Anti-Mafia13 Maj 2023, 10:58

Sami Mazreku, "gangrena" e korrupsionit që po gërryen edhe qeverinë “Kurti”

Shkruar nga Pamfleti
Sami Mazreku, "gangrena" e korrupsionit që po gërryen edhe
Sami Mazreku dhe Albin Kurti

Kryeministrit Albin Kurti jo vetëm që drejtësia ia arrestoi njerëzit që u ka besuar e po përfitojnë deri sa kryeministri po vazhdon e ju beson, por po marrin pozita në shtet dhe ata që ai (Kurti) erdhi në pushtet me premtimin se do t’i luftojë e do ta bëjë çlirimin e dytë të vendit nga krimi i korrupsioni...

Prishtinë/ Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) Sami Mazreku që ishte zgjedhur drejtor pa konkurs e pa intervistë, pra një drejtor kukull i emëruar në kohën e matrapazëve sikurse ish drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) Fehmi Mehmeti, e zëvendës guvernatori Sokol Havolli, po vazhdon dhe nën qeverisjen Kurti të menaxhojë me këtë institucion dhe të keqpërdor me fondet e shtetit nga taksat e qytetarëve.

Mazreku, si pjesë e ekipit korruptiv Mehmeti & Havolli, të cilët zyrtarisht e ilegalisht menaxhuan dy institucionet si BQK-në dhe BKS-në, të cilat i shndërruan në pronë të vetën, po vazhdon pandalshëm me taksat e qytetarëve të ushqejë jo vetëm  vetën, por edhe ata që vepruan e veprojnë nën menaxhimin e kësaj tresheje mafioze që kanë zgjeruar veprimtarinë  e tyre tani edhe në uzurpim pronash e ndërtim.     

Ishte vet Havolli ai që në emisionin “Jeta në Kosovë” e pranoi që personalisht ia ka nënshkruar Mazrekut kontratën jashtëligjshëm që ky i fundit të bëhet drejtor i BKS-së. Qëllimi ishte i thjesht, që ai ishte një vegël që e ndihmonte ekipin që të vjedhin përfshirë kompaninë Quantix e duke vazhduar me llogari të fshehura që manipulojnë një grup i vogël hajnash po në vlera të mëdha nuk ndalojnë së vepruari. Morën kodin burimor që të manipulojnë, kurse drejtorët ende as sot nuk guxojnë ta thonë asnjë fjalë. “Rroga e mirë e rrahtë unë”, le çka bëjnë tjerët u prononcua një drejtor nga BKS-ja në kushte anonimiteti, tjetri tha se “Pasha zotin nuk guxoj t’i denoncoj se mos ma marrin licencën”.

Ndërsa, tani në frymën e re të një BQK-je të re askush nuk merr asnjë hap t’i shikoj ose të merret me këto mashtrime e hajni. Shpresa ishte që ndërrimi i pushtetit do e ndërroj edhe frymën e të menduarit, por si duket frika ende mbretëron prej pushtetit të kaluar apo shpejt hajnat u lidhen edhe me këtë pushtet. Para disa ditësh në vendin tonë u dha lajmi se për dy pula të vjedhura njerëzit i morën në paraburgim, kurse dy policë u tha se janë korruptuar me dy byrekë me djathë e dy jogurtë dhe u suspenduan e hajnia multimilionshe tejkalohet me lehtësi. Është raportuar për nënshkrime false, që quhet shkurt e shqip hajni, pra në një rast për 300 000 euro kontrata fiktive milionëshe, llogari fiktive që i kontrollon drejtori i jashtëligjshëm Mazreku, nuk hetohet.

Në gusht të vitit të kaluar, zv.guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli dha dorëheqje. Në letrën përmes së cilës e ka parashtruar dorëheqjen e tij, ai ka thënë se ndër arsyet e dorëheqjes janë sipas tij presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara. Por, në tetor të vitit 2020 “presionet politike” që përmendte në letrën e tij Havolli se gjoja e detyruan të largohej nga BQK-ja nuk ia ndaluan që të zgjidhet krye shef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, ku po vazhdon ta mbaj këtë post.

Në mars të këtij viti guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, përfundoi mandatin e tij 5 vjeçar në këtë institucion. Por, nuk është çudi që dhe Mehmeti të marrë ndonjë post udhëheqës së shpejti, ashtu sikurse partneri i tij, ish zv. Guvernatori Havolli që pak muaj pasi dha dorëheqje u bë kryeshef në ndërmarrje publike, me gjithë shkeljet e bëra në BQK nga ana e tij për çka ekzistojnë dhe padi ndaj tij.

Por, siç po shihet Albinit jo vetëm drejtësia ia kapi njerëzit që u ka besuar, e po përfitojnë deri sa kryeministri vazhdon e ju beson, por po përfitojnë e marrin pozita në shtet dhe ata që ai (Kurti) erdhi në pushtet me premtimin se do t’i luftojë e do ta bëjë çlirimin e dytë të vendit nga krimi i korrupsioni. Nga kjo situatë po përfiton edhe Mazreku, ai po vazhdon që mafien e sigurimeve e BQK-së ta ushqejë ende.  Ligjërisht të gjitha vendimet e Sami Mazrekut pritet të anulohen./Pamfleti Kosova

sami mazreku albin kurti "gangrena" e korrupsionit