Tenderi është dhënë me lejen e ministres, por me dijeninë e Bablokut, mbasi asnjë qindarkë nuk jepet pa urdhrin dhe pa bekimin e tij...
Agim Kajmaku u harrua si emër, si lulishtar i sarajeve të Surrelit dhe si mik e sponsor i Belindës, pas heqjes së mandatit si krye bashkiak i Vorës, arratisjes e shpalljes në kërkim, për shkak të fshehjes së dënimit në Greqi.
Por u bë objekt i mediave, pasi me urdhër të Bablokut u vetë dorëzua në polici e iu pushua çështja, ndërsa pas arrestimit në Itali për trafik kokaine me vazot e luleve, emri i Kajmakut u harrua përsëri.
Por ditën e hënë më 2 tetor, emrin e tij e ka nxjerrë në skenë Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, duke e ftuar në tepsinë e tenderëve të drejtorive në vartësi direkte te saj, me objekt blerje fiktive sa për të dhënë milionat.
Sipas njoftimit zyrtar në Buletinin e Prokurimeve Publike, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, që është në vartësi të ministres Anila Denaj, i ka dhënë firmës “A.M.E-2000 Sh.p.k” të Agim Kajmakut të Vorës, një tender dukshëm të sajuar si qokë, me objekt blerje plehra për ushqimin e tokës.
Në tender ka marrë pjesë vetëm firma e Agim Kajmakut dhe është shpallur fituese me 99.99% të fondit limit, ndërsa në njoftimin e Qendrës së Teknologjive Bujqësore, është mashtruar, duke deklaruar se u zgjodh oferta më e ulët, kur kishte vetëm 1 ofertë.

Rifutja e Agim Kajmakut të Vorës në tenderët shtetëror, patjetër që është bërë me lejen e ministres Anila Denaj, por me dijeninë e Bablokut, mbasi asnjë qindarkë nuk jepet pa urdhrin dhe pa bekimin e tij.
Saktësojmë, se deri në muajin janar 2020, kur Agim Kajmaku ishte në arrati, firma e luleve kishte emrin “Kajmaku Sh.pk.”, ndërsa më pas e quajti “A.M.E- 2000 Sh.p.k”, me qëllim që të vazhdonte të merrte tenderë me emër tjetër, siç ka filluar të marrë./Pamfleti
Lini një Përgjigje