Në sqarimet e Kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, zbulohet skandali, që kompania “Digit-Alb” nuk është e pajisur me Certifikatë-Licencë-Autorizim nga AKEP dhe nuk është e regjistruar në “Regjistrin e sipërmarrësve Ekonomike Mediatike”, që do të thotë, se Sandri dhe ortakët e tij ushtrojnë aktivitet të paligjshëm...
Përveç luftës së heshtur të klaneve brenda kupolës së Rilindjes, për pozita sa më të forta në PS, në qeveri dhe në tepsinë e pushtetit, kacafytja për milionat e buxhetit të shtetit, ka nisur edhe mes klientëve e sekserëve të Edi Ramës jashtë qeverisë.
Në muajin nëntor 2023, Rama urdhëroi Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, të hiqte 1.4 miliardë lekë nga fondi ngrohjes së nxënësve, dhe t’ia jepte Komitetit Olimpik Shqiptar për një tender të sajuar e fiktiv, për gjoja filmime dhe transmetime live të ekipeve sportive shkollore.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Komitetit Olimipik Shqiptar, Fidel Ylli, dy xhambazët e vjetër të kullave që në Bashkinë e Tiranës; kishin rënë dakord, që këto 1.4 miliardë lekë, t’i jepeshin Aleksandër Frangajt para datës 31 dhjetor 2023, nëpërmjet një tenderi ku “TV-Klan” do paraqitej me logon e “Digit-Alb”.
Tenderi bë dhe fitues u shpall Aleksandër Frangaj në vlerën 1 miliardë 560 milionë lekë me TVSH, ndërsa firma rivale “TIBO” me ofertë 190 milionë lekë më pak u skualifikua.
Por dy ditë pas zhvillimit të tenderit, mes Aleksandër Frangajt e Fidel Yllit plasi sherri për ndarjen e pjesës, siç thuhet, ngaqë Aleksandër Frangaj donte të merrte të gjithë vlerën pa dhënë pjesët e paracaktuara në pazarin e bërë paraprakisht.
Kaq mjaftoi, që Fidel Ylli ta shpallte të pavlefshme procedurën e tenderit, të bllokonte njoftimin e fituesit dhe të anulonte procedurën, duke i quajtur “me mangësi, të paligjshme e të falsifikuara me qëllim mashtrimi për të fituar tenderin”, dokumentet që paraqiti “TV-Klan” nëpërmjet kompanisë garuese “Digit-Alb”.
Në njoftimin për bllokimin dhe anulimin e tenderit, Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka paraqitur 13 prova të paligjshme në dosjen e “TV-Klan” e “Digit-Alb” të Aleksandër Frangajt.
Mes tyre, faktin që marrëveshja e lidhur ndërmjet “Digit- Alb” e “TV-Klan”, është bërë me qëllim kualifikimi e shpallje fitues, por që bie ndesh me Ligjin Nr.162/2020, datë 23.12.2020.
Po kështu, Aleksandër Frangaj, ka mashtruar duke paraqitur dokumentet sikur ka bërë sigurim oferte në vlerën 2% të vlerës së fondit limit, kur faktikisht e ka më të vogël se vlera ligjore.
Kompania “Digit-Alb”, nuk ka “Certifikatë Ndërkombëtare ISO 9001:2015” si platformë mediatike dhe as kapacitete profesionale të operatorëve e certifikim të tyre dhe as të teknikës dhe për sistemin e menaxhimit të cilësisë; madje ka mashtruar dhe me numrin e punonjësve.
Në sqarimet e Kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, zbulohet skandali, që kompania “Digit-Alb” nuk është e pajisur me Certifikatë-Licencë-Autorizim nga AKEP dhe nuk është e regjistruar në “Regjistrin e sipërmarrësve Ekonomike Mediatike”, që do të thotë, se Sandri dhe ortakët e tij ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.
Ka zëra, se Babloku do ta shuaj këtë kacafytje mes hajdutëve të tij, duke urdhëruar Fidel Yllin, që Aleksandër Frangaj të pranohet në tenderin e përsëritur, të shpallet fitues e të përlajë 1.5 miliardë lekët, për gjoja filmime e transmetime në TV-Klan të ekipeve shkollore./Pamfleti
Lini një Përgjigje