TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Nëntor 2024, 11:10

Laku i SHBA e SPAK po ngushtohet aq shumë, sa Babloku nuk ka më hallin e Olsit

Shkruar nga Pamfleti
Laku i SHBA e SPAK po ngushtohet aq shumë, sa Babloku nuk ka më hallin
Edi dhe Olsi Rama /

Sa herë dëgjon Altin Dumanin, se është nën hetim për dosjen “McGonigal”, apo i shkojnë mesazhe, se FBI po e heton për afera të tjera ndërkombëtare, Edi Rama sulmon SHBA; por pasi e ftillojnë, kupton se SHBA mban shënime dhe “e kap lepurin me qerre”, model që SPAK po e zbaton me aferat e tjera korruptive, siç veproi me dyshen Berisha-Meta...

Më 9 shtator 2013, Edi Rama hyri në kryeministri me një dosje të kuqe në dorë, pa e menduar se pas mandatit të parë, në zyrat e larta të politikës, shtetit e agjencive të SHBA, emri i tij u fut në “rreth të kuq”, për shkak se u lidh me krimin e i dha asete publike.

Amerikanët menduan, se ishte një ‘qokë’ kalimtare ndaj atyre që e sollën në pushtet, të cilën vetë Edi Rama e quajti “Aleanca e qelbësirave, për të rrëzuar krye qelbësirën Sali Berisha”, por rezultoi se afrimin e eksponentëve të krimit dhe korrupsionit, Rama e kishte linjë të qartë të pushtetit të tij.

Linjë që e faktoi me futjen e tyre në qeveri, parlament, polici, Gardë, SHISH, anti-trafik, porte detare, Interpol-Tirana, dogana, në krye të pushtetit vendor e deri në shërbimin diplomatik.

Përveç pushtetit ekzekutiv e legjislativ, kryeministri Edi Rama u dha kriminelëve fonde e pasuri publike dhe u krijoi terren të lirë e të sigurtë, për të pastruar miliardat e trafikut të drogës, kontrabandës e korrupsionit me biznese ndërtimi, tregje tokash, trojesh, objektesh, koncesione, investime në turizëm dhe deri me blerje bonosh thesari nga Banka e Shtetit.

Në skemën e tij, sipas praktikës “Shteti mbështet e mbron mafien, ndërsa mafia drejton e kontrollon shtetin”, kryeministri Edi Rama përfshiu dhe vëllain Olsi Rama, ndërsa guximin e çoi, deri në korruptimin dhe përdorjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Këtë skandal, amerikanët e zbuluan qysh në vitin 2017, kur panë se nisën dhe u forcuan lidhjet Rama-McGonigal; të cilët u mbajtën në mbikëqyrje nga shërbimet speciale të FBI, të dhëna të ngritura si hetim e akuza që çuan në burg agjentin McGonigal.

Pjesën e përfshirjes së Edi Ramës në skandal, amerikanët e kanë dorëzuar në SPAK, kompletuar me përgjimet e FBI, raportet e të infiltruarit Agron Neza, deklarimet e tij e të Dorjan Duçkës në SPAK dhe deklarimet e Charles McGonigal para prokurorëve e trupit gjykues, hetim që po kryhet në bashkëpunim me ekspertët e FBI brenda SPAK-ut.

Emri i kryeministrit Edi Rama, ka dalë dhe në dosjet hetimore të PPP-ve në shëndetësi, landfille, dhënien e pasurive publike trafikantëve, bizneset e kullave, resorteve, trafiqet e drogës, emërimet drejtuesve policor të lidhur me krimin etj., etj..

Emri i ka dalë dhe te dosja e laboratorit të drogës “Xibaraka”, ku për të fshehur dhe hequr emrin e vëllait Olsi Rama, shpëtoi nga shkarkimi në vettinng dhe shpërbleu kryepolicin e Elbasanit Neritan Nallbati me postin Drejtor Policie në Berat, Fier, Durrës e Drejtor të Përgjithshëm të Krimeve, ndërsa prokurorin Olsian Çela e emëroi Prokuror të Përgjithshëm.

Dosja “Xibraka” u rihap dhe Olsi Rama është person nën hetim nga SPAK, ku është thirrur dy herë me indiciet si pjestar i bandës së trafikimit e përpunimit të drogës; hetim për të cilin, vëllai kryeministër Edi Rama, ka tentuar ta shpëtojë përsëri me intimidime ndaj SPAK-ut.

Por pas burgosjes së Charles McGonigal, pas shpërfilljes nga politika amerikane dhe pas deklaratës së Altin Dumanit, se dosja “McGonigal” është në hetim, Edi Rama ka kuptuar, se laku i SHBA e SPAK po i ngushtohet aq shumë, sa nuk e ka më hallin e Olsit, por hallin e kokës së tij.

Sa herë dëgjon Altin Dumanin, se është nën hetim për dosjen “McGonigal”, apo i shkojnë mesazhe, se FBI po e heton për afera të tjera ndërkombëtare, Edi Rama sulmon SHBA; por pasi e ftillojnë, kupton se SHBA mban shënime dhe “e kap lepurin me qerre”, model që SPAK po e zbaton me aferat e tjera korruptive, siç e veproi me dyshen Berisha-Meta./Pamfleti

edi rama olsi rama shba spak

Lini një Përgjigje