TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Tetor 2025, 12:26

Janis Karathanos i aferës së çmendur të laboratorëve ‘fut duart’ edhe në tenderët e Universitetit të Mjekësisë

Shkruar nga Pamfleti

 Janis Karathanos i aferës së çmendur të laboratorëve

Pas koncesioneve të laboratorëve dhe ilaçeve, biznesmeni grek i lidhur me pushtetin siguron një kontratë 665 milionë lekë për ngritjen e laboratorëve farmaceutikë, me oferta fiktive dhe pajisje të vjedhura nga spitalet shtetërore...

Përveç marrjes së koncesionit të laboratorëve mjekësorë shtetërorë me vlerë 130 milionë euro dhe 100 milionë euro tenderë ilaçesh, vaksinash e pajisjesh,  Janis Karathanos është futur edhe në tenderët e Universitetit Mjekësor të Tiranës.

Nëpërmjet kompanisë së tij “PEGASUS Sh.p.k”, Karathanos ka përfituar tenderin me vlerë kontrate 665 milionë lekë me TVSH, me objekt ngritjen e infrastrukturës kërkimore-laboratorike farmaceutike në Universitetin e Mjekësisë.

Referuar procedurës dhe vlerës së kontratës, dhënia e këtij tenderi është një aferë e qartë korruptive dhe në shkelje të ligjit për prokurimet publike.

Tenderi kishte vlerë fondi limit 657 milionë lekë me TVSH, ndërsa kompanisë “PEGASUS Sh.p.k” iu dha me 665 milionë lekë, baraz me 98% të fondit limit.

Janis Karathanos i aferës së çmendur të laboratorëve

Për të garantuar fitoren e tenderit, rektori dhe komisioni i vlerësimit të ofertave pranuan formalisht në procedurë kompaninë e ndërtimit “NAOL Sh.p.k” dhe kompaninë e studimeve mjedisore “ECO-PROJECT ALBANIA Sh.p.k”, të dyja pa oferta financiare dhe të përdorura vetëm për të plotësuar numrin, sipas skemës së zakonshme të Karathanosit.

Përveç këtij manipulimi, drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë i dhanë tenderin kompanisë “PEGASUS Sh.p.k” me vlerë 100 milionë lekë më të lartë se oferta e kompanisë “BionicTech Sh.p.k”, e cila u skualifikua, pasi pazari ishte mbyllur paraprakisht me Karathanosin.

Sipas informacioneve të ardhura në “Pamfleti”, për ngritjen e laboratorit të farmacisë në Universitetin e Mjekësisë, Janis Karathanos do të përdorë pajisje që i ka vjedhur nga laboratorët e tre qendrave spitalore, në kohën kur qeveria e Edi Ramës dhe Ilir Beqja i dhanë koncesionin e laboratorëve./Pamfleti

karathano universiteti i mjekësisë

Lini një Përgjigje