TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Tetor 2023, 10:29

Çmendet Babloku/ Bashkisë Memaliaj i bllokon fondet e mjetet; në Tepelenë mbyll spitalin e 40 mijë banorëve

Shkruar nga Pamfleti
Çmendet Babloku/ Bashkisë Memaliaj i bllokon fondet e mjetet;
Edi Rama kur bënte fushatë në Memaliaj dhe Tepelenë

Nuk është çudi, që me hakmarrjen psiko-politike për humbjen në Memaliaj, kryeministri Edi Rama të bllokojë edhe pensionet, ndihmën ekonomike, shkollat, furnizimin me ujë e energji elektrike dhe shërbimin në varrezat e qytetit

Po rikujtojmë dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama për zonën e Tepelenës:

1. Më 28 korrik 2023, gjatë mbledhjes 2 ditore të qeverisë te hoteli i Gramozit në Ujin e Ftohtë, Babloku bëri premtimin se Rrethin e Tepelenës, do t’i kthente në qendrën më të madhe turistike të jugut, me rrugë, arsim, stadiume, liqene artificiale, parqe, shërbim mjekësor modern e shumë ëndrra të tjera nga ato që thotë Babloku kur merr yrysh.

2. Edhe gjatë takimeve elektorale të 14 majit në Tepelenë e Memaliaj, kryeministri Edi Rama, tha: - Nëse bashkitë nuk i fiton PS-ja, unë do ndërpresë fondet, investimet dhe do bllokojë astet e burimet financiare të bashkive dhe çdo shërbim të tyre.

Për qytetin e Memaliajt, ku fitoi kandidati i opozitës Albert Malaj, kryeministri Edi Rama e mbajti fjalën, me urdhrin e para 1 jave, për të paralizuar krejt aktivitetin financiar të Bashkisë, duke i bllokuar pagat, kontratat, investimet e shërbimet publike deri te pastrimi i qytetit.

Në denoncimin publik që ka bërë kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, thuhet se janë bllokuar llogaritë bankare të Bashkisë, duke penguar veprimtaritë zhvilluese dhe shërbimet ndaj qytetit e qytetarëve, ndërsa gjatë drejtimit nga PS, fondet nuk u bllokuan.

Janë bllokuar automjetet e pastrim-evadimit të mbetjeve, me justifikimin se nuk do hidhen më në vendin ka janë hedhur gjatë 30 viteve, ndërkohë që deri më 16 qershor 2023 kur bashkia drejtohej nga PS, mbetjet janë hedhur në atë vend depozitimi.

Është proceduar penalisht firma private e pastrimit të qytetit dhe i janë bllokuar automjetet, kur ajo ka zbatuar me korrektesë kontratën e shërbimit me Bashkinë për vend-depozitimin e mbetjeve, duke ndërprerë pastrimin e qytetit.

Më 20 shtator 2023, Policia e Shtetit ka bllokuar automjetet, fadroma, eskavatorë, vinça e karroca, që Bashkia përdor për pune publike në rrugët, kanalet kulluese, mbrojtje nga rrëshqitjet e tokës, madje janë proceduar penalisht zytarët e Bashkisë dhe shoferët.

Por nuk është çudi, që me hakmarrjen psiko-politike për humbjen në Memaliaj, kryeministri Edi Rama të bllokojë edhe pensionet, ndihmën ekonomike, shkollat, furnizimin me ujë e energji elektrike dhe shërbimin në varrezat e qytetit e të njësive administrave.

Për Memaliajn që drejtohet nga kryebashkiaku i opozitës, Babloku e mbajti fjalën duke bllokuar financat, punimet dhe shërbimet publike; ndërsa për Tepelenën që drejtohet nga PS, nuk e mbajti premtimin për ta bërë qendër të zhvilluar të jugut.

Më 25 shtator 2023, ka filluar zbatimi i Urdhërit Nr. 359, datë 9 qershor 2023 të ish-ministres Ogerta Manastirliu, për mbylljen e Spitalit të Rrethit Tepelenë dhe kthimin e tij në qendër shëndetësore, duke detyruar afro 40 mijë banorë nga Levani, Gllava, Izvori, Buzi, Kurveleshi, Lopsi, Krahësi, Memaliaj e Tepelena, të udhëtojnë drejt spitalit të Gjirokastrës.

Hipokrizia e mashtrimi i Bablokut është ky: Më 28 korrik premtoi projekte zhvilluese për rrethin e Tepelenës, ndërkohë që më qershor, kishte miratuar mbylljen e spitalit të rrethit, për të cilin banorët dhe personeli mjekësor po protestojnë që të mos mbyllet./Pamfleti

Çmendet Babloku/ Bashkisë Memaliaj i bllokon fondet e mjetet;

Çmendet Babloku/ Bashkisë Memaliaj i bllokon fondet e mjetet;

Lini një Përgjigje