TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Prill 2025, 14:09

Pazar i kupolës së Drejtësisë, për të mos ekstraduar Florenc Çapjan nga Dubai

Shkruar nga Pamfleti
Pazar i kupolës së Drejtësisë, për të mos
Florenc Çapja /

Dy ditë para se të arrestohej në Shqipëri, kapobanda e Elbasanit, u njoftua dhe u arratis më 13 mars 2021 familjarisht në Dubai. U arrestua në Emirate më 27 maj 2021; ndërsa në seancën gjësore më 2 shkurt 2022 në Dubai, u lirua ngaqë drejtësia shqiptare nuk çoi provat e krimeve dhe nuk bëri ankim në Gjykatën Supreme të Emirateve e Bashkuara Arabe...

Shqiptarët vazhdojnë të shpresojnë, se policia dhe drejtësia e re do godasin eksponentët e krimit të organizuar, një ndër ta, kapobonda Florenc Çapja i Elbasanit, i skeduar dhe provuar për vrasje, trafik droge, gjobëvenie, peng-marrje, pastrim parash e pasuri me burime financiare nga krimet.

Por informacioni që po publikon “Pamfleti” nga burime brenda Drejtësisë, vërteton se edhe Drejtësia e re nuk dëshiron ta arrestojë e ndëshkojë kapobandën Florenc Çapja; të cilin, Policia, Prokuroria dhe Gjykata në Elbasan, nuk e prekën gjatë 20 viteve aktivitet të hapur kriminal.

Më 16 mars 2021, dy ditë para se të arrestohej në Shqipëri me kërkesë të SPAK-ut e Gjykatës së Posaçme, kapobanda i Elbasanit, Florenc Çapja, nëpërmjet lidhjeve familjare me kupolën e policisë dhe lidhjeve me kupolën politike e qeveritare, u arratis familjarisht nga Rinasi në Dubai.

Më 27 maj 2021, Florenc Çapja, u arrestua në Dubai, ndërsa Interpol- Abu Dhabi, Policia, Prokuroria Supreme dhe Ministria e Drejtësisë e Emiratave të Bashkuara Arabe, i kërkuan zyrtarisht homologëve shqiptarë, dosjen me provat për krimet që ai ka kryer në Shqipëri.

Por Interpol-Tirana, Policia, Prokuroria, SPAK dhe Ministria e Drejtësisë, që kishin kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e kapobandës së Elbasanit, Florenc Çapja, nuk i dërguan dosjet me krimet e tij, as bashkë me kërkesën, as pas arrestimit, as gjatë 60 ditëve që ai mbahej në paraburgim dhe as gjatë 6 muajve në proces gjykimi në Dubai.

Madje Gjykata e Shkallës së Parë të Emirateve të Bashkuara duke pritur palën shqiptare të dërgonte dosjet me provat e  krimeve të  Florenc Çapjas, nuk e liroi në shkallën e parë dhe ky e ankimoi në gjykatën e Apelit atje, ndërsa pala shqiptare nuk dërgoi as përfaqësues në gjyq.

Në seancën gjyqësore të Apelit më 2 shkurt 2022 në Dubai, u vërtetua se Policia, Interpol-Tirana, Prokuroria, SPAK dhe Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë, nuk kishin dërguar dosjen me prova për Florenc Çapjan, por vetëm kërkesë formale për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.

Gjykata e Apelit e Dubait dhe avokatja arabe, Auatif Mohammed e Florenc Çapjas, në mungesë të dosjes së krimeve, refuzuan ekstradimin e tij në Shqipëri dhe liruan me masën “mbikëqyrje policore” për 6 muaj, kundrejt garancisë financiare 200 mijë Dhah, baraz me 55 mijë USD.

Një nga pikat e vendimit të Gjykatës së Dubait për periudhën e “Mbikëqyrjes policore” nga 2 shkurt deri më 2 gusht 2022 të Florenc Çapjas, ishte kërkesa e dytë, drejtuar drejtësisë shqiptare, për të dërguar dosjen me provat e krimeve që ky ka bërë në Shqipëri e do bëhej ekstradimi.

Por provat për Florenc Çapjan nuk janë dërguar akoma në Dubai e kjo nuk është “harresë”; por mos-veprim i qëllimtë, që krijon dyshime se kupola e Drejtësisë në Shqipëri e lidhur me kupolën politike, ka bërë Pazar për të mos e ekstraduar Florenc Çapjan, mbasi ai ka patur lidhje me ta.

Ndërsa Çapja është i lirë në shtetin “parajsë”, ku po jeton në luks prej 4 vitesh, ka blerë pasuri dhe qarkullon miliona që ka grumbulluar nga veprimtaritë kriminale.

Të vetmin veprim, që SPAK ka bërë deri tani pas 4 vitesh të Florenc Çapjes në Dubai; është vendimi i datës 16 janar 2025, për sekuestirmin e 10 pasurive të tij, ndërkohë që më 23 janar 2023 i sekuestroi 4 pasuri të tjera./Pamfleti

florenc çapja dubai pazari kupola e drejtësisë

Lini një Përgjigje