
Megapharma, ministrja Evis Sala, drejtori Arti Papajani dhe zyrtarë të tjerë në shënjestër të akuzave për abuzim me ilaçin e kancerit, ndërsa pacientët mbeten pa trajtim dhe shteti kërkon kursime për analiza 1800 lekëshe.
Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim (MAH), Merck Sharp & Dohme, një kompani multinacionale ndër më të mëdhatë në botë, kryen inspektime duke monitoruar efektin e ilaçit Keytruda (Pembrolizumab 25 mg/ml – 4 ml flakon), i cili është importuar deri në korrik 2025 nga Megapharma, një nga kompanitë që kontrollon sistemin e shëndetësisë përmes ministres Evis Sala, drejtorit të AKBPM-së, Erjon Spahiu, dhe drejtorit të FSDKSH-së, Arti Papajani.
Megapharma sh.p.k., me pronar Rasim Hamzaraj, po gjobit të gjithë tregun e ilaçeve.

Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim (MAH), Merck Sharp & Dohme, një kompani multinacionale, i ka shitur rregullisht depos farmaceutike Megapharma sh.p.k., e cila garanton futjen në listën e rimbursimit të ilaçeve të tyre dhe shumë gjëra të tjera, duke qenë se kanë në kontroll të gjitha hallkat e shtetit.
Kjo është dhe arsyeja pse kompanitë multinacionale janë plotësisht të varura dhe lidhen me depo farmaceutike që kanë kontrollin e sistemit të shëndetësisë, që në këtë rast është depoja farmaceutike Megapharma sh.p.k.
Megapharma sh.p.k. ka siguruar kontratën me FSDKSH dhe QSUNT për ilaçin Keytruda (Pembrolizumab 25 mg/ml – 4 ml flakon) me çmim rreth 288,163.76 lekë për njësi, i cili është një terapi imunologjike (imunoterapi) që përdoret për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit, duke ndihmuar sistemin imunitar të pacientit të luftojë qelizat tumorale.

Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim (MAH), Merck Sharp & Dohme, ka bërë inspektimin e këtij ilaçi tek pacientët në QSUNT.
Theksojmë se QSUNT është furnizuar nga Megapharma sh.p.k. për këtë ilaç.
Pasi Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim (MAH), Merck Sharp & Dohme ka bërë inspektimin, ka rezultuar që asnjë nga pacientët nuk ka gjurmë në trup të këtij ilaçi. Pra, ilaçi nuk u është injektuar pacientëve nga QSUNT, nga Farmacia e QSUNT dhe nga mjeku që ka përshkruar me recetë këtë ilaç. Kjo tregon që Megapharma sh.p.k. ka faturuar fiktivisht QSUNT-në, ku drejtor i shërbimit farmaceutik prej disa vitesh është Mirela Rexhepi, duke bërë gjoja sikur e ka marrë, duke i firmosur faturën depove farmaceutike Megapharma sh.p.k. me vlera miliona euro, pasi vetëm një kuti e këtij ilaçi ka çmimin 288,163.76 lekë.
Megapharma sh.p.k. ka bërë gjoja sikur ia ka dërguar ilaçin, dhe drejtorja e shërbimit farmaceutik, Mirela Rexhepi, ka ekzekutuar pagesat. Paratë i kanë ndarë me farmacistin e QSUNT-së, më pas farmacisti e ka rregulluar me doktorin në QSUNT dhe doktori ka luajtur skemën sikur ia ka dhënë këtë ilaç pacientit, duke bërë receta fiktive për administrimin e ilaçit brenda në QSUNT.
Por pacientit nuk i është dhënë ky ilaç dhe as nuk janë njoftuar që ky ilaç që u është përshkruar në recetë ekziston, prandaj nuk e kanë kërkuar.
Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim (MAH), Merck Sharp & Dohme i është drejtuar FSDKSH-së me e-mail, duke i kërkuar informacione dhe shpjegime për këtë situatë, ku ilaçi rezulton se po rimbursohet, ndërkohë që Megapharma sh.p.k. ka abuzuar me ilaçin dhe pacientët nuk janë trajtuar realisht, ndërkohë kanë qarkulluar vetëm fatura dhe receta fallco për të përfituar nga paratë e taksapaguesve të Republikës së Shqipërisë, ku vlera e dëmit konsiderohet mbi 3 milion euro.
Pasi Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim (MAH), Merck Sharp & Dohme bëri inspektimin dhe raportimet, i hoqën ekskluzivitetin Megapharma sh.p.k.
Për të humbur gjurmët e këtij skandali abuziv, u inskenua një kompanie e re fiktive që nuk ekziston, e cila quhet Glosarijs AL sh.p.k. me pronar dhe administrator që nuk njihen, kompani që bën blerje, import dhe shitje vetëm të këtij ilaçi, 3 milion euro në vit, duke i vjedhur shtetit e duke bërë gjoja sikur e furnizon.

Ky është skandali më i madh i abuzimit me fondet publike dhe pacientët e onkologjikut të QSUNT dhe FSDKSH-së.
Ku është ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila disa ditë më parë doli me deklaratën se nuk kanë fonde, pra kanë mbaruar paratë për të bërë ekzaminime laboratorike që kushtojnë 1800 lekë, ndërkohë që nga ana tjetër abuzohet me mbi 3 milion euro?
Rasim Hamzaraj, Megapharma sh.p.k. dhe drejtorja e shërbimit farmaceutik të QSUNT-së, Mirela Rexhepi, ndajnë paratë dhe nuk u japin pacientëve ilaçet./Pamfleti
Naltmadhërija dhe naltgjatësija di gjë për këto punë? Po SPAK a ka filluar hetim kryesisht?
Sa shpejt u mesua me vjedhje kjo "profesoresha"
Rama I guess ministreshat sipas psikologjise qe ai ka , Te mos kene Turp , mashtrues , pa sinister . Kjo u thote Shqiptareve se spiraling nuk Ben analyze se qeveria Rama nuk ka Parë , part Jane grabitur nga qeveritatet , u thote ilacet Jane Te skaduara , qeveria Rama e ka vjedhur pushtetin qe populli Te case , Te rroje hajdutet qeveritate e obligate e patronazhiste e Rames qe Jane si ish sigurimit I shtetit . Rames nuk I Chen Turp qe popullin e ka char nder me Te varferit ne bote , pa sherbime shendetesore , aren’t believe per munger analizash , ilacesh , apparatus mjeksore dhe vete ne NYC per Te pa ndeshje ne NBA , me leket e popullit me Te varferit Te botes , o popull e kuptoni se kush ju qeveria , jo qeveria po vetem ju grabit . Ai e vjedh postin per Te vjedhur sa me shume popullin . O populll , nuk ka politike po vetem interesi popullit , cohuni ne protests kunder ketij autokrati hajdut e antishqiptare. Mos harmonize gazetari Gjerman qe thote Rama esjhte KM me I mire I Serbise pas Pashicit .
Megapharma ka patur ortakeri per dis kohe me ish deputetin Kujtim Gjuzi. Evis Sala ka emeruar Drejtoreshe Ekonomike ne Ministri Anjeza Gjuzin, vajzen e Kujtim Gjuzit.