Motivet dhe provat konkrete penale, që SHBA e ka shpallur “Non grata” avokatin Idajet Mane Beqiri i publikoi “Pamfleti” më 18 tetor 2023...
Më 12 tetor 2023, DASH dhe Thesari Amerikan i Shtetit, publikuan emrin e avokatit Idajet Beqiri dhe emrin e tij të rremë Hidajet Beqiri, në listën e përditësuar të 110 personave nga e gjithë bota, të shpallur “Non grata” e urdhër sekuestrimi i pasurive që ka brenda e jashtë SHBA.
Sipas vendimit të SHBA, avokati Idajet Mane Beqiri, anëtar i Dhomës së Avokatisë-Tiranë, rezulton i përfshirë në mashtrime financiare ndërkombëtare, trafik armësh, droge e qeniesh njerëzore, krijim organizate kriminale e veprimtari terroriste, duke përdorur disa identitete false.
Motivet dhe provat konkrete, që SHBA e ka shpallur “Non grata” avokatin Idajet Beqiri, i publikoi “Pamfleti” më 18 tetor 2023; sipas dosjes me vepra të rënda penale që duhet ta çojnë përsëri në burg këtë avokat.
Nën maskën si avokat, ka prova nga Anti-krimi, Anti-trafiku e SHISH, se Idajet Beqiri është i lidhur me bosët e krimeve deri në Meksitë, jo si avokat mbrojtës, por si bashkëpunëtor në organizim, kryerje e fshehje krimesh dhe zhdukje provash.
Për këtë rast, po i bëjmë një pyetje zotit Maksim Haxhia, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë: - A do t’i hiqet licenca, avokatit Idajet Beqiri, i shpallur “non grata” nga SHBA për përfshirje në veprimtari kriminale me grup të strukturuar ndërkombëtar e veprimtari terroriste?
Sepse heqja e licencës së tij, përcaktohet në Nenin 13 të Ligit Nr. 55/2018, datë 23 korrik 2018 “Për Profesionin e Avokatit”, ku thuhet se nuk mund të licencohet “Avokat” apo të vazhdojë udhëtimin e aktivitetit “Avokat”, asnjë person i dënuar burg me vendim të formës së prerë.
Avokati Idajet Beqiri është dënuar në korrik 1986 me vendim të formës së prerë nga 3 shkallët e gjykatave të Shqipërisë, për falsifikim vendimesh gjyqësore kur ishte Kryetar Gjykate në Krujë.
Po kështu, avokati Idajet Beqiri është arrestuar e dënuar burg edhe 5 herë në Shqipëri, Belgjikë Gjermani e Kosovë për mashtrime, trafiqe njerëzore, armësh dhe droge në grup të strukturuar kriminal e veprimtari terroriste, për të cilat ka ende në fuqi 2 dënime me burg në Belgjikë.
Heqja e licencës Idajet Beqirit, mbështetet dhe në Pikën “1” të Nenit 48 të Statutit të Dhomës Avokatisë, ku thuhet: - Nuk mund të pajiset me leje “Avokat”, ose të ushtrojë aktivitetin e “Avokat”, personi që është dënuar për vepra penale me qëllime terroriste, sidomos për vepra penale të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 231, 234/a, 234/b dhe 287 të Kodit Penal.
Veprat penale për të cilat Idajet Beqiri është dënuar e shpallur “Non grata” nga SHBA, përshihen në këto nene të Kodit Penal, por edhe sikur të mos ketë qenë i dënuar, sipas Kodit Etik të Avokatit, mjafton shpallja “Non grata”, që Idajet Beqiri t’i hiqet licenca e avokatit./Pamfleti

Lini një Përgjigje