Monopoli i bixhozit prej 12 vitesh raporton humbje fiktive, buxheti i shtetit i rimburson miliona, ndërsa qytetarët paguajnë faturat e mashtrimit...
Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i shpërndajë fondet publike si pasuri private për miqtë dhe klientët e tij, me urdhra verbalë drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj.
Shembulli i fundit: 10 milionë euro për kompaninë austriake Albanisch Österreichische Lotterien Holding GmbH, që prej 12 vitesh ka koncesionin monopol të Lotarisë Kombëtare në Shqipëri.
Sipas urdhrit, Ministria e Financave do ta kryejë pagesën në dy këste: 5 milionë euro në shtator 2025 dhe 5 milionë euro në dhjetor 2025. Arsyeja zyrtare është “rimbursim për humbje”, të raportuara nga kompania përmes bilanceve false të 12 viteve aktivitet, të dorëzuara në Tatime dhe të regjistruara në QKB.

Kompania austriake ka pretenduar se ka pësuar 40 milionë euro humbje dhe ka kërkuar kompensim nga qeveria shqiptare.
Në fakt, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Lojërave të Fatit duhet ta kishin mbikëqyrur ecurinë financiare të Lotarisë çdo 3 muaj, por kanë pranuar bilancet false si të rregullta, duke hartuar edhe akt-kontrolle të manipuluara.
Miratimin e bilanceve të rreme e ka dhënë edhe firma private e auditimit Audit Tax Advisory Albania Sh.p.k. (TPA), në pronësi të Ilir Binajt, sot Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe njëkohësisht ortak i ministrit Petrit Malaj.
Është e pamundur të pranohet se një biznes bixhozi monopol, pa konkurrencë dhe me vetëm 10% tatim fitimi, mund të dalë me humbje çdo vit për 12 vite rresht dhe të vazhdojë aktivitetin. Por kjo ndodh në Shqipëri, me mbështetjen e kupolës qeveritare.
Në këtë mënyrë, përveç fitimeve prej 144 milionë eurosh që ka përfituar sipas kontratës koncesionare, Lotaria Kombëtare nuk ka paguar asnjë taksë dhe asnjë qindarkë tatim fitimi në buxhetin e shtetit. Përkundrazi, Rama i dhuron edhe 10 milionë euro të tjera “thelë mbi bisht”, duke rimbursuar humbje të fabrikuara.
Kujtojmë se koncesioni i Lotarisë Kombëtare iu dha kompanisë austriake në fund të vitit 2012 nga Sali Berisha dhe Ritvan Bode, dhe që prej asaj kohe është mbrojtur me fanatizëm nga Edi Rama, një rast tipik i “vjedhjes së bardhë” me fatura, bilance false dhe miratim shtetëror./Pamfleti
Ketu te gjithe "investitoret" e huaj dalin me humbje ne cdo sektor: energji, nafte, bixhoz etj. Parajsa e kermave!
Janë papërgjegjësi e strukturave të shtetit shqiptar që në kundërshtim me interesat e vendit(por për interesa personale të shtetarëve),pranojnë marrëveshje të tilla kontraktuale të padrejta dhe të panevojshme duke penalizuar shtetin e tyre dhe qytetarët e tij,por jo përgjegjësit e tyre.Do të ishte interesante të ndëgjojmë z.Rama dhe qeverinë e tij se pse nuk e ka anulluar një kontratë të tillë!
Dalin me humbje të gjitha konçensionet, se konçesionarët janë budallenjë, apo fitimin e ndajnë me qeveritarët. Por ka një shpresë.Presidenti Begaj priti para disa ditësh "Shoqatën e Kontabilistëve Italianë". Mesa duket do kemi një binjakëzim të shoqatës së kontabilistëve shqiptar me atë italiane. Ndoshta më vonë binjakëzim me kontabilistët Kines, Kanadez, Austriak, Grek, Serb etj. Deri atëhere babloku do tu jap ndonji dorë konçensionistëve. Kur e pyeti një polic, një fshatar se "hë mo ç'thotë koperativa? Fshatari ju përgjigj: "hiç, punë e bukë kallamoqi, nga sabahu qysh se të vdeç". Sot ka ndryshuar gjindja. Vidh të të përpërjashtmit e vidh të përbrëndshmit. Por po i kapi "Diella"do ti kap prej veshi e do ti plas atij sheshi.
Kompanit e huja jen të përzgjedhur nga edi rama dhe jab bashkë puntor në vjedhjen e pasuris kombtare po vidhet në çdo sektor dhe pensionistave u jep 2% lëmosh po tallet me popullin shqiptar zoti e vraft