
Kompania fantazmë “Casino Vlora”, gjatë viteve 2021-2025, është lejuar të pastrojë milionat e korrupsionit dhe botës së krimit dhe me transferta jashtë Shqipërisë e anasjelltas, nëpërmjet transportit tokësor, detar e ajror...
Në datën 21 qershor 2021, qeveria shqiptare licencoi subjektin “Casino Vlora”, me ortakë çiftin izraelito-holandez Asaf Barazani (68 vjeç) dhe Franciska Ditte Hannah Barazani (66 vjeçe), të cilët kanë deklaruar si qendër aktiviteti një garsoniere në katin e tretë të pallatit “Lazaj” në Vlorë.

Të dy ortakët nuk kanë qenë asnjëherë fizikisht në Shqipëri. Regjistrimi i kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe marrja e lejes për kazino janë bërë përmes prokurave të posaçme, nëpërmjet avokatit Klajdi Mone, i cili figuron gjithashtu si anëtar bordi i kompanisë.
Prej pesë vitesh, “Casino Vlora” nuk ka ushtruar asnjë aktivitet kazinoje apo lojërash fati, pavarësisht objektit të deklaruar.
Por, sipas raporteve të shërbimeve inteligjente dhe strukturave financiare, të dorëzuara te kryeministri Edi Rama, SPAK, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Tatimet, kjo kompani ka kryer aktivitet financiar të paligjshëm jashtë sistemit bankar.

Në dokumentet dhe provat e depozituara, përfshirë dëshmi dhe regjistrime audio-vizuale, rezulton se gjatë periudhës 2021–2025, “Casino Vlora” ka pastruar rreth 300 milionë euro, përmes investimeve direkte dhe të ndërmjetme në Shqipëri. Këto fonde janë qarkulluar përmes transferave të paligjshme, transportit tokësor, detar dhe ajror, pa kaluar në kanalet bankare dhe me tolerancë të plotë nga autoritetet shtetërore.
Personat që administrojnë realisht “Casino Vlora” kanë investuar këto miliona në kompani ndërtimi kullash, resortesh, komplekse vilash, projekte “strategjike” dhe koncesione, të gjitha të pajisura me leje nga kryeministri Edi Rama, përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, Komitetit të Investimeve Strategjike dhe Korporatës së Investimeve.
Ortakët izraelito-holandezë rezultojnë të lidhur me rrjetin ndërkombëtar mafioz call-center “Milton”, që operonte nga Malta, Rusia dhe Izraeli, dhe që kishte degë në Shqipëri nën menaxhimin e Olsi Ramës dhe Amant Josifit. Për këtë rrjet u zhvillua një aksion ndërkombëtar në nëntor 2022 nga autoritetet spanjolle, EUROJUST dhe SPAK.
Asaf Barazani, gjithashtu, rezulton të ketë lidhje biznesi me izraelitin Ron Yeffet, mik personal i Edi Ramës dhe ortak i Sinan Idrizit, i cili ka marrë monopolin e prodhimit e tregtimit të armëve, municioneve dhe automjeteve ushtarake në Shqipëri.
Administrator i “Casino Vlora” figuron Kejsi Bleta, i cili nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar në QKB apo Tatime gjatë gjithë periudhës 2021–2025.
Më 2 maj 2023, ai krijoi kompaninë “Elite Plus Sh.p.k.” me aktivitet agjenci turistike, punësimi, makina me qira dhe marketing, në ortakëri 50% me izraelitin Deniz Eminay, familjar i ortakëve të “Casino Vlora”. Kjo kompani është identifikuar si kanali financiar për qarkullimin e parave të pastra në dukje.
“Pamfleti” e ka denoncuar këtë aferë që më 17 maj 2023, duke publikuar faktin se “Casino Vlora” kishte marrë licencë 30-vjeçare nga qeveria me kapital vetëm 3.5 milionë lekë, në kundërshtim me ligjin që kërkon 12 milionë euro kapital minimal.
Të gjitha indiciet, lidhjet me grupet mafioze, dokumentet dhe raportet e shërbimeve të sigurisë ndodhen në sirtarët e SPAK-ut prej më shumë se dy vitesh.
Pyetja që mbetet e hapur është kjo:
A do të ketë kurajë drejtësia shqiptare të prekë “kazino-n e pushtetit”, që operon nën hijen e qeverisë?/Pamfleti
FAMILJA MAFIOZE RAOVICI !!! GJAK DO TI PESHTYJNE