TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Nëntor 2024, 10:00

Policia shmangu operacionin, shpëton ‘koka’ Arben Koçollari: Kush e mbron bosin e mashtrimit me Forex që pastron paratë në ndërtim e panele diellore?

Shkruar nga Pamfleti

Policia shmangu operacionin, shpëton ‘koka’ Arben

Asnjë bazë mashtrimi e qytetarëve evropianë nuk vepron pa mbështetje dhe garanci policore...

Disa muaj më parë, policia goditi një bazë call centerash që mashtronin të huajit, duke u zbrazur llogaritë, përmes investimeve të rreme në bursa. Baza e mashtrimit, si për çudi, ndodhej pranë Drejtorisë së Policisë.

Pas celulës kriminale qëndronte koka e mashtrimit me Forex, Arben Koçollari, objekt sulmesh me tritol për shkak të pazareve të prishura, dora e një grupi ruso-izraelit.

Pas Koçollarit qëndrojnë shtetas izraelitë dhe rusë të skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, trafik organesh, eliminime dhe pastrim parash, ku në pah dalin Nahum Ashurov, Serafima Abramovich, Boris Volfman, Robert Shpolinske, Uliana Volfman, Juri Bagubian, Fabio Capozzi etj. Nyja e zezë e këtij rrjeti kriminal që ka përfituar tenderë publikë është Egla Gjinollari, e cila kopsit letrat për hapjen dhe mbylljen e një karteli kompanish të dyshimta dhe fantazmë, për pastrimin e parave, për aktivitetin e të cilës do flasim në vijim.

Skandali me operacionin policor është i dyfishtë. Policia devijoi operacionin duke shpëtuar kreun e bandës së call- centrave Arben Koçollari, dhe nga ana tjetër për të sabotuar operacionin dhe ruajtur bazat e tjera të mashtrimit, Koçollari lëvizi me shpejtësi, duke rritur tarifën për zyrtarin e policisë, që shërben si garanci për aktivitetin e tij kriminal në Tiranë.

Asnjë bazë mashtrimi e qytetarëve evropianë nuk vepron pa mbështetje dhe garanci policore. Goditja ndaj bazës së Koçollarit ka ardhur për të rritur tarifën mujore që paguan në Policinë e Shtetit dhe për të mbrojtur nga ekspozimi dhe veprimi i ligjit bazat e tjera nëpër Tiranë.

Po ku ndodhen call centrat e tjerë të Arben Koçollarit dhe cila është fija e tij në Policinë e Shtetit? Pamfleti do të sjellë të dhëna në vijim.

Në dhjetor të vitit që kaloi, Koçollari ka themeluar kompaninë e ndërtimit FIRST CONSTRUCTION, me nipt M32405001S, në bashkëpunim me shtetasen izraelite lindur nē Moldavi, Serafima Abramovich, për të pastruar paratë me burim aktivitetin kriminal të mashtrimit dhe zhvatjes së qytetarëve evropianë.

Nga viti 2016 deri më sot, Arben Koçollari ka ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit të shumëfishtë me pasoja të rënda, kamufluar me kompanitë ROYAL INNOVATION (L92427028T), INNOV ATION (M02118033Q), MARKETS CAPITAL (L61607011S), si dhe përmes nipteve K51605021N, L82110014A, L62227018D, M31325027O etj., me objekt veprimtarie call- center, përpunim të dhënash, blerje numrash kontakti, mashtrim me pasoja të rënda, zhvatje pasurie përmes mashtrimit, joshje për investim të rremë në bursa, por edhe shërbime marketingu, konsulenca etj.

Përpos investimit në ndërtim, paratë aktivitetit kriminal Koçollari i ka hedhur për hapjen e lokaleve, në panele diellore, paraqitjen vizuale të të dhënave hapësinore etj. Vijon.../Pamfleti

arben koçollari forex pastrim parash

Lini një Përgjigje