Dokument/ Për sipërfaqen 153 m2 dhe krejt pajisjet e kuzhinës së konviktorëve, përveçse përdor 11 punonjësit, organikë e Bashkisë Elbasan, ai nuk paguan qira, energji, ujë e lëndë djegëse, sepse i paguan bashkia qysh prej muajit gusht 2019, kur krye bashkiaku Gledian Llatja ia ka dhënë në përdorim firmës “Sharra”
Krye bashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, njëherazi kandidat për mandatin e dytë, po akuzohet se gjatë 4 viteve në krye të bashkisë, ka pasur dhe vazhdon të ketë lidhje me kriminelët e Elbasanit.
Mund ta besonim përgjërimin e tij se nuk ka lidhje, nëse nuk do kishim një vendim të Bashkisë Elbasan, që fakton se krye bashkiaku Gledian Llatja jo vetëm që i njeh mirë e ka lidhje të afërta me kriminelë të njohur të Elbasanit, por edhe u ka krijuar kushte për biznes me pasuritë publike.
Konkretisht, me Vendim Nr. 58, datë 4 maj 2022 të Këshillit Bashkiak Elbasan, me kërkesë të krye bashkiakut Gledian Llatja, i është hequr kuzhina e gatimit ushqimor Shkollës së Mesme Profesionale “Luigj Gurakuqi” dhe i është dhënë në përdorim Gentian Sharrës, eksponent i njohur i botës së krimit, i vënë nën sekuestro nga SPAK.

I është dhënë firmës “Sharra”, si mjedis për ushtrimin e biznesit privat gatime produktesh ushqimore catering, për tenderët miliona Euro që Gentiani merr me ndërhyrjen e Taulant Ballës, nga spitalet, çerdhet, kopshtet, konviktet, policia, ushtria, qendrat social-shtetërore etj.
Përveç mjedisit 153 m2, Gledian Llatja i ka dhënë krejt pajisjet e kuzhinës së shkollës, për të cilat figuron sikur paguan 300 lekë/m2 në muaj, ose total 45 mijë e 900 mijë lekë në muaj.
Por sipas regjistrit të të ardhurave të Bashkisë-Elbasan, Gentjan Sharra nuk ka paguar asnjë qindarkë qira, qysh nga muaji gusht 2019 kur ia ka dhënë krye bashkiaku Gledian Llatja.
Madje edhe 11 punonjës të kuzhinës, organikë e Bashkisë, energjinë elektrike, ujin dhe gazin e lëndët drusore të harxhuara në kuzhinën e shkollës për biznesin privat catering të firmës “Sharra”, i ka paguar Bashkia e Elbasanit, me justifikimin se gatuan edhe ushqimin për nxënësit e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”.
Letrat për 4 vite me krye bashkiakun Gledian Llatja, i ka bërë i shumë-kërkuari Talo Çela, në rolin e menaxherit të firmës “Sharra” dhe ortak e mik i ngushtë me Gentian Sharrën e killerin Nuredin Dumani, ndërsa Gledian Llatja, thotë se nuk ka lidhje me ta”./Pamfleti
Lini një Përgjigje