TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Nëntor 2025, 11:00

Shoqëria “Glob-3X” me kapital 3.5 milionë Euro e fitime vjetore 22 mijë Euro, do ndërtojë dy kulla 210 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti

Shoqëria “Glob-3X” me kapital 3.5 milionë Euro e fitime

Kullat gjigande, do investohen dhe ndërtohen nga firma “Glob-3X Group Sh.p.k”, me ortakë babë e bir Skënder e Visjan Dedja nga fshati Dukagjin i Matit, ndërsa projektuese është studio “Coldefy” me seli në Paris e Shanghai, e njohur për lidhje me kryeministrin Edi Rama...

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e dy kullave binjake në Rrugën e Kavajës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.
Pas projektit qëndron kompania “Glob-3X Group”, me ortakë babë e bir nga Mati, ndërsa arkitektura është firmosur nga studio ndërkombëtare “Coldefy”, e lidhur me rrethin personal të Kryeministrit.
Investimi prej 210 milionë eurosh nga një kompani me fitime vjetore më të vogla se një biznes lagjeje, ka hapur dyshime të forta për pastrim kapitalesh të korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale.

Sa herë që është pyetur për ndalimin e ndërtimit të kullave në Tiranë dhe për betonizimin e kryeqytetit, kryeministri Edi Rama ka dhënë të njëjtën përgjigje:

“Do ndërtohen edhe më shumë kulla dhe më të larta; ky është zhvillim urban modern.”

Në realitet, kjo mani ndërtimore nuk ka asgjë të përbashkët me zhvillimin.
Është thjesht vazhdimi i një pazari politik dhe ekonomik që ka mbushur qendrën e Tiranës me kulla, ndërsa pas tyre fshihen oligarkë, kompani “maska” dhe kapital i padeklaruar.

Dy kulla binjake në Rrugën e Kavajës

Së fundi, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), me firmën e vetë kryeministrit, ka miratuar ndërtimin e dy gradacielave gjigande në aksin e Rrugës së Kavajës, një zonë me vlerë rekord në tregun e pasurive të paluajtshme.
Këto dy kulla do të ndërtohen nga kompania “Glob-3X Group”, me ortakë Skënder dhe Visjan Dedja, babë e bir nga fshati Dukagjin i Matit.
Sipas projektit të publikuar nga studio franceze “Coldefy”, e cila ka seli në Paris dhe Shanghai, kullat do të kenë arkitekturë identike, me lartësi të tejskajshme dhe funksione rezidenciale, tregtare dhe hotelerie.

Vendimi për lejen e ndërtimit nuk është bërë publik nga KKT apo Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZhT), siç e kërkon ligji.
Por dokumentet dhe pamjet janë publikuar në faqet zyrtare të vetë kompanisë “Glob-3X Group” dhe studios “Coldefy”, me njoftimin se punimet do të nisin së shpejti.
Ky fakt tregon se leja është firmosur dhe finalizuar, pasi asnjë kompani nuk guxon të bëjë publik një projekt të tillë pa garanci qeveritare.

Firma “Glob-3X Group”: 3.5 milionë euro kapital, 210 milionë euro projekt

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Glob-3X Group” ka një kapital themeltar prej vetëm 3.5 milionë eurosh, ndërsa fitimet e saj vjetore luhaten nga 550 mijë deri në 2.2 milionë lekë, një nivel që i ngjan një biznesi të vogël lagjeje.
Megjithatë, kjo kompani ka marrë përsipër një investim prej 210 milionë eurosh për ndërtimin e dy kullave në qendër të Tiranës.

Shoqëria “Glob-3X” me kapital 3.5 milionë Euro e fitime

Në mungesë të transparencës për burimin e fondeve, lind pyetja logjike:
Nga vijnë 210 milionë eurot e “Glob-3X Group”?
As KKT, as AZhT dhe as qeveria nuk kanë bërë asnjë verifikim financiar, ndonëse ligji kërkon deklarim të detajuar të burimeve të kapitalit për çdo projekt të tillë.

Burime nga sektori i ndërtimit pohojnë se kompania mund të jetë maskë e rrjeteve të oligarkëve të afërt me Ramën, që po pastrojnë paratë e korrupsionit dhe kontrabandës përmes ndërtimit.
Modeli është i njohur: kompani të vogla me kapital qesharak regjistrohen si “investitorë” dhe më pas transferojnë qindra milionë euro përmes bankave private me justifikime fiktive.

