Në krye të qeverisë është Edi Rama, ndërsa në krye të tatimeve është emëruar Ilir Binaj, i biri i letër-dërguesit. Të shohim, nëse do t’i zbatojë i biri drejtor, këto politika tatimore dhe a do e zvogëlojë evazionin fiskal me vlerë 800 milionë Euro humbje për shtetin; që bëhet sidomos nga bizneset e oligarkëve, trafikantëve të kullave, resorteve, monopolove të importit e bizneseve të familjarëve të pushtetarëve...
Kryeministri Edi Rama, emëroi kontabilistin Ilir Agim Binaj, në detyrën Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, i njohur si mik dhe ortak me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, në biznesin e hartimit të bilanceve të kompanive private e shtetërore.
Por drejtori i ri i tatimeve, Ilir Binaj, është djali i kontabilistit ish-ushtarak, Kolonel Agim Binaj; i cili, në periudhën 2018-2023, i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, një letër të përsëritur, në lidhje me vjedhjet në instalimin e rrjetit të kasave fiskale, skemën e dështuar të tatimeve, evazionin, shkatërrimin e bizneseve, zhvatjen e qytetarëve nëpërmjet TVSH-ës së ushqimeve e shqetësime të tjera, por kryeministri Edi Rama nuk i përfilli.
Ja letra publike, që Agim Binaj, babai i drejtorit të ri të tatimeve, i ka dërguar Edi Ramës:
Unë që po komunikoj me Ju, jam Agim Binaj, ekspert kontabël dhe fiskalist që e ushtroj këtë profesion nga viti 1995, pra rreth 23 vjet e në tërësi kam qenë i suksesshëm.
Ajo që më shqetëson është njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që thonë se do të hapin një tender më 17 shtator 2018 me vlerë 1.8 miliardë lekë, ose 15 milionë Euro, për një sistem të ri të administrimit të taksave dhe me një sistem të ri kasash.
Unë nuk jam kundër sistemeve më të përparuara, por atëherë kur s’ka asnjë rrugë tjetër. Çfarë mendoj unë, për këtë dhe çfarë zgjidhje propozoj?
Aktualisht sot kemi një sistem që u ka kushtuar tatimpaguesve shqiptarë rreth 16 milionë Euro, dhe ky sistem është në përdorim me afat 3-4 vjet.
E vërteta është që ky sistem “email protected ts” ka probleme, sidomos në transmetimin e të dhënave, kasave fiskale, menaxhimin e xhirove, serverin e të tjera.
1. Mendoj, se me një kosto më të ulët rreth 5 herë më pak, pra, rreth 3 milionë Euro, sistemi aktual mund përmirësohet. Asnjë soft sot në botë nuk është ideal, por ai analizohet, përcaktohen defektet, anët pozitive e negative dhe zhvillohet në bashkëpunim me ekspertë të IT e ekspertë kontabël e fiskalistë.
2. Çfarë do të thotë zhvillohet? Shtohen module të reja apo përmirësohen ato ekzistuese? Kaq të pasur jemi ne që të zëvendësojmë sistemet në çdo 3-4 vjet?
3. Unë mendoj, se defektin nuk e kemi tek sistemi aktual, por tek kasat, të cilat nga firmat që i kanë shitur nuk janë ato të duhurat. Mendoni që janë mbi 200 mijë kasa në treg, po një subjekt mund të ketë 40 apo 50 kasa që duhen ndërruar me kosto 300-400 Euro, që i thonë 60 milionë apo 80 milionë Euro e nuk janë pak.
Këtu nuk del përgjegjësia për kontratën e lidhur me këto firma, për të dhënat që duhet të ketë një kasë, që të realizojë informacionin e kërkuar, sistemin e transmetimit të tyre etj. A nuk do të ishte mire që kasa në çdo biznes të ishte monopol shtetëror, pra një mjet i rëndësishëm kontrolli?
4. Mendoj, se luftën kundër evazionit nuk e bën sistemi, sado i sofistikuar qoftë, sepse ai që është munduar të mos përdorë kasën, përsëri s’do ta përdorë dhe me sistemin e ri.
Lufta kundër evazionit fiskal kërkon reforma rrënjësore dhe një sistem të integruar Doganë-Tatime- QKR apo QKB e ndonjë tjetër:
a) Diferencimi i TVSH-së për artikujt ushqimor të nevojës së parë, p.sh., për shërbimet, restorantet etj., ajo duhet të jetë 5-6%, siç e kanë dhe vende të tjera si Maqedonia, Kosova, Gjermania etj.
b) Heqja e fashës 2 milionë lekë, për të gjithë subjektet e TVSH-së edhe me 1 lek xhiro, mbasi me TVSH të diferencuar, do të ulen çmimet në treg, do të rritet konsumi, do të rriten të ardhurat.
Aktualisht, 70% e TVSH-së arkëtohet në doganë, ndërsa vetëm 30% e TVSH-së arkëtohet nga vlera e shtuar. Kjo s’është normale, sepse TVSH-ja nuk është taksë doganore, është tatim mbi vlerën e shtuar dhe si e tillë, duhet të tatohet kur shtohet vlera.
Vetëm nga një llogaritje e thjeshtë me vlerën e importeve rreth 4 miliardë Euro, duke llogaritur vlerën e shtuar, p.sh., 1.5 herë apo 2 herë, shteti nuk arkëton rreth 800 milionë Euro.
Si t’i vëmë në efiçencë këto vlera, kur jashtë skemës së TVSH-së janë rreth 60-70 mijë subjekte.
c) Duhet të përdorim dhe skema stimuluese, si kthim mbrapa të TVSH-së në masën 5-6% të saj, për ta bërë të interesuar konsumatorin të tërheqë kuponin, por llogarisni mbi 600 mijë pensionistë apo dhe të tjerë, se çfarë ndikimi do të ketë.
Zoti Kryeministër!
Këto eksperienca ka përdorur Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Çekia, etj. Unë kërkoj, që sistemi aktual të zhvillohet me module të reja me kosto 5 herë më pak se aktualisht. Kjo nuk është vetëm mendja ime, por dhe e specialistëve të tjerë të IT apo ekspertëve kontabël e fiskalistë që njohin këtë fushë.
Mirë është, të bëni një tryezë e të na dëgjoni, sepse s’na ka dëgjuar njeri, por po na dëgjuat, do të merrni atë që ka nevojë vërtet sot sistemi fiskal dhe lufta kundër evazionit fiskal.
Me respekt e konsideratë të lartë, Agim Binaj
Në krye të qeverisë është Edi Rama, ndërsa në krye të tatimeve është emëruar Ilir Binaj, i biri i letër-dërguesit; dhe të shohim, nëse do t’i zbatojë i biri drejtor, këto politika tatimore dhe a do ta zvogëlojë evazionin fiskal me vlerë 800 milionë Euro humbje për shtetin; që bëhet sidomos nga bizneset e oligarkëve, trafikantëve të kullave, resorteve, monopolove të importit e bizneseve të familjarëve të pushtetarëre./Pamfleti
Lini një Përgjigje