Mark Ndoc Molla, i dënuar me 8 vite burg për vjedhje, emërohet administrator i universitetit vetëm dy muaj para pensionit, me urdhër të ministres...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, pjesë e aleancës së hajdutëve të qeverisë, është përfshirë në një aferë tjetër klienteliste, duke futur hajdutë edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Më 2 prill 2026, nëpërmjet shumicës së votave që ka në Bordin e Administrimit të Universitetit të Shkodrës, ministrja Mirela Kumbaro ka zgjedhur administrator Mark Ndoc Mollën, i dënuar 8 vite burg për vjedhje me vendim gjyqësor të formës së prerë, madje është vetëm 2 muaj para daljes në pension.
Pasditen e 31 marsit 2026, dy ditë para votimit, Mirela Kumbaro bëri takim në ministri me 4 anëtarët e bordit të universitetit të Shkodrës: Ema Kristo, Ermir Repaj, Genc Spahia e Kristian Preçetaj, të cilët janë emëruar nga ministria e Arsimit dhe janë në vartësi direkte të ministres.
Ajo i urdhëroi të përgatisnin terrenin dhe të votonin në detyrën e administratorit hajdutin e pensionistin Mark Mollën, personin më të përshtatshëm për të vjedhur fondet shtetërore dhe të ardhurat financiare në universitetin shtetëror të Shkodrës.
Katër anëtarët e bordit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, me fuqinë e shumicës së votave, shpërfillën kriterin e dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë, për t’i hapur rrugë propozimit, zgjedhjes dhe emërimit të hajdutit Mark Mollës, i dënuar 8 vite burg për vjedhje në detyrat e mëparshme.
Administratori i universitetit duhej të zgjidhej më 2 mars 2026, por derisa të pastronin nga kriteret për dënimin e Mark Mollës, ministrja Mirela Kumbaro i urdhëroi 4 anëtarët e bordit përfaqësues të ministrisë, që kanë shumicën, të mos paraqiteshin në mbledhjen e bordit, në mënyrë që të mos plotësohej kuorumi.
Ndërsa pasditen e datës 31 mars, i thirri në ministri dhe i instruuktoi e urdhëroi të votonin Mark Mollën në postin e administratorit; fakt i dëshmuar nga pikët maksimale që i dhanë atij anëtarët e bordit Ema Kristo, Ermir Repaj, Genc Spahia e Kristian Preçetaj, përfaqësues të ministrisë.
Nuk është pa lidhje interesash të forta fakti që ministrja Mirela Kumbaro u angazhua personalisht për ta vendosur Mark hajdutin në krye të bordit të administrimit të universitetit të Shkodrës.
Megjithëse sipas ligjit, personat e dënuar penalisht nuk mund të jenë drejtues dhe pjesë e stafeve që administrojnë universitetet publike, sidomos të sektorit financiar, objekt për të cilin janë dënuar për vjedhje.
Por edhe nëse Kumbaro dhe 4 anëtarët e shumicës së bordit përfaqësues të ministrisë së Arsimit nuk e dinin që Mark Ndoc Molla ka qenë në burg si hajdut, në momentin që ky fakt është zbuluar, vërtetuar me Dëshmi Penaliteti dhe është publikuar, duhet të anulohet emërimi i tij.
Sa për kujtesë, Mark Molla ka qenë Administrator i Ujësjellësit të Shkodrës në kohën kur Bashkinë e drejtonte PD-ja; kohë kur KLSH i zbuloi miliona lekë vjedhje nëpërmjet tenderëve, kontratave të qirasë, falsifikimit të të ardhurave nga faturat e ujit dhe punësimeve fiktive. Madje, KLSH kërkoi shkarkimin dhe përjashtimin e tij nga administrata publike.
Por këto masa penale e administrative si hajdut nuk e ndaluan emërimin e tij në detyrën e administratorit të universitetit të Shkodrës, sepse, përveç lidhjeve të tjera kriminale, ai braktisi PD-në dhe, bashkë me dy djemtë Emiljano e Kristjano Molla dhe shokët e tyre banditë, mblodhi vota për PS-në me lekë e presione./Pamfleti
kta jane ministrat vegla hajdute per tu pasuruar ata e familjet e fisi i tyre kte po paralajmeron me llafazanerine e tij ministri i jashtem si i tha gazetarit me mjekren e bukur, por qe nuk di te flase Samarxhi Samari do heqe ata qe kane mesuar si behet puna e do marri bukuroshet qe i pelqejne ministrit si ajo ambasadorja qe do ta zevendesoje
shqipria eshte vendi me hajdutet me te medhenj ne pushtet ministrat e rinj jane me hajdut se te paret duhen hequr te gjithe, duhen degjeneruar ne media e jo te jepet mundesi per intervista/ pallavra me genjeshtra per integrim si ministri i jashtem Ferit Hoxha https://www.balkanweb.com/parku-durana-kunder-standardeve-te-be-enno-bozdo-kompanite-e-cunave-te-akshi-t-perftojne-lehtesira-fiskale-nga-rama-me-17-prill-te-gjithe-ne-proteste/#gsc.tab=0
Te njejten gje po ben edhe ne universitetin pokiteknik. U be bashke me rektorin Akli Fundo dhe po vendosin njeriun e tyre per te menaxhuar te ardhurat e upt nga ekspertizat e inxhiniereve.
Së paku, SPAK duhet të hetojë të vërtetën.