Nga “zhvillim urban” në biznes korrupsioni

Kjo nuk është rasti i parë që Edi Rama i jep dritën jeshile kullave me investitorë të dyshimtë.
Në disa raste të ngjashme, përfshirë TID Tower dhe projektet pranë Parkut Rinia, investimet janë bërë nga kompani me kapital minimal dhe lidhje të forta me pushtetin politik.
Në të gjitha këto raste, origjina e parave nuk është verifikuar, dhe asnjë hetim financiar nuk është hapur nga SPAK apo Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Por ky i Rrugës së Kavajës është ndoshta shembulli më flagrant: një kompani me fitime vjetore sa një kioskë, që papritur investon 210 milionë euro, me bekimin personal të kryeministrit.
Ky është një alarm i hapur për institucionet e drejtësisë, që deri më tani kanë heshtur përballë pastrimit masiv të parave përmes ndërtimit në Tiranë.

Ndërsa Tirana mbytet çdo ditë në beton, Edi Rama e quan këtë “zhvillim modern”.
Në realitet, është zhvillim për oligarkët dhe varfërim për qytetin.
Nëse drejtësia do të ishte e pavarur, çdo kullë në qendër të Tiranës do të ishte provë hetimi për pastrim parash.
Por për sa kohë që kulla janë monedha e korrupsionit politik, Tirana do të vazhdojë të rritet në lartësi, dhe të fundoset në moral./Pamfleti

glob 3x skender dedja visjan dedja

7 Komente

  1. A
    Arlis

    Tek kulla prane Njesise 7 ishte vendosur gjoja se do behej kend lojrash dhe do te ndertoheshin nga Arlis Ndertim. Me kete plan banoret blene shtepite nga Arlis. Por ketu nuk te mashtron ndertuesi.Ketu te mashtron ky gjoja shtet qe kemi. Ne vend qe te ndertohen lulishte ne ate zone , cila eshte nje nga zonat me te populluara te qytetit, do bejne kulla qe tju merret fryma banoreve.

    1. P
      Poshte Betoni

      Masakra me e madhe e hapesirave te gjelberta ne qytetin e Tiranes! Kulla e pare dhe me e larte do te ndertohet ne mes te kompleskit "Arlis", ne nje hapesire te lire qe banoreve te ketij kompleksi iu ishte premtuar nga ndertuesi se do te shfrytezohej si lulishte publike. Banoreve te kompleksit "Arlis" ne menyre te genjeshtert dhe tafmaqare, kur kane lidhur kontratat per blerjen e apartamenteve te tyre iu eshte siguruar se kompleksi do te ishte i pajisur me lulishte publike dhe hapesira te gjelberta. Nderkohe kulla e dyte qe do te ngrihet aty perballe, perseri zapton nje hapesire te lire te gjelberuar qe perdoret nga banoret e rruges "Sali Butka". Masaker e çdo hapesire te gjelberuar qe ka mbetur ne Tirane, beton dhe vetem beton!

      1. T
        Tarrasi

        Ato 22 mije erot i kane futur skedine dhe i kane bere 210 meleon ero.

        1. u
          ustai

          kan lujt me stil

        2. G
          Gjushi

          I kane mbledhur nga kursimet e pensionit te babajt.

          1. I
            Igli

            Ju te Arlis (e te tjere ku jane) gjejeni me shkrim dhe shkoni me avokat ne gjykate.. po aman tia merrni kompanise.. se nga buxheti aha (se moret se nuk moret populli mban) nuk po i hyj fare bisedes se nga i gjetet dhe ju gjithato pare (mgjth skema ndaj shkon keshtu se janë te gjithe te perlyer nga nje cik) Mire kur kishte informalitet.. e prapeseprape ajo gjykatesja nuk ia pranoi tim eti qe X i kishte borxh me letër te shkruar para nga vete ai po i tha po ti ku i gjete leket qe ia dhe ketij.. harroi debilja bazen ligjore qe po trajtonte.. mund ta hapte si ceshtje me vete me hetim nga prokuroria e ta shtynte si afat.. edhe pse e ka me audio te regjistruar (nuk i deshi dora :/ se kishte marre zarfin... e keto joshin.. paga nga populli eshte pare xhepi, po iku me veting te pakten)

            Lini një Përgjigje