TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Tetor 2023, 11:57

Artan Lame në listën e BKH: ka falsifikuar e zhdukur regjistra pronash në grup të organizuar

Shkruar nga Pamfleti
Artan Lame në  listën e BKH: ka falsifikuar e zhdukur regjistra
Artan Lame /

Në lëndën hetimore, është vërtetuar me dëshmitë e 22 drejtuesve të arrestuar 4 vitet e fundit, se zëvendësimi çdo 1, 3 e 6 muaj i tyre në kadastrën e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Vlorës e Sarandës, ishte skenar i Artan Lames, për përdorjen e tyre në falsifikime, dëmtime faqesh pronësore e zhdukje regjistrash, me premtimin për paprekshmëri nga drejtësia...

Shtatë muaj pas shkarkimit të Artan Lames nga detyra e Drejtorit të Kadastrës, Babloku nuk po i jep post tjetër, mbasi e di që ndaj tij kanë nisur procedurat për ta çuar te “shtatë penxheret”, me prova si drejtues grupi falsifikimi regjistrash të pasurive shtetërore e private.

Deklarata e Altin Dumanit, se “do ketë zhvillime të reja, me emra të tjerë”, përfshinë dhe Artan Lamen, hetimi ndaj të cilit filloi më 20 qershor 2022 nga prokuroritë e disa rretheve, por u ndërprerë më 24 gusht 2022, siç duket me urdhër politik e klientelizëm mafiozësh.

Ky hetim është marrë në dorë nga SPAK e është rihapur, për shkak se përmasat e krimit me pronat janë aq të rënda e masive, sa janë zhdukur 1130 regjistra, ndërsa në 1810 të tjerë ka falsifikime në genplane, planimetri, harta, legalizime, emra pronarësh, objektesh e sipërfaqesh.

Nga hetimet e para 1 viti që u pezulluan, u konstatua se autori në shumë ndërhyrje e zhdukje regjistrash është vetë ish-drejtori Artan Lame, por dhe vartësit drejtorë rrethesh, që kanë bërë batërdi me urdhër, dijeni, lejim e heshtje nga Artan Lame.

Në materialin hetimor, është vërtetuar me dëshmitë e 22 drejtuesve të arrestuar 4 vitet e fundit, se zëvendësimi çdo 1, 3 e 6 muaj i tyre në kadastrën e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Vlorës e Sarandës, ishte skenar e Artan Lames, për përdorjen e tyre në falsifikime, dëmtime faqesh pronësore e zhdukje regjistrash, me premtimin për paprekshmëri nga drejtësia.

Hetimi është rihapur nga SPAK në fillim të shtatorit 2023, duke kaluar te Byroja Kombëtare e Hetimit, gjithë lëndën e gatshme hetimore për regjistrat dhe arkivat administrative, të sekuestruara në Kadastrën Qendrore e rretheve Tiranë, Vlorë, Sarandë, Durrës, Kavajë, Shkodër.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, në lëndën hetimore janë provat për 46 mijë dosje objektesh të ndërtuar e regjistruar në ALUIZNI pas vitit 2017, kur ligji e ndaloi legalizimin e tyre në tetor 2014; si dhe dhënien e 17 mijë e 260 leje legalizimi kioskash e shtëpi banimi 1 kat, por të regjistruara si objekte biznesi me sipërfaqe 10 herë më të mëdha, si vila e pallate.

Kujtojmë, që më 18 qershor 2022, tre ditë pas arrestimeve në kadastrat e Vlorës, Sarandë, Durrës e Tiranë dhe 2 ditë para nisjes së hetimit në Kadastrën e Përgjithshme e disa rrethe bregdetare, Drejtori Artan Lame, deklaroi para mediave i trembur, se kishte zbuluar këtë krim: nga 2342 regjistra pronash që ka Tirana, vetëm 250 janë të pa dëmtuar.

Po sipas Lames në atë kohë, 1130 regjistra në Tiranë dhe kadastrat e zonave bregdetare Shkodër-Sarandë janë zhdukur; qindra faqe janë të hequra e zëvendësuara, të grisura, të korigjuara e të falsifikuara, madje 13 mijë faqe janë lënë bosh, për t’u plotësuar nga hajdutët.

Hetimi i bërë gjatë periudhës 20 qershor-24 gusht 2022, që u ndërpre, është rihapur dhe personi i parë me të cilin BKH ka nisur procesin, është Artan Lame dhe 5 vartës të tij kryesor, ndërsa në vazhdim gjithë grupi me të cilin ka bërë krime në regjistrat e kadastrës./Pamfleti

artan lame byroja kombëtare e hetimit regjistër pronash

Lini një Përgjigje