TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Tetor 2024, 14:22

Si i pastron milionat Fideli i Partisë; me motrën, gruan e vartësen nëpërmjet 2 firmave të tij fantazma

Shkruar nga Pamfleti

Në vitet 2021-2024, SPAK ka arrestuar e proceduar penalisht 73 persona e 28 kompani private për evazion fiskal, fshehje të ardhurash, mashtrim tatimor e pastrim parash, por nuk prek Fidelin e partisë që po i bën prej 21 vitesh këto krime fiskale...

Si i pastron milionat Fideli i Partisë; me motrën, gruan e
Fidel Ylli /

Në kompetencat e SPAK, është dhe lufta kundër evazionit fiskal e pastrimit të parave, sidomos kur këto veprimtari kriminale bëhen nga qeveritarë që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Një nga këta është Fidel Ylli, ish-krye këshilltar i Edi Ramës për sportet në Bashkinë e Tiranës në vitet 2000-2009; deputet i PS për 3 mandate nga muaji qershor 2009 deri në prill 2021 kur Babloku e emëroi Kryetar të Komitetit Olimpik Shqiptar.

Në vitet 1992- 1997, Fidel Ylli ishte me detyrë shef i truprojeve të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, kohë kur nisi kullat, hapi banka private, kioska bar- kafe- restorante, rrjetin e trafikut të drogës e kazinove dhe “de facto”, menaxhonte miliardat e kompetentit (Meksi) në firmat piramidale.

Pas lidhjes me Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës, më 5 prill e 1 gusht 2003, Fideli i partisë krijoi shoqërinë ushqimore “House  Of Arts Sh.p.k” dhe firmën “House  Of Arts Radio-Televizion Sh.p.k” me nga 100 lekë kapital, të dyja me administratore baskëshorten Anita Ylli.

Si i pastron milionat Fideli i Partisë; me motrën, gruan e

Një vit pas krijimit të firmës “House Of Arts Sh.p.k”, në maj 2004, Fidel Ylli deklaroi rritje të kapitalit nga 100 lekë në 808 milionë lekë, ndërsa në qershor 2010, një vit pasi u bë deputet deklaroi rritje 7.3 miliardë lekë, por në gusht 2011 e pakësoi kapitalin në 6.1 miliardë lekë.

Deri në vitin 2016, Fidel Ylli ka deklaruar 2 deri 4 milionë lekë fitime, ndërsa prej 8 vitesh nuk ka dorëzuar bilance në tatime; madje sipas informacionit që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave, në tatime nuk ekzitojnë as dosjet e bilanceve të viteve 2003-2016.

Si i pastron milionat Fideli i Partisë; me motrën, gruan e

Me firmën “House  Of Arts Radio-Televizion Sh.p.k” prej 21 vitesh aktivitet është pa bilance tatimore; ndërsa në datën 22 dhjetor 2009 pasi u bë deputet i PS, Fidel Ylli ia dhuroi shoqëritë motrës Elida Heba- Ylli, por administratore qëndori gruaja e tij.

Si i pastron milionat Fideli i Partisë; me motrën, gruan e

Më 30 prill 2020, Elida Heba-Ylli, ia shiti firmën “House  Of Arts Radio-Televizion” vëllait Fidel Ylli në vlerën 300 milionë lekë, dhe administratore qëndroi përsëri gruaja e tij, Anita Ylli.

Tre muaj pas blerjes, konkretisht më 13 korrik 2020, Fidel Ylli ia shiti firmën Elona Jegenit në vlerën 300 milionë e 1 lekë, ndërsa adminstratore e firmës qëndroi përsëri gruaja e tij, Anita Ylli, por transaksionet financiare janë bërë dorazi, jashtë sistemit bankar.

Si i pastron milionat Fideli i Partisë; me motrën, gruan e

Kjo ishte shit-blerje fiktive, mbasi blerësja Elona Jegeni është punonjëse e Fidel Yllit në Komitetin Olimpik Shqiptar dhe menaxhoi gjithë procesin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në lojërat olimpike “Francë-2024”, ndërsa motra e saj Indrig Jegeni është Asistente Ekzekutive dhe Koordinatore e Kontratave të Komitetit Olimpik me Federatat Sportive.

Prej 21 vitesh, firma “House Of Arts Radio-Televizion Sh.p.k” kryen aktivitet ilegal, ndërsa më 10 prill 2012, tatimet e qeverisë “Berisha” i kërkuan të paguante detyrimet fiskale.

Por pas 2 ditësh, më 12 prill 2012, Fidel Ylli e pezulloi aktivitetin e kompanisë dhe tatimet e lanë në harresë, ndërsa ai e ri-hapi më 18 shkurt 2015, kur ishte PS në pushtet, por faktikisht ushtroi aktivitet pa ndërprerje dhe gjatë 3 viteve që e kishte pezullar.

Të dyja firmat, vazhdojnë aktivitetin nën administrimin e gruas së Fidel Yllit, por as tatimet nuk e dinë sa vlera financiare qarkullojnë, mbasi prej 21 vitesh nuk dorëzon bilance në tatime, ndërsa aktiviteti i tyre real është tregu i materialeve të ndërtimit e ndërtimet.

Në vitet 2021-2024, SPAK ka arrestuar e proceduar penalisht, 43 persona e 28 biznese për evazion fiskal, fshehje të ardhurash, mashtrim tatimor e pastrim parash, ndërsa Fidel Yllin nuk e prek, por edhe nëse nuk e kanë kallëzuar tatimet, po i japim këto indicie SPAK-ut./Pamfleti

 

fideli i partisë pastrim parash 2 firma fantazma

Lini një Përgjigje