Anti-Mafia28 Shkurt 2024, 12:55

Rektori i Mjekësisë, xhambazi Arben Gjata, emëroi ortakun Artian Plasari, shef të tenderëve; prej 4 muajsh po shqyejnë fondet

Shkruar nga Pamfleti
Rektori i Mjekësisë, xhambazi Arben Gjata, emëroi ortakun Artian
Rektori i Mjekësisë, Arben Gjata /

Emërimin e ortakut të tij, rektori xhambaz me pasuri sheikësh, Arben Gjata, e ka bërë 5 muaj pasi SPAK e ka marrë të pandehur me masë “Detyrim paraqitje”, për 80 milionë Euro më tepër se kostoja reale në koncesionin e sterilizimit, ku Ilir Beqja e emëroi kryetar komisioni të planit financiar...

Referuar pasurisë së Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, që kalon mbi 2 milionë Euro të deklaruara në ILDKP, por nuk dihet sa ka të pa deklaruara; SPAK dhe Gjykata e Posaçme, duhet ta kishin arrestuar për dy raporte të KLSH dhe për aferën e sterilizimit, ku ai rezulton se ka hartuar kostot e larta fiktive të tyre.

Sepse duke u lënë i lirë, rektori Arben Gjata, nuk po ndalet në batërdinë që po bën me fondet e Universitetit Mjekësor, duke emëruar miqtë, shokët dhe ortakët e tij, shefa te fondet e universitetit.

Me Urdhër Nr. 175, datë 17 nëntor 2023,  Rektori Arben Gjata ka emëruar në detyrën shef tenderësh dhe shef koordinimi e administrimi të krejt aktivitetit të Universitetit Mjekësor me afat të pacaktuar, biznesmenin Artian Plasari, me të cilin prej 15 vitesh është ortak te klinika private “Albanian Medical Group”.

Rektori i Mjekësisë, xhambazi Arben Gjata, emëroi ortakun Artian

Sipas urdhrit të rektorit Arben Gjata, ortaku i tij Artian Plasari, është emëruar Koordinator i Rektorit dhe Shef Sektori në Drejtorinë Ekonomike, me pagë bruto 1 milionë lekë, mirëpo emërimi i tij nuk ka lidhje me pagën, por me “tepsinë e tenderëve dhe fondeve të universitetit mjekësor.

Rektori i Mjekësisë, xhambazi Arben Gjata, emëroi ortakun Artian

Këtë të vërtetë e zbulon pika nr.5 e urdhrit të rektorit, ku thuhet se vendimin e emërimit, do ta bëjë Drejtoria Ekonomike dhe administratorja e Universitetit Mjekësor; që do të thotë, se ortaku i rektorit, nuk do jetë thjeshtë koordinator, por  “kalkulator” i tenderëve.

Këtë e vërteton dhe Shkresa Nr. 303, datë 18 nëntor 2023 e Administratores së Universitetit Mjekësor, Marigo Jaupi, me të cilën njofton Drejtorinë Ekonomike, se me urdhër të rektorit Arben Gjata, “specialisti” Artian Plasari është emëruar në sektorin e tenderëve, si përfaqësues i rektorit dhe shef i sektorit të koordinimit të punëve në Universitetin Mjekësor.

Rektori i Mjekësisë, xhambazi Arben Gjata, emëroi ortakun Artian

Madje në fund të urdhrit administratorja Marigo Jauoi, e konsideron veten Autoritet Kontraktor  sikur emërimi është tender, por ka thënë të vërtetën, që emërimi i Artian Plasarit është pazar “tenderi” i rektorit Arben Gjata.

Sipas regjistrit të APP, gjatë afro 4 muajve në sektorin e tenderëve në Universitetin e Mjekësisë, Artian Plasari me bekimin e rektorit Arben Gjata, ka sajuar 22 tenderë për blerje pajisjesh mjekësore, materiale shërbime fiktive.

Emërimin e ortakut të tij, rektori xhambaz me pasuri sheikësh, Arben Gjata, e ka bërë 5 muaj pasi SPAK e ka marrë të pandehur me masë penale “Detyrim paraqitje”, për 80 milionë Euro më tepër se kostoja reale në koncesionin e sterilizimit, ku Ilir Beqja e emëroi kryetar komisioni të planit financiar. (Vijon me skandale të tjera)./Pamfleti

arben gjata artian plasari