Pas "diversionit" ndaj Ilir Metës dhe marrëveshjes me Micotaqisin, ish-ministri i LSI-së po firmos 20 milionë lekë të rinj për një ceremoni verore ku deri edhe duartrokitjet paguhen me para publike...
Kur Vangjel Tavo ishte ministër i Shëndetësisë dhe deputet i LSI, sajonte tenderë dhe firmoste lobime financiare për llogari të familjes Meta- Kryemadhi, afera për të cilat po e heton SPAK-u.
Ndërsa prej muajit tetor 2024 si Kryetar i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo sajon e firmos tenderë për vete e kontrata koncesionare tokash, trojesh, plazhesh dhe lejesh ndërtimi për llogari të klentëve të kryeministrit.
Paçka se kandidimi i tij u propagandua si diversion ndaj Ilir Metës dhe për rregullim raportesh me homologun grek Micotaqis; e vërteta është se, Vangjel Tavo u katapultua nga Dropulli në krye të Bashkisë së Himarës, për të vazhduar grabitjen e tokave dhe plazheve në bregdet për klientët e Edi Ramës dhe për të bërë “ca miliona” për vete.
Këtë e dëshmojnë 230 ha toka, plazhe e 45 leje ndërtimi që ka firmosur Vangjeli gjatë 18 muajve kryetar, por dhe 132 tenderët e çuditshëm, dukshëm të dyshimtë që ai ka zhvilluar e ka në proces. Dy tenderët e radhës, Vangjeli i ka sajuar e firmosur më 31 mars 2026 dhe i ka shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 7 prill, me vlerë totale 20 milionë lekë të reja me TVSH.
Tenderi i parë, me Numër Reference: 80470-03-31-2026 e fond 11.7 milionë lekë me TVSH, është me objekt shërbimi për organizimin e aktivitetit të çeljes së sezonit veror në Himarë.
Ndërsa tenderi i dytë, i shpallur në të njëtën datë, me Nr. Reference: 80471-03-31-2026 e fond 8.3 milionë lekë me TVSH, ka objekt mbështetetjen publike për aktivitetin e çeljes së sezonit.

Tenderi i parë, mund të quhet i justifikuar, pavarësisht se ka kosto të fryrë e abuzive për shiritin, pagesën e “bukuroshes” që do mbajë tabakanë me gërshërën e prerjes së shiritit të çeljes së sezonit, foninë, banerin dhe një spektakël me 3 Jet-Ski në det.
Ndërsa tenderi i dytë, me vlerë 8.3 milionë lekë të reja, do jetë shpenzim për organizimin e duartroktitjeve gjatë ceremonisë për çeljen e sezonit veror, paçka se këtë rol do ta luajnë punonjësit e Bashkisë së Himarës dhe militantët e partisë.
Por dhe Vangjeli i Himarës, ashtu si parardhësi Jorgo Goro e qeveritarët në Tiranë, po bën të njëjtën gjë për të vjedhur sa të mundet./Pamfleti
Lini një Përgjigje