Sekuestro është lënë ne heshtje, megjithëse agjentët dhe ekspertët e BKH, kanë dorëzuar qysh në muajin shkurt 2023, raportin e evidentimit të pasurive të tij, me vlerë paraprake 16.3 milionë Euro, ndërsa 11 pasuri i ka fshehur te bashkëpunëtori trafikant Ben Qimja i Fierit...
Më disa shkrime, “Pamfleti” ka denoncuar faktin që SPAK nuk bllokon aktivitetin dhe nuk sekuestron asetet e “Bana King” në kontejnerët e të cilës janë kapur 2 ton kokainë brenda 1 viti, por as pasuritë e pronarit të saj Trifon Murataj, i marrë në hetim si organizator i trafikimit.
Prej datës 4 nëntor 2022, për trafikantin Trifon Murataj është shpallur kërkim ndërkombëtar, ngaqë 1 ditë para zbatimit të urdhër-arrestit të SPAK, u njoftua nga krerët e policisë dhe u arratis.
Por sipas sistemit TIMS dhe informacioneve të agjencive gjurmuese shqiptare, pronari i Bana -King dhe miku i Bablokut e Ruçit, është në Shqipëri dhe jeton te kulla e oligarkut Bashkim Ulaj në qendër të Tiranës e del lirisht e pi kafe me drejtues policie.
Mos arrestimi i trafikantit Trifon Murataj nga policia që e di se ku ndodhet, është urdhër i kupolës mafioze të qeverisë; të cilës i ka financuar fushatat dhe u ka blerë votat.
Ndërsa mos bllokimi i aktivitetit të “Bana King” dhe mos sekuestrimi i pasurive, është mos zbatim i ligjit Anti-mafie nga SPAK, i cili duhej t’ia sekuestronte qysh në muajin nëntor 2022 kur e procedoi penalisht me “Arrest me burg” dhe e shpalli në kërkim.
Por pas shkrimeve të “Pamfleti”-t, i fundit më 20 shtator 2023, dhe pas presionit nga partnerët Anti-mafie të SHBA-BE, shefat e SPAK kanë vendosur të zbatojnë ligjin edhe për trafikantin Trifon Murataj e kompaninë “Bana-King”, me të cilën kanë futur ngarkesa kokaine në Shqipëri.
Sipas informacionit, SPAK në bashkëpunim me tatimet, bankat dhe Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara në Ministrinë e Brendshme, ka nisur procedurat për bllokimin e aktivitetit të kompanisë “Bana- King”, sekuestrimin e pasurive të saj dhe të pronarit trafikant Trifon Murataj.
Në listën e sekuestros janë 33 pasuri të paluajtshme, mes tyre 3 magazina, 9 apartamente, 16 njësi shitje, 3 vila, toka arë, troje, 5 makina për përdorim personal dhe 113 makina të kompanisë “Bana King”, vlera paraprake e të cilave është 16.3 milionë Euro.
Gjatë evidentimit të pasurive, rezulton se 11 prej tyre, trafikanti Trifon Murataj ia ka transferuar bashkëpunëtorit të tij trafikant Arben Isufi, njohur si “Ben Qimja” i Fierit.
Për këta të dy, DEA ka dërguar informacione të shpeshta në SPAK, Polici dhe Prokurorinë e Përgjithshme, që së bashku në vitet 2014-2022, kanë futur në Shqipëri dhe kanë magazinuar në Fier e Tiranë, ngarkesa kokaine të sjella nga Ekuadori me kontejnerët e “Bana King”.
Por shërbimet shqiptare nuk kanë vepruar, madje kanë lejuar të fusnin drogë deri në muajin nëntor 2023, sepse një përqindje e të ardhurave të drogës së “Bana King”, u jepeshin si çeqe shpërblimi shefave të pushtetit, policisë e drejtësisë të mos vepronin.
BKH ka dorëzuar qysh në muajin shkurt 2023, raportin e evidentimit të pasurive që ka Trifon Murataj personalisht e të “Bana King” të krahasuara me bilancet tatimore, por SPAK për “motive’ që i dinë shefat, nuk veproi për 8 muaj e tani vendosi të fillojë procedurat e sekuestrimit./Pamfleti
Lini një Përgjigje