmoi as kandidatin e opozitës, por mbajti një fjalim me përulje, lutje e kërcënime, drejtuar Gjergj Mërkurit, ish-kryetar i PS që kandidon i pavarur.

Fillimisht, po themi shkakun e bërë publik, se përse po kandidon i pavarur Gjergj Mërkuri, socialisti idealist, i përkushtuar, i ndershëm e pa asnjë “njollë” në 10 vite qeverisje të “Rilindjes”.

Meqë Edi Rama, urdhëroi të mos ri-kandidohej kryetari aktual i Sarandës, Adrian Gurma, 100% e kryesisë, Asamblesë dhe organizatave të PS-Sarandë, propozuan Gjergj Mërkurin.

Por drejtuesi Politik i Qarkut, kumarxhiu Blendi Klosi, nuk e pranoi vendimin e bazës socialiste dhe urdhëroi të miratonin kandidaturën e Oltion Çaçit, pronar hoteli në Durrës, mbasi sipas Klosit e kishte caktuar Edi Rama.

Socialistët e përzunë nga mbledhja Blendi Klosin dhe vazhduan mbështetjen për Gjergj Mërkurin, por Babloku i shpërfilli dhe caktoi sekserin Oltion Çaçi, gjë që e detyroi Gjergj Merkurin të kandidonte i pavarur duke marrë me vetë 70% të kryesisë, asamblesë e anëtarësisë së PS.

Pas kësaj, Blendi Klosi dhe Alket Hyseni paguan disa “zara”, që të deklaronin se Gjergj Mërkuri u kishte falsifikuar firmën dhe i depozituan si ankesë në KQZ për ta ç’regjistruar, por firmat dolën të sakta e ai është kandidat  i pavarur.          

Misionin për ta tërhequr nga kandidimi e mori përsipër “naltmadhnia” e tij Edi Rama, duke e filluar me lajka e joshje në takimin elektoral, ku tha: - Gjergj Mërkuri është djalë idealist, djalë i ndershëm e i drejtë, por disa drejtues të PS Sarandë i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabim të madh. Unë i kërkoj ta mbyllë fushatën dhe pas 14 majit do bisedojmë bashkë, në të kundër po bën gabim të rëndë duke dalë kundër kandidatit të PS.

Pas thirrjes, shumica e socialistëve e qytetarëve që po mbështesin Gjergj Mërkurin, po i bëjnë këtë pyetje Bablokut në rrjetet sociale: - Kur Gjergj Mërkuri është idealist, i ndershëm e i drejtë, përse e hodhe në kosh vendimin e bazës dhe solle kandidat sekserin tënd, një trafikant nga vilat e Durrësit që nuk ka asnjë lidhje me Sarandën?

Ndërsa socialisti kandidat i pavarur, Gjergj Mërkuri, i shpërfilli lajkat, dredhitë dhe kërcënimet e Edi Ramës, duke iu përgjigj me ironi: - “Nuk ka kthim mbrapa, vetëm përpara! Njoftoj qytetarët se fushata jonë vazhdon. Ne nuk tërhiqemi, sepse për Sarandën nuk vendosin partitë, por ju qytetarët dhe ne do triumfojmë më 14 maj”.

Aq i pafytyrë u tregua Babloku në thirrjen drejtuar kandidatit Mërkuri, sa aktroi sikur nuk dinte asgjë, megjithëse e spostoi vetë dhe kandidoi Oltion Çaçin, “magazinerin” e kokainës në hotel “Flower-Golem” dhe “kukulla” e katapultuar nga Durrësi, në pazar me mafien e hienat mediatike  të PS, që duan ta kthejnë në çiflig personal edhe perlën bregdetare të jugut, Sarandën/Pamfleti

saranda gjergj merkuri edi rama